"
Unë nuk kam lindur me uri për lirinë. Unë kam lindur i lirë - i
lirë në çdo mënyrë që unë mund të njihja. I lirë për të
ecur nëpër fushat pranë kasollës së nënës sime, i lirë për
të notuar në lumin e kthejellët, që rrodhi nëpër fshatin tim, i
lirë për të pjekur kallamboq nën yje dhe për të kalëruar
ngadalë mbi shpinën e gjërë të buallit ( ... ) Vetëm atëherë
kur mora vesh se liria e fëmijërisë sime ishte vetëm një iluzion
dhe sa tashmë ma kishin grabitur atë, nisa të kem uri për
lirinë." Mandela në autobiografinë e tij "Udha gjatë
tek liria "
"
Unë dija
shumë mirë
se shtypësi duhet të jetë poaq
i lirë, sa edhe
të
shtypurit. Një person i cili ka
rrëmbyer lirinë tjetrit, ai është i burgosur nga urrejtja e tij,
ai është i ngujuar
pas
hekurave të paragjykimeve të tij dhe mendjengushtësisë.
( ... ) Kur
kapërceva pragun e burgut,
ky
ishte misioni im: t'ua kthej lirinë njëkohësisht të shtypurit dhe
shtypësit. "
Mandela në autobiografinë e tij.
"Unë
kam luftuar kundër dominimit të të bardhëve dhe kam luftuar
kundër dominimit të të zinjëve . Ideale im më i shtrenjt është
një shoqëri e lirë dhe demokratike, në të cilën të gjithë
mund të jetojnë në harmoni me mundësi të barabarta. Unë
shpresoj të kem jetë të mjaftueshme për të arritur këtë. Por
nëse është e nevojshme, ky është një ideal për të cilën unë
jam i gatshëm për të vdekur." Mandela në vitin 1964 në
fjalimin e tij të mbrojtjes në të ashtuquajturin procesi-Rivonia.
"
Unë kam një ndjenjë se të gjitha pjesët e trupit tim, mishi,
gjaku, kockat, dhe shpirtit nuk
janë asgjë më shumë se vrerë;
aq shumë jam
i
hidhëruar
për
paaftësinë e plotë për të ardhur në
dihmë në
këto momente të tmerrshme që ti
po jeton."
Mandela 1970 në një letër gruas së tij Winnie
"
Unë vendosa të mos i tregojnë askujt, se
çfarë po bëja(
... ) Ka raste kur një lider duhet të paraprijnë kopenë e tij,
për
të hapëruar në
një drejtim të ri, me besimin se ai do të çojë popullin e tij në
rrugë të drejtë." Mandela në autobiografinë për vendimin e
tij në burg
në vitin 1985, të bëjë negociatat me
regjimin
e
aparteheidit.
"
Unë nuk qëndroj këtu para jush si profet por si një shërbëtor i
përulur...Vetëm sakrifica juaj e palodhshme dhe heroike kanë bërë
të mundur praninë time këtu sot. Prandaj ua dorëzoj vitet e
mbetura të jetës sime në duart tuaja. "Mandela në fjalimin e
tij më 11 Shkurt 1990, disa orë pas lirimit nga burgu 27 prej
vjetësh.
"Ne
do të ndërtojmë një shoqëri në të cilën të gjithë
afrikanët, të
zinjë dhe
të bardhë, mund të ecin drejtë pa frikë në zemrat e tyre, të
sigurt
në
të drejtën e tyre për
patjetërsueshmërinë
e
dinjitet të
tyre
njerëzor - një komb i
ylbert
në paqe me veten dhe me tërë
botën
. " Mandela në fjalimin e tij të parë si president Maj 1994
"
Një nga problemet që më pat shqetësuar thellësisht në burg
ishte, imazhi i rremë që ishte përhapur pa dashjen time në të
gjithë botën: Më perceptonin mua si një shenjtor. Por unë nuk
isha ky, edhe nëse merret në konsiderim një definicon, sipas të
cilit një i shenjt është një mëkatar i cili është në kërkim
esipër për të përmirësuar veten. "Mandela në një
intervistë me " Sunday Times "
"
Të gjitha pjesët e kombit janë duke punuar për të ndërtuar
vendin tonë dhe për ta bërë prej
tij
një mrekulli. Kjo më jep shpresë kur shkoj për të fjetur. Nuk
kam dyshime në asnjë çast,
se kur
të ikë në
përjetësi, unë do të kem
një buzëqeshje në buzë. " Mandela 1997 mbi progresin e bërë
që nga fundi i aparteheidit
. (
AFP )
nga gjermanishtja L.Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.