03.12.2013

Vendet më të korruptuara në botë/ Transparency International

Vendet më të korruptuara në botë në vitin 2013

Sot Transparency International bëri publike tabelën e vendeve më pak dhe tragjikisht të korruptuara.

Në radio dëgjova disa herë në lajme se Greqia qenka klasifikuar si shteti më i korruptuar në Europë. U gëzova se paskemi lënë një vend pas vete, por kjo gjendje nuk zgjati shumë. Në fakt, Greqia mban vendin e parë në BEE me korrupsion, por jo në Europë.
Tabela tregon se shtetet më pak të korruptuara janë Danimarka, Suedia, Zelanda e Re, Singapuri, Finlanda, Zvicra, Holanda, Australia dhe Kanada. Gjermania ndanë vendin e dymbëdhjetë së bashku me Austrinë.
Italia rradhitet në vendin e 55, kurse në vendin e 57 është Greqia, tre vende pas saj, e 58, Turqia.
Kroacia ndanë vendin e 62 me Tunizinë. Kuvajti në vendin e 65. Rumunia dhe Kolumbia ndajnë vendin e 70.
Bulgaria, Maqedonia, Peru, Meksika, Kina, Surinami, Trinidad dhe Tobago, Svasiland, ndajnë vendin e 72. Shqipëria gjendet në vendin 85 me Serbinë, Malin e Zi, Madaskarin dhe me Indinë. Vendin 92 ndajnë Bosnja dhe Algjeria.
Rusia është shumë e korruptuar dhe zë vendin 147 tok me Bangladeshin, Keninë dhe Sirinë.
Pesë vendet e fundit më të korruptuar në botë janë: Sudani, Afganistani, Haiti, Iraku, Burma dhe të  180 të fundit, ka nderin ta mbajë Somalia.

PS: Mbrëmë në lajme tek RAIUNO, u bë e ditur se djali i Umberto Bossit kishte blerë diplomën e fakultet në Tiranë 72.000 Euro, edhe pse në Tiranë nuk kishte qenë kurrë...


Keine Kommentare: