Nëse unë dua të jetoj
unë duhet të marr frymë -
frymë që mund të thithet
nëse unë dua të jetoj
unë duhet të ha -
ushqim të ngrënshëm
nëse unë dua të jetoj
unë duhet të pi -
ujë të pijshëm
nëse unë dua të jetoj
unë duhet të rri zgjuar dhe të flej -
jo vetëm të flej
nëse unë dua të jetoj
unë duhet të dua veten dhe të tjerët
-
dhe të jem kundër luftës
nga gjermanishtja LB
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen