25.05.2014

Valla na e keni ç... Nanën!

Një nënë shqiptare patriotit

Dhe Nana ka të drejtë
po na e bëjnë atë punë
gati si zaptuesit:
kurse ne vetëm kukasim

„Valla na e keni çi Nanën“
është bilanci pasiv
dhe
nuk është çudi se na e kanë çi Nanën
ata duan të vazhdojnë
me na çi edhe babën

Nanat janë stëvitur nga prindi
nga vllezërit
nga burrat
nga pushtuesi:
të heshtin
të shkrihen në lot
të përshpërisin ose të flasin vet me vete

Ato nuk e kanë zakon të jenë ashtu të qarta
ashtu të drejtpërdrejta
janë Nana me moral deri në kupë të qiellit
por zemërdjegur
nga zia e bukës dhe zhgënjimi
nga vala e pikëllimit
nga prishja e zisë me zijafete atdhetare
detyron të piskasin ashtu hapur
sa të kuptojnë edhe shkërdhyesit tanë
sespe ajo flijoi bijtë për liri
për të vdekur vetmuar në një kasolle pa xhama
në liri të plotë
e shpërfillur nga bota dhe atdhetari
e braktisur edhe ajo
mu edhe si kulla skelet në shembje e Adem Jasharit

dhe
votoni ata edhe një herë
pa ta nuk mundemi:
na ka marrë malli për një gjedhe si pushtuesi...


Keine Kommentare: