PISA është një
studim që bëhet në 65 vende të botës dhe regjione nga nxënësit
e moshës 15 deri në 16 vjeç. Çfarë duhet të dinë nxënësit në
atë moshë dhe çfarë mundësi duhet të posedojnë, është
motoja. Nga ato rezultate mund të shihet se a kanë fituar nxënësit
dituritë, që u nevojiten për të marrë pjesë në jetën
bashkëkohore, por jo vetëm posedimi i diturisë, mirëpo edhe aftësitë
për ta zbatuar atë. OECD është organizatore dhe ka një mesatare
të përkufizuar, ku nxënësit mund të jenë nën apo mbi mesataren
e paraparë. Provimi kryesor bëhet në matematikë,
aftësia e të
lexuarit, shkencat natyrore dhe zgjidhja e problemeve.
Në këtë
studim marrin pjesë 34 vende anëtare të OECD, si dhe 31 vende
partnere. Të gjithë së bashku përfshijnë 80 për qind të
ekonomisë botërore. Shqipëria është nën mesatare e parashikuar
nga OECD dhe ka zënë vendin e 57. Të gjitha vendet e Ballkanit
janë pozicionuar para saj. Pas Shqipërisë gjenden vetëm këto
vende: Brazili, Argjentina,Tunizia, Jordania, Kolumbia, Katari,
Indonezia dhe Peru.
101 vjet Pavarësi
dhe për 101 vjet ta mbash vendin e fundit në Europë në të gjitha
fushat, nuk është shkathtësi, por e barabartë me një tragjedi
kombëtare.
Vendet e para kanë zënë Lindja e Largët dhe nga kjo
mAAund të shihet si do të duket zhvillimi ekonomik dekadat e
ardhshme. Gjermania ka zënë vendin e 16. Franca vendin të 25.
Mbretëria e Bashkuar vendin e 26. Në vendin e 32 gjendet Italia. 34
Federata Ruse. 36 SHBA. 40 Kroacia. 42 Greqia, 43 Serbia, 44 Turqia,
45 Rumunia, 46 Qipro, 47 Bullgaria. 54 Mali i Zi...
Njëzet vendet
e para
Shangai (Kinë)
Singapur
Hongkong (Kinë)
Taipe Kinez
Korea
Makau (Kinë)
Japonia
Liehtenshtajn
Zvicra
Hollanda
Estonia
Finlanda
Kanada
Polonia
Belgjika
Gjermania
Vietnami
Austria
Australia
Irlanda
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen