20.01.2014

Dijetarët dhe zoti

"Aty ku shteti është fetar dhe feja politike, liria është e pamundur."
Giovanni Bovio: Filozofia e Ligjit 1885
"E keqe e madhe dhe e papërshkrueshme që gjendet në zemër të kulturës sonë, është monoteizmi. Nga një tekst barbar i Epokës së Bronzit i njohur si Dhjata e Vjetër, kanë evoluar tri fetë anti-njerëzore (...) Njerzit që refuzojnë ato, përpiqen t' i konvertojnë ose t' i vrasin për të mirën e tyre."
R. Dawkins
"Fetar pa shpresë për shërim: kështu mund të përshkruhet më së miri gjendja mendore e shumë njerëzve. "
Thomas Edison
"Religjionet nuk janë të njëjtë, secili është më i keq se tjetri."
Fabrizio Rossi
"Profetët duhet të konsiderohen fajtorë, deri sa nuk dëshmohet pafajsia e tyre."
George Orwell
"Njeriu është një çudi e mrekullueshme, që beson se është lodra shoqëruese e Krijuesit. Madje edhe beson se Krijuesi e do atë, se ka dhembshuri për të dhe se ai qëndron zgjuar gjatë natës për ta shikuar atë, po,po, madje edhe për të mbajtur larg nga telashet. Njeriu duke u lutur, beson se zoti e dëgjon. A nuk është kjo çudi?"
Mark Twain
"Feja përbëhet nga një seri e gjërave që personi mesatar mendon se i beson dhe për të cilat do të dëshironte të ishte i sigurt."
Mark Twain
"Sikur të ekzistonte një zot i gjithëpushtetshëm, do të kishte bërë çdo gjë mirë dhe asgjë keq."
Mark Twain
"Unë jam i rrethuar nga priftërinj, që përsërisin vazhdimisht se mbretëria e tyre nuk është e kësaj bote, por ata nuk ngurrojnë t' i zgjasin duart për të marrë çdo gjë që munden."
Napoleoni
"Unë nuk e di a ekziston zoti. Por nëse ekziston, shpresoj se ka një justifikim të mirë."
Woody Allen...
"Unë nuk e di a ekziston zoti, por në qoftë se nuk ekziston, do të linte përshtypje më të mirë."
Stefano Benni
"Ne besojmë në zot, problemi është se ai nuk beson në veten e tij."
Carl William Brown
"Ateizmi është detyrë morale."
Feuerbach
"Sikur zoti të kishte dashur ta besojmë, do të kishte ekzistuar."
Daniel Luttazzi
"Për të qenë anëtar i papërlyer i një kopeje, duhet së pari të jesh dele."
A. Einstein
"Nëse feja është njohuria, unë dua të mbeten të injorant."
NV
"Religjioni mund të shpiejë në ligësi të mëdha."
Lucreci
"Për Nietzschen perëndia ka vdekur, tani ne jemi duke pritur të vdesin pasuesit e tij."
Carl William Brown

nga italishtja LB
Libra fizikë nga Lis Bukuroca te amazon
Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë

2 Kommentare:

Anonym hat gesagt…

Interesante, dhe shum të sakta, të gjitha thënjet
Faleminderit Lis

Lis Bukuroca hat gesagt…

të prëshëndes Moza dhe falenderoj...