Sikur një
shkrimtar i madh gjerman të takohej në Gjermani (në Perëndim në
përgjithësi) me një prift ekstremist, nuk do ta kishte respektuar
askush dhe nuk do ta kishte marrë më askush seriozisht, me
përjashtim të atij grupi, që ka përqafuar shkrimtari. Natyrisht
se edhe nuk do të lexohej më.
Arsyeja
është e thjesht: njeriu në Perëndim nuk mësohet të mburret me
një bindje të veten, me atë bindje krejt personale, krejt private
dhe bindje të cilën miliarda njerëz në botë nuk e ndajnë, dmth.
nuk është vlerë universale, ashtu si nuk është asnjë religjion
në këtë botë.
Arsyeja
tjetër pse shkrimtari do ta rrënonte veten dhe stigmagizonte, është
pikërisht faktorizimi që do t' i kishte bërë atij ekstremisti,
por edhe përgaditja për lider në të ardhmen. Pasojat mund të
shihen më vonë.
Të
merresh me vlerësimin e Rugovës, por t' i ndërtosh për së gjalli
pëmendore Thaçit, jo se nuk ndihmon shoqërinë kosovare, por
dëmton atë. Rugova ishte ai që ishte dhe nuk mund më të
përmirësohet, nuk mund më të polimezohet me të dhe pasoja nuk do
të ketë më nga ai. Tuta nga një lider i vdekur e jo nga ata që
nuk janë në gjendje të krijojnë as vende pune, as shtet si duhet,
është e barabartë me paranojën.
Rugova pak
vite para çlirimit dëmtoi veprimtarinë e vet, ashtu siç dëmtojnë
veprimtarinë e vet edhe disa personalitete tjera shqiptare, pak vite
apo muaj para vdekjes. Sindroma shqiptare për të ndërtuar ditën
dhe rrënuar natën, vazhdon edhe në epokën tonë.
Kudo në
botë autonomia për serbet, do ta kishte rrëzuar një politikan,
tek ne jo. Madje nuk ka pasur asnjë lëvizje serioze për të
parandaluar copëtimin e nesërm të Kosovës. Ekstremistët fetarë
kanë qëndrime më kobzeza se ato fashiste, sepse ata nuk janë në
gjendje ta duan besimin e vet, pa urrejtur atë të fqinjit. Ata
janë të bindur se ndihmojnë të tjerët duke u imponuar bindjet e
veta. Krejt lëvizjet në shoqërinë kosovare flasin për krijimin e
kushteve dhe ideve dhe bindjeve për të përmbyllur ndarjen e madhe
të kombit. Kështu janë krijuar kombet në Ballkan.
Krijimi i
një identiteti ku dominon feja, është hapi i fundit për ta
krijuar kombin e ri kosovar. Për këtë është duke punuar edhe
Qeveria e Kosovës, madje edhe me universitete ku diplomat blihet e
shiten si lopët në pazarin e hajvanëve.
Edhe
Gjermania mund të coptohej nëse bazohet në diversitetin fetar:
katolik dhe protestant, ka pasur edhe përleshje kundër njëri
tjetrit. Ne nuk kemi luftuar akoma, por përgaditja psikologjike për
ta krijuar këtë përplasje dhe mosdurim, është konsekuente.
Nuk ka
asnjë dyshim se si katoliku, ashtu edhe protestanti kanë bindjet e
veta se zgjedhja e tyre, bindja e tyre është e vërteta, ashtu si
beson edhe një hindus, një budist, një zenbudist apo një shaman.
Bashkëpunimi në mes popujve ka qenë i mundur vetëm duke pranuar
bindjet e njerzve ashtu siç janë ata dhe pa ushtruar trysni, për
t' i ndryshuar dhe skalitur sipas dëshirave të individëve. Ata
edhe nuk pushojnë së foluri se i varfëri duhet ndihmuar, por asnjë
klerik nuk është i gatshëm të falë muaj për muaj dhjetë për
qind të rrogës së vet, familjeve që kanë pranë vete në gjendje
të mjerë.
Paqeja
brenda një shoqërie ruhet, kur ekstremistëve nuk u lejohet hapsirë
për ta ndërsyer popullin kundër bindjeve tjera. Këtë e ndalon
edhe ligji. Aty ku nuk ka shtet, ata janë faktorë kryesor ku flasin
jo vetëm për atë që dinë, por japin udhëzime edhe për fusha
tjera për të cilat nuk kanë asnjë kompetencë. Klerikët që
luftojnë për paqe në shoqëri dhe kundër urrjetjes së çdo feje,
janë predikues që duhet përkrahur.
Çdo
klerik që nga dobia vetjake apo për shkak të urdhërit që ka
marrë, merret me tejtheksimin e bindjeve fetare, punon në përçarjen
e shoqërisë, por edhe në largimin e besimtarëve. Përplasjet
fetare që shihen tek ne, janë harruar në Europë dhe kjo ka
mundësuar edhe pezullimin e kufinjve dhe bashkimin e tyre.
Mbivlerësimi i religjionit nuk bën asgjë tjetër, pos përgaditjes
për t' u përleshur me veten dhe pastaj edhe me fqinjët.
Shtetet e
sotshme, të arriturat e shekujve të fundit nuk janë asgje tjetër,
pos rezultat i madh i dëbimit të religjionit nga shteti dhe jeta.
Me libra fetarë nuk mund të prodhohet asnjë kaçavidë, me libra
shkencor fluturohet në planeta tjera ose lexohen mutacione e
gjeneve, që shkatojnë sëmundje. Respekt për çdo predikues që
merret me afrimin e njerzve dhe respektimin e ndërsjellë të
qytetarëve, pa marrë parasysh besimin e tyre. Jo pse i takojnë
këtij apo atij besimi, por se janë njerëz dhe kanë të drejtat e
tyre të garantuara me Kushtetutë. Sikur Perëndimi t' ishte bazuar
në bindje fetare, ne do t' ishim akoma në Bllacë dhe në
hinterlandin e Krujës dhe, nuk do të na kishte shpëtuar as veshja
e fustanit.
**************************
Më shumë nga Lis Bukuroca:
Ngjyrat e dashurisë, roman erotik + 18
Hijedritat e jetës, poezi 2010 – 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen