"...kanë
organizuar sulmin me hunj gardhi e "molotov coctail" si në
natën e tyre të kristaltë..."
Hali
Matoshi
Na kishte sharë përsëri dhe na kishte diagnostifikuar nga larg si të sëmurë "me kartela klinike rehabilituese." Në artikullin "Të kërkosh falje publike" kishte sharë edhe më qartë dhe me më shumë mllef se sa herën e parë. Në fillim ofendoi "ardhacakët, kosovarët e natyralizuar", në mesin e tyre Rexhep Qosjen dhe Hivzi Islamin, si kryesorët. Ardhacakët, me pak përjashtime, tha ai, kanë kontaminuar Kosovën. "Kontaminim" dmth. fëlliqje, pëgërje, ndytje ose ndotje, mund t' i shtohet edhe helmim. Reagoi Xhemail Ahmeti nga Zvicra me artikullin „Halil Matoshi figurë publike e vetëdjegur, e degraduar dhe raciste“, Uk Lushi nga SHBA, me artikullin "Shkrimi i Halil Matoshit fashizëm gjeografik", Shkëlzen Maliqi në formë bashkëbisedimi me miqt e tij dhe unë nga Gjermania tek gazeta Dita me artikullin Provincializmi i Matoshit, që shkurtimisht qe publikuar edhe tek respublica.
E
pata quajtur qëndrimin e tij provincialist duke u bazuar edhe në
përkufizimin që i bëhet në gjuhën gjermane: përdoret për
njerëz që nuk janë në gjendje të mendojnë më larg se tabela,
ku përfundon katundi i tyre, ose jo më lart se kambanorja e kishës së fshatit.
Quhen ashtu në popull njerëzit me kulturë inferiore dhe të
kufizuar, ndryshe edhe patriotizëm lokal. Patriotizmi tij niste nga
veriu i Kosovës tek tabela "KOSOVO" dhe përfundonte tek Hani i Elezit, në dalje, ku shkruan: "KOSOVA-KOSOVO." "Me
pak përjashtime", ai stigmatizoi shqiptarët që jetojnë në
Kosovë dhe veten konsiderojnë shqiptarë dhe nuk ndjehen aty të
huaj.
Shkrova
shpejt e shkurt, nga mungesa e kohës, por qëllimi ishte të
nënvizohet trash një mospajtim me segregacionin e qytetarëve në
të fëlliqur nga jashtë dhe të dëlirë: autoktonët, kosovarët
origjinal, brenda. Jo për të mbrojtur akademikët, por i trishtuar
nga qëndrimi i një poeti dhe publicisti, poezitë e të cilit i
lexoj herë pas here.
Ndjesë
kërkoi, por jo atyre që kishte etiketuar rëndë, por miqve të
vet, që nuk janë ardhacak dhe që nuk jetojnë në Kosovë, por
jashtë saj, madje edhe në mërgim.
Psikoterapia
që ai u rekomandonte dy akademikëve, nuk u shqyrtua fare në
shkrimet tona. Revolta ishte rezultat i një gjykimit të gabuar
brenda artikullit.
Akuza
të tilla ndaj mërgimtarëve shpesh bëjnë edhe grupet naziste në
Perëndim dhe ndoshta kjo ishte arsyeja pse ne reaguam të tmerruar.
Akuza të tilla bënte dikur edhe Serbia duke thënë se Kosova ishte
mbushur pas luftës me shqiptarë nga Shqipëria. Matoshi duke u
përpjekur të braktisë pozicionin e pandershëm, tërhiqej duke
sharë akoma më keq se sa herën e parë.
Na
kishte ngarkuar me faj pse nuk jemi marrë me tërë shkrimin, por
vetëm me disa fjali. Një njeri, mund edhe të shkruajë një vepër
të madhe, që mund ta meritojë edhe Çmimin Nobel, por nëse brenda
atij teksit gjendet vetëm dy fjalë, "Rroftë Fashizmi",
vepra e madhe harrohet dhe lexuesi i pezmatuar do të habitet me
kundërnjerzoren tek humanisti.
Dihet
se H. Matoshi lufton për shtet ligjor në Kosovë, se lufton për
komb kosovar, ku do të përfshiheshine dhe serbët. Ai që njeh
serbet, din se ata nuk dezertojnë nga kombi, por krijojnë republika
e autonomi edhe aty ku nuk ka pasur kurrë dhe me një numër shumë
të vogël qytetarësh. Ne luftuam në Maqedoni, luftuam në Luginë
dhe nuk fituam gjë, as barazi jo. Në Luginë madje nuk fituam as
akusheri për nënat shqiptare. Republika Serbska, Autonomia Serbe në
veri të Kosovës janë fakte që flasin për sedrën e dy popujve
dhe atdhedashurinë. Matoshi lufton për shtetin ligjor duke shkelur
vet ligjin.
Në
Kosovën e tij të fëlliqur nga ardhacakët, mund ta bëjë. Mundet
sepse atje ofendimi, përgojimi, shpifja, akuza publike, shantazhi,
kanosja, konsiderohen liri e shprehjes së mendimit. Dhe, duke i
falur vetes këtë liri, na kishte quajtur spiun të vegjël dhe
pionier të nacionalisocializmit në shërbim të organizatave
paramilitare staliniste në Kosovë. Hunjët dhe koktelet Molotov iu
kishin fanitur.
Habia
nuk ishte sharja e ulët, që pikaste gjendjen dhe gazepin e tij
shkaktuar nga revolta jonë, por si lejoi "Koha Ditore" të
publikohet një akuzë e tillë publike kundër katër vetave, pa
kërkuar dëshmi mbi spiunazhin.
Përgojimi i keq në Gjermani konsiderohet vepër penale dhe dënohet sipas § 186, ku thuhet se kush përhap lajme në kundërshtim me të vërtetën me qëllim të denigrimit apo poshtërimit të një njeriu, dënohet me gjobë apo një vit burg, nëse kjo bëhet në media dhe me shkrim, gjobë ose deri në dy vite burg. Në
Gjermani ai do të gjykohej edhe
për shpifje
bazuar
në paragrafin
187 të
Kodit Penal,
kur njeriu përhap mendime
të rrejshme edhe
pse vet din se nuk janë
të vërteta
dhe bën këtë për
të
dëmtuar
kredibilitetin e dikujt
në
opinionin publik: për denigrim
dhe përulje publike
nëpërmjet
shpifjes dënohet
me gjobë, ose
deri në dy vite burg, kur
bëhet me shkrim, atëherë gjobë ose deri në pesë vite burg. E
tillë është ecuria
në
një shtet ligjor. Nëse
nuk mund ta paguajë gjobën,
duhet të shesë edhe shtëpinë.
Çudia
akoma më e madhe ishte krahasimi i reagimeve
tona me "natën
e
kristaltë."
Ç' është "nata
e kristaltë?"
Në
nëntor të viti 1938 nazistët nisën
gjahun kundër hebrenjve në Gjermani dhe vranë dhe detyruan të
vetvriten qindra
hebrenj: shkatërruan dhe dogjën shitoret e tyre, banesat,
shtëpitë,
sinagogat,
dëmtuan varret, mijëra dërguan në kampe përqëndrimi, ku mijëra
i vranë ose vdiqën nga keqtrajtimet.
Ky
shpërthim naizist hyri në histori si "Natë e Kristaltë."
Sikur
zotriu të jetonte në Perëndim do t' ishte përballur edhe me një
akuzë, për banalizmin, minimizim dhe zhvleftësimin e "Natës
së Kristaltë", sepse lexuesi i painformuar do të mendote se
atë natë të tmerrshme nëntori, Hitleri kishte polemizuar me
hebrenjtë në disa gazeta dhe kishte shkruar disa artikuj. Ja, pra,
si krahasohen vështrimet tona duke besuar se ne po bënim gjah
kundër kombit kosovar, me hunja, koktel Molotov dhe vrisnim
kosovarë. Edhe atë, duke i mbushur mendjen vetes se reagimet tona,
i ngjanin natës fashiste dhe meritonin të krahasohen me të. I
vetmbushur me plot urrejtje dhe përbuzje, Matoshi i madh, na quajti
edhe spiun. Spiun të vegjel. Ai ndjente veten në pozitë të një
hebreu, ne të nazistëve, domethënë të persekutorëve, edhe pse
ne po kundërshtonim një analogji naziste në gjykimin e tij.
Ndoshta
do t' ishe e udhës që ne "spiunët", të ngremë një
akuzë kundër shpifjeve dhe përgojimit. E para për t' i provuar se
shteti ligjor ka mundësi të veprojë dhe e dyta, për t' i treguar
se demokracia nuk është Sallamadi Sistem, siç kuptohet në Kosovë.
Por
a ka spiun në Kosovë? Po, ka edhe atë jo pak. Po a deklarohen ata
publikisht? Jo. Spiunët e Kosovës bëjnë vepra në dobi të
Serbisë dhe paguhen pres saj. Shihen çdo ditë. Spiunët duhet kërkuar brenda, jo të bashkëjetohet me ta dhe të etiketohen tjerët pse nuk pajtohen me një krahasim fashist. Nuk është
vështirë të identifikohen. Spiunët zbulohet tek vepra. Ai që
pret që ata të deklarohet publikisht, ai është vërtetë i
retarduar. Në shkrimin e parë iu luta të kërkojë ndjesë. E
bëri. Kërkoi ndjesë selektive. Sot nuk kërkohet ndjesë shtesë
prej tij, por publikimin e fakteve për spiunazh dhe për
bashkëpunimin tonë me organizatat paramilitare staliniste në
Kosovë. Dhe natyrisht, edhe provat se ne jemi "pionierë të
nacionalsocializmit." Duhet ta bëni këtë zoti Matoshi, sepse
lexuesit e "Koha Ditore" besojnë se ju keni njohuri se
Kosova po dëmtohet nga shqiptarët, që jetojnë në Perëndim dhe
njëri në Shqipëri me një detyrë edhe delikate...
4 Kommentare:
Nuk e di pse po i kushtoni kaq shume rendesi ketij m..i.
Ky nuk meriton hapesire as sa ajo e nje wc publike e le me te mirren me te alamet njerez.
Me cdo kusht don te behet qender e vemendjes, po per kete ka populli faj qe i jep buk me ngrene ketij qelbesire.
Po na bën probleme, nese heshtim, fëmijet mendojne s eka te drejte...
Kommentar veröffentlichen