Kërkuan
debat për Skënderbeun edhe atë të pasionuar dhe bindur në
pakundërshtueshmërinë e argumenteve të tyre. Qëllimi? Ndërtimi
dhe kristalizimi i diferencimeve të reja nacionale brendashqiptare.
E bënë këtë duke qenë të bindur si nxënësit e zellshëm që
kanë mësuar tabelën e shumëzimit përmendsh. Matematika e tyre
është e thjesht dhe sugjeronte edhe përmbylljen në favor të
bindjeve të reja të zbërthimit. Logjika e shqyrtimit ishte kjo:
Skënderbeu ka vrarë osman mysliman, madje edhe shqiptarë të
besimit islam, që kanë bashkëpunuar me osmanët. Meqenëse ai ka
vrarë mysliman, atëherë ai është armik i islamit dhe
shëmbëlltyrë e krishterimit.
Më saktë, e krishterëve katolik.
Meqenëse ai ishte armik i osmanëve mysliman, ne jemi sot me shumicë
të tillë, atëherë nuk ka asnjë arsye racionale, ta konsiderojmë
hero, por t' ia kthejmë shqiptarëve me besim katolik, ose, le ta
marrë kush të dojë. Konkluzioni: “Ai është armik i joni.”
Referenca mbështetëse të idesë mund të gjenden në Afganistan,
kur talebanët rrënuan përmendoret e Budës. Nëse e kanë bërë
ata, pse ne nuk rrënojmë përmendoren e Skënderbeut apo të Nënë
Terezës?
Zëvendësimi
i Skënderbeut nuk do të jetë i vështirë. Kemi mjaft
personalitete, që kanë luftuar shqiptarët krishterë dhe një i
tillë, mund të shpallet solemnisht hero i shqiptarëve të Kosovës.
Kategorizimet e reja nacionale, kanë për qëllim ndërtimin e
bindjeve të reja dhe shndërrimin e të së vërtetës në pronë.
Kjo domethënë faktet shkencore t' u nënshtrohen vështrimeve
fetare. Diferencimi me forcë i shqiptarëve në bindje fetare, është
hapi i parë drejt përçarjes së kombit me pasoja edhe për paqen e
brendshme, ndoshta edhe me ndryshimin e kufijve në Ballkan.
E
gabueshme ishte nervoza për ftesën e Zdravko Çoliçit në Tiranë.
E drejtë është pyetja që duhet shtruar: pse
dhe si merituam këtë mungesë empatie nga
një moderator? Pyetja e dytë: pse nderoi një shqiptar këngëtarin
serb duke emërtuar kafenenë e tij me “Zdravko
Çoliç”? Kjo e dyta mund të shpjegohet vetëm duke ditur
motivet e atij afaristi, që zgjodhi atë emër duke ditur se do të
trazonte dhe pezmatonte shumë shqiptarë. Madje, edhe duke rrezikuar
investimin e vet dhe bojkotin e mundshëm. Cilat kanë qenë arsyet e
tij dhe a ka edhe ngarkesë emocionale mosdurimi
ndaj shqiptarëve të Kosovës? E kishte bërë me vetëdije të
plotë për të provokuar, ishte një hakmarrje subjektive apo ishte
thjesht mënyra më e mirë, më e shpejt, për t'u vënë në qendër
të vëmendjes? Këto dy ngjarje mirëpo nuk zhbëjnë ndihmën e
shtetit shqiptar dhe shqiptarëve pas deportimit.
Përleshja
brendashqiptare dhe paragjykimet janë në rritje e sipër. Dëgjohen
shpesh nga dy palët apo shihen nëpër komente të gazetave.
Ekzistojnë paragjykime reciproke. Janë shfaqur shumë fenomene,
shumë mendime dhe lëvizje tek populli shqiptar,
që kanë gjeneruar kokëvarje (rezignacion),
huti dhe shumë shpresa tek ata që bëjnë këtë propagandë dhe
agjitacion. Zakonisht ekstremistët e çdo lloji janë të bindur se
posedojnë të vërtetën absolute. Heshtja e
shteteve shqiptare ka ushqyer dhe nxitur këtë debat
vetposhtërues.
Skënderbeu qenka armik i shqiptarëve mysliman, pse ka luftuar pushtuesin. Pushtuesin që ka mbledhur tatime tek ne dhe ndërtuar pallate në vendin e vet. Ky pushtues që ne tani duhet ta shpallim si NATO-n – ide që përkrahin madje edhe akademik dhe intelektual- nuk ka vrarë vetëm shqiptarë të krishterë, për të cilët tek kërkuesit e debatit mungon ndjeshmëria, por ky pushtues gjatë çdo kryengritje deri në çlirim, ka vrarë edhe shqiptarë mysliman. Sipas tyre, ne duhet ta shpërfillim pushtimin, sepse nuk kemi më ndjenja dhembshurie për katragjyshërit e vrarë, ose katragjyshet e dhunuara. Stërgjyshërit tanë paskan merituar si vrasjet, ashtu edhe dhunimet.
Ata
sulltan që kanë vrarë shqiptarë të të
gjitha besimeve shqiptare, kanë vrarë dhe
pushtuar edhe arab mysliman. Perandoria jo që vetëm vrau dhe veproi
si çdo pushtues tek ne -pushtues i mirë nuk ekziston, por i egër
dhe shumë i egër- por ashtu siç na vrau neve, vrau dhe nënshtroi
edhe vendet arabe, që në mesjetë krenoheshin me zhvillimin e
shkencës dhe kulturës, nga ishte shërbyer
edhe Europa, ku ekzistonte indeksi i librave të ndaluar.
Perandoria
Osmane ashtu si na hodhi neve pas për disa shekuj në fushën
kulturore dhe shkencore, këtë realizoi me sukses edhe me vendet
arabe. Ndalimi i shqipes nuk u bë për të na mbrojtur nga serbet,
por për të na asimiluar tërësisht. Shqiptarët që fituan pozita
në perandori, nuk i fituan pse ndiheshin shqiptarë patriot,
por pse ndiheshin osman dhe të gjithë ata qeveritarë osman, pa
përjashtim, nuk kërkuan ndryshimin e ligjit, që ndalonte gjuhën e
tyre amtare.
Perandoria
Osmane pushtoi Sirinë duke vrarë arab mysliman,
pushtoi Palestinën duke vrarë arab mysliman, pushtoi Egjiptin duke
vrarë arab mysliman dhe në fund mori nën pushtet të vetin edhe dy
vendet e shenjta: Mekën dhe Medinën. Nuk u ndalë aty dhe vazhdoi
me pushtimin e Algjerisë... Asnjë vend
arab Perandoria Osmane nuk ka pushtuar me
negociata, por vetëm duke i vrarë dhe nënshtruar në fushëbetejë.
Asnjë vend arab, nuk ka ndërmend të rivlerësojë Perandorinë
Osmane dhe ta konsiderojë si Perandori
Çlirimtare dhe asnjëri vend nuk ka ndërmend ta quajë të drejtë
vrasjen dhe masakrimin e stërgjyshërve.
Nuk ka
asnjë dyshim se ai që është turk apo ndihet turk, mund të
krenohet me Perandorinë Osmane. Kjo nuk mund t' i ndalohet. Por nëse
merren parasysh ato mendime, atëherë do të ketë pasoja. Atëherë
nuk do të kemi provokime me Zdravkon si njeri i ftuar apo me
Zdravkon si kafene, por revanshizmi mund të vazhdojë. Nëse Kosova
përligj mendimin se Skenderbeu duhet rivlerësuar dhe shpallur
armik, atëherë do të jetë logjike që sulltanët, Murat e Mehmet,
të shpallen liberatorë dhe heronj të kombit apo të një pjese të
kombit. Ndoshta të kombit kosovar. Çfarë do të ndodh pastaj?
Meqenëse heronj
duhet shpallur ata që kanë vrarë shqiptarë katolik, shqiptarë
ortodoks, atëherë mund të dalë kërkesa tjetër në jug të
Shqipërisë nga një grup ekstremistësh të provokuar nga
ekstremizmi kosovar dhe t' i nënshtrohen helenizimit që bëhet nga
uzurpatorit i Kishës Ortodokse Shqiptare. Sipas atij rezonimi, sipas
asaj logjike, sipas asaj analogjie, ata mund të shpallin
Millosheviçin hero. Edhe ky ka vrarë shqiptarë mysliman. Duket çmenduri, por e mundur. Ne jemi prodhues të çmendurive dhe çudive.
Ne kemi një elitë barinjsh me titull shkencor dhe barinj, që
mendojnë se dinë më shumë shkencëtarët. Një ekstremizëm
prodhon tjetrin, kjo dihet tashmë. Katolikët do të mbetet me
heronjtë e vet dhe shqiptarë të vetmuar.
Shqiptarët e Kosovës me
heronjtë e rinj do të quhen kosovarë, shqiptarët ortodoks duke
mos u pajtuar me kosovarët, do t' i dorëzohen helenizimit. Me
realizimin e këtyre projekteve, që nesër do të marrin edhe emrin
e nismëtarit, përfundon ekzistenca e kombi shqiptar siç e njohim
sot. Plane të tilla përçarëse dhe rrënuese, nuk ka ditur të
projektojnë as Çubrilloviçi, as Ivo Andriçi, as Akademia Serbe në
vitet e 90, as Millosheviçi.
Diferencimi i dhunshëm i shqiptarëve
dhe defragmentimi në baza fetare, do të jetë dhurata e radhës që
mund t' i bëhet Serbisë dhe Greqisë. Ashtu si Serbia u ndie disi e
dëmshpërblyer me apelin amerikan se ata mund të vriten nga
shqiptarët gjatë festave të pashkëve, ashtu si u ndie e lumtur me
ngritjen e gjykatës për të gjykuar qeveritarët shqiptarë. Të
“vërtetat” e propaganduara janë bindëse për ata që di pak ose
fare. Shkrimtarja austriake Marie von Ebner – Eschenbach
thotë: “Ai që nuk din asgjë, është
i detyruar të
besojë çdo
gjë.“ Ato
argumente, me pak përjashtime, i beson shtresa e paarsimuar.
Kosova
dhe Shqipëria duhet të ndërtojnë shtetin ligjor dhe kjo do të
mundësonte bashkimin, por pa ndihmën amerikane, nuk bëhet kurrë.
Kosova duhet shkrirë në
Shqipëri dhe zhduk emrin Kosovë edhe nga harta gjeografike. Është
toponim serb. Nëse në të ardhmen Europa radikalizohet në aspektin
fetar, në veri ka tendenca të tilla, atëherë shteti i Kosovës do
të ndahet dhe casus belli do
të jenë kishat serbe. Rusia më nuk është ajo e Jelcinit, por po
i kthehet carizmit. Askush nuk ka besuar se
pushtohet Krimeja, tanimë e dimë të gjithë.
Kosova
në opinionin publik perëndimor
nuk ka më atë empati dhe simpati që ka pasur në vitet e 90.
Imazhi saj është dëmtuar tmerrësisht shumë. Përkrahja politike
ndaj Kosovës është parimore, por jo si dikur dhe nuk vështrohet
më si viktimë. Serbia nuk përjetohet më si armike apo
kundërshtare, por si mike. Ky vështrim mund të duket si "science
fiction", por ne kemi aftësi për të prodhuar edhe kataklizma
të tilla.
Popullit shqiptarë nuk i duhen klerikë që propagandojnë ndarjen, por klerikë që angazhohen për paqe dhe dashuri në mes njerëzve dhe popujve. Përkatësia fetare e një shqiptari nuk është me rëndësi, por kontributi tij për Mëmëdheun...
Popullit shqiptarë nuk i duhen klerikë që propagandojnë ndarjen, por klerikë që angazhohen për paqe dhe dashuri në mes njerëzve dhe popujve. Përkatësia fetare e një shqiptari nuk është me rëndësi, por kontributi tij për Mëmëdheun...
GAZETA DITA
19 Kommentare:
DITA, komente
Kastriot përgjithmonë
Mirë e ke ti, po kujt ia thua? Vehabistëve me pantallona treçerekshe të Kosovës; atyre që shkojnë në Siri për “xhihad” të muslimanëve të opozitës kundër…muslimanëve në pushtet (!); ndjekësve të shefket krasniqit që-për injorancë-e dëgjojnë me gojë hapur ?
Niveli i ulët i arsimimit ndër kosovarët, edukimi i pamjaftueshëm, vetëdija e dobët kombëtare, manipulimi i lehtë nga serbët dhe nga turqit janë bazë e sigurtë për të arritur tek ato të këqija që përmend ti në këtë shkrim.
Nejse, për të zezën e vet e kanë kosovarët….
komente, dita
albert
Ndoshta eshte ashtu sic thoni ju, se njerezit me nivel te ulet arsimor dhe edukim te pamjaftueshem manipulohen lehte. Por eshte edhhe nje realitet tjeter , qe nuk jane vetem ata me nivel te ulet arsimor qe manipulohen lehte. Ne kemi edhe akademik te cilet , fatkeqesisht jane perkrahes te ketij hoxhe qe ju e permendni . Eshte akademiku R.Qosja ai i cili para nje kohe e priti ne Institutin Albanologjik hoxhe Shefqet Krasniqin. Dhe cuditerisht Qosja e falenderoi per kontributin dhene ceshtjes kombetare.
tek dita
AL
Feja e shqiptarit eshte Shqiptaria…..
komente, dita
katarakti
Shkrim shume i bukur dhe me mend. Kishte ide dhe konkuzione interesante. Ishte si nje fare kembane alarmi. Islamistet do t’i terboje. Te krishteret do t’i beje te mendohen. Kombi shqiptar rrezikohet, siç e thote edhe autori, nga diferencimet fetare. Edhe ne bote sot verehet nje forcim i identitetit fetar. Sidomos ne shtete e varfera ose me besime te ndryshme. Mos harrojme se serbet, greket, arabat dhe turqit po investojne shume ne Shqiperi per keto qellime. Po i vejne kunder njeri tjetrit te krishteret dhe muhamedanet. Forcimi i shteteve te Shqiperise dhe Kosoves si dhe i laicitetit mund te shpetoje kombin shqiptar nga kurthet qe armiqte shekullore i kane ngritur. Kesaj rradhe, fatkeqesisht, me me shume suksese se me pare.
koment, dita
Mark uk
Tito ka ditur te merret me kosovart.Ai thoshte xhamija hapni sa te doni,shkolla kurrsesi.Nuk kishte faj Europa qe na ndau ne pes shtete.Ah sikur te ishin shume Kastriota e te kapin shpaten edhe nje here,e te bahemi si kishte ndermen te bente Gjergj Kastrioti.
koment tek dita
Arben
ALEANCA E SHQIPETAREVE ME PERANDORINE OSMANE KA QENE ME E NDRITURA GJATE GJITHE HISTIRISE SONE.
NE ATO MOMENTE PARA KATRAGJYSHERVE TANE SHTROHEJ PROBLEMI
TE SLLAVIZOHESHIN APO TE BASHKOHESHIN ME PERANDORINE DHE TE RUANIN IDENTITETIN
ATA BENE ZGJEDHJEN E TYRE TE MENCUR
NE HARROJME SE SERBIA I KISHTE LARE DUART ME KOSOVEN E PO HIDHEJ KETEJ DRINIT
PER TE GJYKUAR PER SKENDERBEUN JU KUJTOJ SE PASARDHESIT PREJ GJAKU TE ATYRE QE I QENDRUAN BESNIK MENDIMEVE TE TIJ EDHE PA VDEKJES JANE HIMARIOTET
tek dita
albert
Zgjedhja e mencur do te ishte nese do te qendronim te pa asimiluar. Fatkeqesisht shqiptaret me ardhjen e turqve e ndalen asimilimin e pakte ne sllave dhe filluan asimilimin me shumice ne turq.
dita
Arben
AQ I PAKTE ISHTE SLLAVIZIMI SA KOSOVA ISHTE SLLAVE, KETEJ DRINIT ISHTE ARRITUR NE MASEN 30-40% DHE MBERRINTE DERI PERTEJ MALEVE TE PINDIT NE GREQI.
SA PER TURQIZIMIN, JA KU JEMI SOT, KEMI GJUHEN TONE, KULTUREN TONE, TRADITAT E TE PAREVE TANE.
albert
Shume mire dihet qe me pushtimin e Shqiperise nga ana perandorise osmane nderroi edhe struktura e popullsise. Popullsia shqiptare u shperngul . Vendet shqiptare u populluan nga qerkeze, abhaze, tartare, mongole, magjyp, arab… Kjo popullsi e ardhur me dhune ne trojet tona sot njihet si ” mbeturine osmane”. Njeri nga kjo “mbeturine osmane ” je edhe ti , prandaj askush nuk ta vare per keto opinionet tua qellimkeqia.
PËRGJIGJJUNI
kasachy
te drejt e ti or vlla,po hajde behu bashk me shqiptarin ti
shqiptari ta fut mas shpine,
shqiptai t shet ke I huji,per lek,per interes,per nji cop viz a vul a pasaport t huj,ose per hicgje fare,vec per inat,a per pordh..
se osht rrac e keqe,
dhe kur ti vij rasti do perdori edhe dimensionin fetar per me shit shqiptarin tjeter ke I huaji
sepse jan by… shqiptaret
si qytetaret dhe katunaret
me ta duhet sjell si ….
PËRGJIGJJUNI
bardh
sh shkrim i sakte sidomos aty ku thuhet se perandoria osmane do lejonte hapje e shkollave shqipe po te mos deshironte asmilimin.asnje veper nuk la perandoria osmane vecse xhami.austria e italia vetem ne pak vite pushtim e ndertuan sh rrug e bulevarde qe perdoren edhe sot
Arben
PO PERANDORIA ROMAKE LA GJE NE SHQIPERI??!!
PO FLET KOT FARE.
VEPRAT KRAHASOHEN PER KOHEN QE KA QENE.
QENDRA E PERANDORISE OSMANE NUK ISHTE SHQIPERIA, POR STAMBOLLI.
FAKTI ESHTE QE GJATE PERANDORISE OSMANE SHQIPETARET KANE PROSPERUAR, KETE NUK E NDRYSHON DOT ASNJE RRENEGAT QE NXJERR LLOJ LLOJ TEZASH KUNDER KESAJ.
NORMALE QE CDO PERANDORI KA INTERESIN E SAJ TE PARIN,
KRAHASIMET BEHEN ME ALTERNATIVAT QE U PARAQITEN NE ATE KOHE DHE JO ME STANDARTET E SOTME.
SHQIPETARET E KANE PRANUAR MASIVISHT FENE ISLAME DHE KANE ZGJEDHUR BESNIKERINE NDAJ PERANDORISE OSMANE NE MENYRE TE LIRE E JO ME DHUNE, SIC PERPIQEN TE ARGUMENTOJNE LLOJ LLOJ “FYTYRASH” SOT.
Eri
Ne çfare perparuan shqiptaret ne kohen e osmaneve?? Nuk kishin nje shkolle ne gjuhen shqipe, nuk kishin nje administrate shqiptare, nuk kishin nje zhvillim normal si te pjeses tjeter te EVropes, por kishim ngelur akoma ne mesjete. Çna tregon perralla me mbret per zhvillim te shqiptareve kur ne shqiptaret jemi populli me i pazhvilluar i Ballkanit dhe fajin per kete e kane osmanet. Perse shqiptaret e Mirdites mbajten fene Katolike, apo se e verteta eshte qe nuk hynte dot kemba e turkut aty?? Aty ku shkeli turku shqiptari u kthye ne muslymane ca me deshire e me shume me pahir, prandaj leri çudirat se vetem nje antishqiptar mund te na flasi per mrekullira osmane.
Arben
NE MESJETE EUROPA ISHTE HOPE TOPE OR MIK,
CFARE E KRAHASON ME EUROPEN SOT TI.
ME NGRITJEN E EUROPES NGA VITET 1700 FILLOI DHE RENIA E PERANDORISE OSMANE.
SIDOQOFTE KUR THEM SE EUROPA ISHTE HOPE TOPE, MENDOJE VETE SE SI ISHTE BALLKANI PARA MBERRITJES SE OSMANEVE.
DHE AS NUK VIHET NE DYSHIM QE PERANDORIA OSMANE I DHA NJE HOV RAJONEVE TE BALLKANIT
PËRGJIGJJUNI
is dushku
Perandoria turke qe murtaja shfarosese per shqiptaret.Nuk eshte e vertete se i shpetoi nga assimilimi sllav,Ne shekullin e 15 shqiptaret ja dolen te evidentohen pas invazionit te mbreterise serbe te stefan dushanit.Dhjetra principata shqiptare u formuan ne trojet shqipfolese nga Arta preveza deri ne Nish e ne Palabardh te malit te zi.Ishte perandoria turke qe i dorzoi tek serbo-malazezet dha Greket.Islamizimi nuk e ruajti,por e demtoi shqiptarizmen.
Arben
EDHE NJA 200 VITE TE KISHTE VAZHDUAR SIC ISHTE BALLKANI DHE SOT DO QUHESHIM STANISH APO MILLOSH DHE ME E KEQJA ESHTE SE KUSH E DI SE CFARE GJUHE DO FLISNIM.
KJO ESHTE E PROVUAR, KE SOT SLLOVENET, KROATET, 40% E POPULLSISE SERBE (KETU E KAM FJALEN PER SERBET ORTODOKSE PA PERFSHIRE SANXHAKUN, PRESHEVEN DHE VOJVODINEN QE JANE ETNI TE TJERA)
QE JANE ME PREJARDHJE SHQIPETARE, OSE ME SAKTE ILIRE.
KETO JANE FAKTE QE I DI GJITHE BOTA, VETEM KETU TEK NE MERREN ME MEDYSHJEN QE KA SHTRIRE SERBIA.
NE KOHEN E ROMES SE LASHTE, GADISHULLI I BALLKANIT QUHEJ
GADISHULLI ILIRIK, SEPSE ILIRET I JEPNIN TONALITETIN KETIJ VENDI.
katarakti
Me mire te quheshim Stanish e Millosh, sesa si sot qe quhemi Mahmut apo Zyber. Te gjitha te zezat qe po i vuajme sot e kane prejardhjen ne pasojat e pushtimit turk. Per ty o turkoshak i qelbur po te tregoj se çfare kane bere parardhesit e tu ndaj shqiptareve. Dhe mos harro qe eshte shkruar nga nje kronikan turk. Aty tregohet se me sa “dashuri” shqiptaret pranuan fene e pushtuesit. Megjithese jam i bindur qe me qenie si puna jote eshte e kote te presesh mençuri. “ …Arsyeja e kësaj fushate të dytë në Shqipëri ishte se raca shqiptare është bërë e tillë që në karakterin e saj kanë hedhur rrënjë mosbindja, këmbëngulja, rebelimi e arroganca. …Ata derra qenë nënshtruar dhe kishin pranuar zinxhirin vetëm nga tmerri prej kordhës gjakderdhëse të Sovranit… Atëherë u dha urdhri të shtroheshin në bindje ata harbutë të pafe. Për këtë arsye, në çdo vendqëndrim sillnin para Sovranit fitimtar meshkujt e lidhur me zinxhirë që luftëtarët guximtarë e të shkathët të islamit me një të rënë të shpatës, – fap fap – i ekzekutonin…. Pati ndalesa ku u shkuan në shpatë deri në tre mijë, katër mijë, shtatë mijë të pafe. Prej kufomave të shumta, lugina të thella tanimë ngjasonin si të ishin kodra… Të gjithë djemtë e vashat e tyre u kapën dhe u bënë robër, ndërsa meshkujt e rritur u mblodhën dhe u lidhën me zinxhirë. …Të shtyrë nga kjo frikë, të pafetë që kishin mbijetuar pranuan të bëheshin shtetas të shtruar osmanë dhe të paguanin xhizjen e përcaktuar nga Sheriati, si dhe taksat e zakonshme.”
Fragmenti i mësipërm bën fjalë për pushtimin osman të Shqipërisë. Ose më mirë të themi, të asaj çka kishte mbetur ende e papushtuar prej saj, pas dhjetëra vjetësh luftërash të përgjakshme, kur sulltan Mehmeti II mori më në fund Krujën e pas saj, Shkodrën. Është nxjerrë nga një libër, me titullin “Kronikat e Tursun beut”, që ka për autor një ndër emrat më të njohur të literaturës së hershme osmane, njëherësh kronist zyrtar i sulltanit. Në fakt, kronikat e Tursun beut konsiderohen ndër dëshmitë më të vyera osmane për bëmat e sulltan Mehmetit II, një prej sulltanëve më të famshëm osmanë, i quajtur ndryshe dhe Mehmet Pushtuesi. Por po ashtu, një ndër dëshmitë më të rëndësishme për atë periudhë kur, pas gati njëqind vjet luftërash, përmbyllet pushtimi osman i asaj pjese të Europës që më pas u quajt Ballkan, duke nisur kësisoj periudhën disashekullore të sundimit osman.
He mo turkoshak a do ndihesh tani?! Me siguri qe po.
PËRGJIGJJUNI
Arben
SOT QUHESH ILIR ARBEN DHE AGRON DHE FLET GJUHEN SHQIPE.
SIDOQOFTE MUND EDHE TA NDRYSHOSH NE MILLOSH E TE SHKOSH TE JETOSH NE SERBI.
Aliu nga Selenic
RROFSH TI MOJ AMERIKE
NE DY HERE NA NXORE N`DRITE
PO TE JETE PER K`TE GOMARE
SERBI KETU DO TE BEJE PALLE.!
Keto I shkrova ne kushte e deshprimit.Ka 23 vjet qe koha na therret dhe neve I bijemn ne shqelem. Pasi 100 vjetve nje takim u be ne Prizeren I dy qeverive , qindra komente te cilet I largoheshi qellimit dhe realitetit per te cilet ato ishin mbledhur.
Sote shqiperi me shume se askurr ka nevoje per nje politike mbare kombetare per t`jua kundravene ne themel ideve te gabuera te korrigjimit te Historise. Ta quajsh SkenderbeunTradhetar dhe te rehabiletosh perandorin Turke kjo nuk eshte korrigjim I historis pore eshte dorzim I shqiptarve perpara atyre qe nuk jane dorzuar asnjehe ase ne lufte.
Keshtu tashme thirrja NATO ndalo bombardimet mbi serbin nuk kane vler se ajo e beri punen e vet, pore Serbia asnjeher nuk I ka flakur armet ajo ka ne dore nje arme te fuqishme e cila eshte ajo e ashtequajtura besimi Islam. E ky Islami na qenka nje nem I madh ai kerkon te rrenoi te gjith me Skenderbej, me luftra dhe me te gjith dhe populli shqiptar duhet pas kaqe vitev e shekush lufte te nenshtrohet dhe te beje ate qe nuk e beri dote ase Milloshevi dhe ase Sulltabnet ,Pra ata kerkojne ta beje vet ne kush paqe.
Urgjensishte eshte e domosdoshme qe shqiptaret te zgjedhjn nje organizem mbare kombetar dhe te bejne nje politike mbare kombetar pra kure eshte fjale per ceshtjen kombetar ata duhet pa tjeter qe te flasim me nje ze.
Korrigjimi I histories nuk ka asnje vlere pasi historin e ken bere ata aktore qe kane luftuar dhe e kan vulosure me gjakut e tyre historin dhe keta palo historian te stepen dhe te mos bejne, marrezira ne dem te kombit tone.
Kommentar veröffentlichen