14.09.2013

Aforizma 19

Kujdesu për mendimet tua
 sepse ato bëhen fjalë.
 Kujdesu për fjalët tua
 sepse ato bëhen veprime. 
 Kujdesu për veprimet tua
sepse ato bëhen shprehi.
Kujdesu për shprehitë tua
sepse ato bëhen karakteri yt.
Kujdesu për karakterin tënd
sepse ai bëhet fati yt.“ Mark Aureli

"Rastësia është një fjalë pa kuptim.
Asgjë nuk mund të ekzistojë pa një shkak. " Voltaire
"I vetmi njeri i cili sillet me me mend me mua, është rrobaqepsi im: ai sa herë më takon, më merr masën e re, ndërkaq, të gjithë të tjerët, gjithmonë përdorin masën e vjetër, duke menduar se vlen edhe sot ajo për mua.“ "George Bernard Shaw

E kundërta e një deklarate të saktë, është një deklaratë e rreme.
E kundërta e një të vërtete themelore, mund të jetë një e vërtetë tjetër themelore shumë e mirë.“ Nils Bohr, fituesi i çmimit Nobel në fizikë
Dikur njerzit luftonin për liri, sot luftojnë për kohë të lirë.“ Klaus Klages

Kush nuk ka kohë për shëndetin e vet, duhet të marrë kohë për sëmundjen e vet."
Proverb i lashtë kinez
"Jeta nuk është një problem që duhet të zgjidhet, por një mister që dëshiron të jetohet." Osho
"Nuk është i varfër ai që ka pak, por ai që dëshiron shumë“ Seneca Lucius Annaeus
filozof romak, dramaturg, dhe burrë shteti

"Kur përfundon lakmia, kthehet paqeja". Buda
"Toka jonë paska qenë dikur parajsë.
Çdo gjë është e mundur.
Toka mund të bëhet sërish një parajsë.
Çdo gjë është e mundur." Erich Kästner
Të dish dhe të mos bësh gjë, është e njëllojtë, si kur nuk di gjë.“ Dalai Lama

Nga gjermanishtja LB

Libra nga Lis Bukuroca

Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: