09.12.2013

Krimi dhe politika, Gazeta DITA

Kryeqyteti i Shqipërisë ka për kryetar njeriun, që po i rrënohet pallati sepse është ndërtuar në mënyrë kundërligjore. Nga Ballkoni i atij pallati gati-gati njeriu mund të kërcejë në det. Nuk shkaton habi vetëm ndërtimi i paligjshëm, por pyetja e madhe është kjo: Si mund të fitojë një politikan aq shumë, sa të ndërtojë një pallat të tillë? Edhe atë, brenda pak viteve. Çudia nuk përfundon vetëm tek ndërtimi kundërligjor, e as tek shuma e investuar, tmerri qëndron tek zyra që ai drejton dhe dëmin që i shkaton asaj zyre.
Edhe këtu nuk përfundon çudia shqiptare: Zotriu në fjalë nuk është një bos i një fraksioni të ndrangetës kalabreze, kamorrës së Napolit, apo mafias siciliane, ai zotëri është edhe kryetar i një partie politike në Shqipëri; kryetar i Partisë Demokratike. Anëtarët e kësaj partie, janë një masë boshe, një kope apo kanë edhe mundësi gjykuese? Si mund të mbetet kryetar partie një njeri që ka shkelur ligjin? Si mund të mbetet kryetar i Tiranës, shef i asaj administrate, njeriu që ka shkelur ligjet e shtetit shqiptar? Si mund ai njeri t' i drejtohet popullit pa u skuqur? A është ai në gjendje të kuptojë dëmin që i shkaton Partisë Demokratike, qytetit të Tiranës dhe imazhit të politikës shqiptare, brenda dhe jashtë?

Çfarë kuptojnë me demokracinë anëtarët dhe ithtarët e Partisë Demokratike? Pozitën dhe pasurimin prallor brenda pak viteve? Legjitimimin e thyerjes së ligjit, pasurimin e pakusht dhe të paskrupullt? Nëse ajo anëtarësi nuk është një turmë e palëvizshme dhe e retarduar, atëherë ajo duhet ta dijë se në demokraci, mund dhe duhet të rrëzojë njerzit që dëmtojnë demokracinë, administratën shqiptare, shtetin shqiptar, atdheun. Ajo duhet ta dijë se detyrë e saj sipërore është të rrëzojë apo zgjedhë njerëz që drejtojnë partinë: Njerëz me dinjitet. Njeriu nuk mund të ndërrojë prindin, por politikanin në demokraci e ka obligim dhe urdhëresë. Pse ajo anëtarësi sillet ndaj njerëzve që udhëheqin atë, me aq respekt dhe frikë, sikur të ishte Enver Hoxha ai që udhëheq ata?
Pse ajo anëtarësi nuk kujdeset për shembëlltyrat politike, për pastërtinë e tyre që drejtojnë partinë? Çfarë diference cilësore mund të konstatojnë në mes një politikan, që then ligjin dhe në mes një mafiozi që shkel ligjin? Si mund të dërgohet nesër Lulzim Basha në ndonjë takim në botë, kur politikanët e jashtëm nuk e perceptojnë më si politikan?
A i ka mbetur popullit një gram dinjitet, një gram fuqi sa të ngrihet në këmbë dhe ta largojë nga kryeqyteti shqiptar, sepse dëmi është tepër i madh, aq i madh sa nuk mund të durohet në një shtet demokratik. Si mund ai të hap zyrën e kryetarit të Tiranës, gjersa pallati i tij shembet? Si mund ai të shikojë në sy bashkëpunëtorët e vet? Si mund ai nesër të kandidohet për kryeministër, kur ai pallat do t' i mbetet gjithmonë si pjesë e identitetit të tij politik?

Një shoqëri emancipuar, e ngritur mund të quhet ajo, kur rrëzon nga skena e vet politike, njerzit që nuk mund të dallohen nga kriminelët. Ajo ka për detyrë ta bëjë këtë. Ku është tani ai popull i vetëdijësuar dhe i trishtuar nga helmi, që nuk revoltohet dhe nuk ngrihet për ta rrëzuar Bashën? Ku është ajo shoqëri civile e festuar si iluministe?
Dëmi i imagjinuar nga helmet kimike, është më i vogël se sa drejtimi i një partie nga njerëz që urrejnë shtetin e vet, atdheun dhe e shfrytëzojnë për pasurimin vetjak. Këta njerëz zakonisht janë të gjendje të cënojnë edhe integritetitn teritorial. Dëmi do të jetë tepër i madh sepse rreth vetes grumbullojnë një klikë kiminelësh, që heshtin për të mbuluar të bëmat e veta. Kur kjo gjendje stabilizohet, zgjat disa dekada deri tek profilimi i tjerëve apo ndryshimi i strukutrës në atë parti. Ndoshta edhe kurrë, por shembet dhe lindin tjerat.

Ka disa njerëz të ditur, të urt në PD dhe po dëmtojnë veten duke mbetur aty. Asnjë anëtar i PD nuk mund të mos konsiderohet fajtor, gjersa ai mundëson drejtimin e partisë nga njeriu, që nuk mund të indetifikohet vetëm si politikan. Si mund të mendojë dikush se është intelektual i madh, humanist, gjersa ka për kryetar të vetin një njeri me këtë histori të turpshme për shtetin ligjor? Në komunizëm heshtja shpëtonten njeriun nga burgu ose vdekja. Në demokraci heshtja është e barabartë me përkrahjen e krimit dhe njësimin me të. Politikanët e Kosovës dhe Shqipërisë kanë dëmtuar aq shumë rendin demokratik, sa populli me nostalgji kujton rendin e Titos dhe Enver Hoxhës. Kjo është gjendje patologjike. Kjo është sindroma e kushtëzuar e Stokholmit.

Gazeta Dita bën të ditur se vendimi për blerjen e vendndërtimit është firmosur nga njerëz të vdekur:
"Garante juridike ka dalë noterja Mimoza Shehu. Ajo ka legalizuar aktin. Por firmosës figurojnë edhe Elpiniqi Ndini, e cila ka vdekur më 21 tetor 1995 dhe djali i saj Jorgji Ndini, i vdekur më 20 shtator 2009, pra respektivisht 14 vjet dhe 52 ditë para aktit të firmosjes. "
Pallati i Bashës, Gazeta Dita

Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA  Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre.  Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër. Unë mund të vendos vetëm për çmimin te lulu, jo te botuesit tjerë.

Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


3 Kommentare:

Lis Bukuroca hat gesagt…

KOMENTE TEK DITA

Fllad 10 Dhjetor, 2013 at 3:53 pm
Eshte vertete per tu shqetesuar qe shoqerise civile i mbarohen shpejt baterite. Shoqeria shqiptare nuk duhet te prese (ashtu si per LHL) qe te drejtohet nga ndonje force politike.
Asnje force politike nuk i intereson nje popull me dinjitet dhe aktiv.
Intelktualet e PD nuk vuajne nga sindromi i Stokholmit por ata jane te gjithe kush me shume e kush me pak te inkriminuar dhe te perzjere ne korrupsion. Per kete, mjeshtri i madh i shpellave ka bere shkollen e UDB dhe i ka te gjithe me dosje te rregullta dhe te kompletuara.
Ndoshta te rinj te painkriminuar mund te marrin persiper te qerojne kete klase kancerogjene dhe te formojne nje parti te Vertete Demokratike kaq te domosdoshme per te bere OPOZITE REALE.

arben 10 Dhjetor, 2013 at 4:36 pm
Z aliu ky shkrim i joti eshte si gjith shkrimet e te gjithe gazetareve te tjere si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove , pra nuk duhet te habitesh pse jemi ne kete gjendje nga te dy anet e kufirit shqiptaro shqiptare , se ne rradhe te pare jemi ne si shoqeri te pa pergjegjeshem per te ardhmen tone dhe kur e shikojne dicka te tille nuk falsin si gazetaret po ashtu dhe artistet dhe akademiket apo te tjer vetem themi cme duhet mua koken thevshin ,koj eshte tipike tek ne dhe ju prandaj ndollin keto cudira ku jeta e njeriut nuk ka vlere percmojme njeri tjetrin , kemi 23 vjet gjasme plurarizem dhe zgjedhje te lira nen monitorimin e osbe be dhe usa ku kan ardhur gjasme te percojne demokracin ne keto vende ish komuniste , keto jo vetem qe nuk kan promovu demokraci ne shqiperi dhe kosove por kan stimulu ish spiunet e komunizmit dhe te agjenturave te huaja , dhe i kemi ne pushtet tash 23vjet me rrekomandimet e tyr qe keta te rrine ne pushtet dhe te vjedhin pasurit e ketyre popujve , sic ishte rasti i bashkis se tiranes ky u vollen zgjedhjet live ne syte e ambasadorit arvizu pra keto jane vlerat qe na kan suportu keta nderkombetaret , si ne shqiperi ashtu dhe ne kosove , dhe pse te skuqet luli apo rama sala taci ramushi etj keta i kane ne dore zgjedhet dhe albitrin nderkombetare me veti kures populli ka noc rrokun .

Lis Bukuroca hat gesagt…

kOMENTE TEK DITA

siringa 10 Dhjetor, 2013 at 4:43 pm
eshte vertete per te qeshur ( apo per te qare ?? ) ta mendosh ………

leone 10 Dhjetor, 2013 at 4:49 pm
Argumentet qe sjell autorine kete shkrim jane interesante dhe kuptimplote. Mbetet ndergjegjesimi i shqiptareve per te kuptuar rolin dhe vendin e tyre ne demokraci perballe lidereve qe drejtojne kete vend.Dhe ky ndergjegjesim i Shqiptareve do te vazhdoje per aq kohe sa ne ta kuptojme se jemi ne qe duhet te percaktojme sjelljen e politikaneve.

LORA 10 Dhjetor, 2013 at 5:07 pm
Zoti Naser Aliu ,duhet te dini se lul-kusaro-krimineli nuk eshte produkt i besimit te Popullit te Tiranes;si kryetar i Bashkise.Do ishte me mire qe ju (si kosovar)te beni nje ndjese per kontributin e mijera kosovareve qe erdhen per hesap te nahijes brekedhjere te lul-kusaro-kriminelit ,me nje pafytyresi kriminale,t’i benin karshillek qytetareve te Tiranes ,me 8 maj 2011.
Edhe bashke me kosovaret e tu ai nuk fitoi ne shesh te mejdanit ;e pushtoi Bashkine e Tiranes (apo e ke harruar kurbanin??????) me menyren me barbare qe mund te mendohet.Synohej t’i vihej flaka Shqiperise dhe te paralizohej Edi Rama.
Keshtu z.Naser,para se te na gjykosh ne qytetaret e Tiranes,ben mire ta besh me nahijen tende kosovare .
Sa te jem mbi toke,une si individ,nuk do t’i fal kurre ata mijera bastarde-kosovare per aktin e tyre ekstremisht te demshem,ndaj fatit te Shqiperise.
Sa per lul-kusaro-kriminalin duhet ta dish mire se ai tani qendron vetem para ligjit,per krimet qe ka bere ndaj parase dhe pasurive shqiptare,per krimin e marreveshjes detare me greket dhe per krimin e vrasjes makabre te qytetarve ne sheshin “Deshmoret e Kombit”;shenjestruar me plumbat qe dolen nga tytat me urdher te tij.E c’eshte nje pallat perpara makabriteteve te tilla.Prandaj,z Naser,mos guxo qe te paragjykosh qytetaret shqiptare,per mostren l.basha qe eshte produkt jo-legjitimiteti.
Ji i qete se verdikti i shenjteruar i 23 qershorit e ka brenda dhe do ta beje shpejt zgjidhjen e problemit tone fundamental;-te ndarjes se politikes nga krimi.

Anonym hat gesagt…

Pëllumb zaimi 11 Dhjetor, 2013 at 3:18 pm
Bukur z. Naser aliu? Por ndersa për mua kjo analizë vlen, te jeni i sigurte se për antarsinë aktuale nuk vlen. A vlen argumenti për injorantet? Nuk vlen. E kjo parti përbehet nga keta,nga hajdutët dhe nga kriminelët. Provoje te “hedhesh grepin “ne pd dhe peshku qe do te bjerë në “rrjetën” tuaj do te jetë nje nga peshqit e tri kategorive që përmenda!? Ndonje peshk jashte ketyre kategorive rri larg dhe e bashkon me pd vetëm ndonje brengë e se kaluarës. Por edhe keta po ikin. I nderuar naser ! Kini goditur nje plagë pd-iste që do shumë kohë për kurim! Sigurisht n.q.s ilaci ka efekt mbi hajdutet dhe kriminelët? Dini gjë nëse ky ilac eshte shpikur? Nderime gazetar i këndshem!