„Ku do të arrinim, nëse të
gjithë themi, ku po shkojmë kështu dhe askush nuk shkon për të parë një herë,
ku do të arrinim, nëse do të shkonim.“ K. Martin
„Çdo send posedon tri anë. Një
anë që shoh unë. Një anë që sheh ti dhe e treta është ajo anë, që nuk shohim ne
dy.“ proverb kinez
„Jeta është si ngasje e
biçikletës: për ta mbajtur drejtpeshimin, njeriu duhet të jetë në lëvizje të
përhershme.“ Albert Einstein
„Mos dëgjo çfarë thonë njerzit,
shko dhe shikoje vet.“ proverb kinez
„Dita ideale nuk do të vijë
kurrë. Dita ideale është sot, nëse dëshirojmë ta bëjmë të tillë.“ Horaci
„Nëse beson se je i vogël për
të ndryshuar diçka, atëherë përpiqu të flesh në një dhomë, ku gjendet një
mushkojë.“ Dalai Lama
„Ka vetëm dy ditë në vit në të
cilat nuk mund të bëhet asgjë. E para është dje dhe e dyta nesër.“ Dalai Lama
„Bashkëshortësi dmth. zgjidhja
e problemeve nga dy veta, probleme që njeriu nuk do t' i kishte pasur, sikur të
jetonte vet.“ proverb gjerman
„Po të bëja atë që dëshirojnë
njerzit nga unë, atëherë një ditë do të shkruante tek varri im: jeta ime u
pëlqeu të gjithëve, vetëm mua jo.“ anonime
„ Për të parë atë që kanë
parë pak njerëz, atëherë duhet të shkosh vetëm atje, ku kanë shkuar pak veta.“
anonime
„Pesë hebrenj që kanë ndryshuar
botën:
Mojsiu :“ Ligji është
gjithçka!“
Krishti:“Dashuria është
gjithçka!“
Marksi:“Paraja është
gjithçka!“
Frojdi:“Seksi është
gjithçka!“
Ajnshtajni:“Gjithçka është
realitve:“
anonime
„Çdo njeri është një gjeni,
mirëpo nëse ti një peshk e gjykon bazuar në aftësitë e tija për t' u ngjitur në
një pemë, atëherë ai tërë jetën do ta kalonte duke besuar se është budalla.“
Albert Einstein
„Mos kalo kohën duke kërkuar
pengesa, ndoshta ato nuk ekzistojnë fare." F. Kafka
„Largësia nuk është me rëndësi,
por vetëmn hapi i parë.“ Marquise du Deffan
„Asgjë nuk është aq e
pushtetshme, sesa idea së cilës i ka ardhur koha.“ Victor Hugo
„Edhe nëse të gjithë janë të
një mendjeje, kjo nuk domethënë se ata kanë të drejtë.“ Bertram Russel
„E vërteta nuk ka asgjë të bëjë
me numrin e njerzve që e besojnë atë.“ Paul Claudel
„Nuk është aspak intelegjente
të mos jesh i lumtur“ Dalai Lama
„Miqt na gëzojnë gjithëmonë, nëse
jo kur vijnë, atëherë kur shkojnë.“ Simon Aki
„Njeriu nuk është përgjegjës
vetëm për atë që bën, por edhe për atë që nuk bën.“Lao-Ce
„Të mëdhenjt do të pushonin me
sundimin, kur të vegjëlit do të pushonin me zvarritjen.“ Friedrich
Schiller
„Ti nuk di kurrë çfarë
rezultati do të kenë veprimet tua, por nëse nuk bën gjë, atëherë nuk do të kesh
fare rezultate.“ Mahatma Gandi
„Problemi në këtë botë është se
të mençurit gjithmonë dyshojnë, budallenjtë gjithmonë besojnë.“ Charles
Bukowski
„Idiotësi nuk është të
dihet pak, as të duash të dish pak, por idiotësi është të besosh se di mjaft.“ Konfuci
„Kush thotë të vërtetën, atij i
duhet një kalë i shpejtë!“ Lao Ce
„Mos diskuto kurrë me budallenjtë,
ata të tërheqin në nivelin e vet dhe dalin fitues me përvojën e tyre.“ Erik
Froschaue
„Karakterin e vërtetë të një
njeriu e njeh, kur sheh sjelljet e tija ndaj teje, kur nuk i duhesh më.“
J.W.v.Goethe
„Nuk është aspak me rëndësi a
jemi besimtar apo jo, por me rëndësi është a jemi zemërmirë a jo!“
Dalai Lama
„Ekziston vetëm një
pikëvështrim i gabueshëm i gjësendeve: besimi se vetëm pikëvështrimi im është i
drejtë.“ Nagarjuna
„Kush thotë këtu sundon liria,
ai gënjen, liria nuk sundon...“Erich Fried
Kur pyetën Dalai Lamën
çfarë e befason më shumë në jetë, ai tha:
"Njeriu! Njeriu, sepse ai
flijon shëndetin për të fituar para. Flijon paratë, për ta rifituar
shëndetin. Ai ka aq shumë frikë për ardhmërinë, sa nuk shijon të tashmen.
Rezultati është se ai nuk jeton as në të ardhmen, as në të tashmen. Ai
jeton në atë mënyrë, thua se nuk do të vdiste kurrë. Në fund vdesë
dhe nuk ka jetuar kurrë përnjëmend.“
Përkthim nga gjermanishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen