Ofendimi është sulm
kundërligjor ndaj dinjitetit të një personi. Vepra ndiqet kur bëhet
me paramendim. Ofendim mund të bëhet me fjalë, me shkrim, me
imazhe, me prekje. Gjobat e mëposhtme janë vetëm si shembuj, sepse
varet shumë nga situata, mënyra e ofendimit dhe të ardhurat mujore
të personit që shanë. Mund të ndhodhë që të rritet ose ulet.
Zakonisht ligji parasheh
dënimin deri në një vjet heqje lirie, ose gjobë. Nëse ofendimi
bëhet i shoqëruar me sulm dhe dhunë, atëherë dënimi është dy
vjet heqje lirie ose gjobë. 19.000 nga 180.000 ofendime të
denoncuara në vit në Gjermani janë në baza seksuale, si prekja e
gjinjëve ose ofendime tjera të kësaj natyre. Komeptene është
gjykata e shkallës së parë.
Kallëzimi bëhet në polici ose
nëpërmjet avokatit. Policia thërret palën e paditur dhe e dëgjon.
Protokolli i dërgohet prokurorit publik, prokurori gjykatësit dhe
mbahet seanca kryesore, ku nga gjyqtari dëgjohen dy palët. Nëse
prokurori e vlerëson si jo shumë të rëndësishëm ofendimin, me
arsyetimin se nuk ekziston interes publik, atëherë anulohet
procedura dhe rekomandohet padi private. Ja disa që përdoren më
dendur:
“Qen i poshtër!“ 200
Euro
“Më lëpifsh bythën!“
300 Euro
“Lopë budallaqe!“ 300
Euro
“Derr i gjorë!“ 350
Euro
“ Kusar, rrugaç ose
bandit!“ 450 Euro
“Ti je shumë budalla për
të shkruar“ 450 Euro
“Derr duduk!“ 475 Euro
“Grua he dreq, a nuk ke
punë tjetër më të mirë!“ 500 Euro
“Çfarë dëshiron,
karagjoz?!“ 500 Euro
“Asocial!“ 550 Euro
T' i drejtohesh policit me
„Ti“, në vend të „Ju“, 600 euro
“Ty ta paska djegur dielli
trurin!“ 600 Euro
“Ti kokëboshë,
kokëfortë!“ 750 Euro
“Ti nuk je në terezi!“
750 Euro
“Llum, bandit i mallkuar!“
900 Euro
“Masturbues!“ 1000 Euro
“Matuf ose idiot me
uniformë!“ 1500 Euro
“Më mirë do të kisha
thënë qelbësirë, maskara, shkërdhatë!“ 1600 Euro
“Lavire ose bushtër!“
1900 Euro
“Ti je bërlog, qelbësirë,
ftyrë e poshtër!“ 2500 Euro
“Derr i derrit!“ 2500
Euro
Gjeste
Nxjerrja e gjuhës 150 Euro
Formimi i një rrethi me
gishtin e madh dhe gishtin tregues 675 Euro
Gishti në kokë, në
kuptimin, mos je budalla 750 Euro
Dorën duke lëvizur para
koke në kuptimin mos je i luajtur mendsh 1000 Euro
Gishtin e mesëm të ngritur
4000 Euro...
Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon:
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (me Kanun Erotik, vetëm për lexues të moshës madhore, )
- Letër burrave (I) (familja dhe pasojat e diskriminimit të vajzave dhe grave shqiptare)
- Letër burrave (II) (familja dhe pasojat e diskriminimit të vajzave dhe grave shqiptare)
- Hijedritat e jetës , poezi 2010-2017
- Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten
Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë
- Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020
- Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )
- Letër burrave (I)
- Hijedritat e jetës 2010-2019
- Letër burrave (II)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen