Me
praninë e këtyre dy popëve, nuk po shenjtërohej kisha shqiptare,
por po ushtrohej sakrilegj mbi të...
Të
gjitha ato personalitete shqiptare politike treguan se u mungon
dinjiteti, integriteti dhe sedra kombëtare. Nuk mund të thuhet se
kishin ndërmend të provokonin pjesën tjetër shqiptare, por kjo
bëhej për t' i treguar botës se ne harrojmë dhe falim. Prania e popit nacionalist serb në Tiranë, ishte e barabartë me një falje ose me një
shpërfillje tërësore të zezonës shqiptare në këto 100 vjetët
e fundit. Së paku ata politikan shqiptarë, që përpiqeshin të
tregohen më papë se papa, dinë ose duhet të dinë se për
copëtimin, deportimin dhe mjerimin e kombit shqiptar, krejt fajin ka
Serbia dhe ajo Serbi, ka bashkëvepruar me kishën ortodokse serbe në
një simbiozë satanike: Mali Zi nuk ka pushtuar troje shqiptare, por
ka zaptuar me ndihmën e Serbisë. Maqedonia nuk na pushtuar asnjë
fshat e katund shqiptar, por këto i ka bërë Serbia. Kosovën nuk e
shkëputi ndonjë vend tjetër, por Serbia. Kështu edhe me Luginën.
Në trojet shqiptare jashtë gardhit, nuk mund të gjendet asnjë
familje shqiptare që nuk është prekur apo shituar nga pushteti
serb nga viti 1912-1999: ndonjë familjeje i kanë vrarë dikë,
ndonjërës i kanë dëbuar dikë në Turqi, ndonjërës në Perëndim,
ndonjërës në Bllacë e Kukës, ndonjërës i ka burgosur dikë.
Kisha serbe nuk është penduar kurrë, përkundrazi, ajo ka bekuar
vrasësit.
Sot
kryepopi i tyre merr guximin të sjellë me vete vandalë dhe
provokojë në qendër të Tiranës. Nuk do të kishte asgjë të
keqe të ftohej një serb i penduar, por ai erdhi për t' u krekosur,
për të treguar se është patriot serb, jo për të treguar se
është njeri në shërbim të zotit. Ai ofron bashkëjetesë me
shqiptarët, vëllazërim-bashkim, pasi humbi Kosovën. Ai di shumë
mirë ose duhet ta dijë se kishat ishin ilire dhe se morën
krishterimin prej nesh. Ky pop në kundërshtim me mësimet
krishtere, shpall Kosovën tokë të shenjtë serbe. Për një
besimtar të moralshëm, vende të shenjta nuk mund të shpallen
tokat e huaja, e aq më pak ato jashtë atij vendi ku ka vepruar
profeti.
Sa
për krahasim: edhe sot, 69 vite pas LDB, nëse hebrenjtë zënë një
nazist gjerman, do ta arrestonin dhe, nuk do të toleronin kurrë
aterrimin në tokën e tyre një gjerman që përkrah nazizmin. Ne 15
vite pas lufte, sillemi sikur me serbet të mos kishim luftuar, por
sikur të kishim luajtur top.
Bashkëpunim
po, por pasi të kenë kërkuar ndjesë, sepse ai që shpërfill
tragjedinë e pësuar siç bëjmë ne, tragjedia mund t' i
përsëritet. Nuk mund t' i falet asgjë një njeriu që nuk kërkon
ndjesë.
Personalitete
tona politike ishin ashtu siç jemi mësuar t' i shohim dhe
përjetojmë: të nënshtruar para të huajve, pa marrë parasysh se
a gjednen para një politikan të huaj apo para një fundamentalist
fetar të huaj. Kjo dëshirë e sëmurë vetnënshtrimi dhe
vetpërbuzje, ka nisur me Zogun e Serbisë dhe vazdhon akoma, sepse
politikanët tanë janë të bindur se qëndrimi prej zvarraniku, u
garanton pushtet deri në vdekje.
Ata
ishin rreshtuar në reshtin e parë si nxënës të fillores dhe
shenjtëronin Kishën Autoqefale Shqiptare me një zaptues
nacionalist grek në krye dhe me një antikrisht fashist serb. Këta
dy popë janë aq të krishterë sa ishte Hitleri socialist në
partinë nacionalsocialiste. Ata janë fetar “par time”, pjesën
tjetër i kushtojnë kombeve të tyre në realizimin e projekteve
antishqiptare. Ata kultivojnë urrejtje kundër kombit shqiptar. Akt
burrërie, për fat, tregoi një shqiptar: Ati Nikolla Marku braktisi ceremoninë e sakrilegjit mbi kishën shqiptare dhe damkosjen e saj. Ky qëndrim meriton respekt.
Fjalën
kryesore në këtë sakrilegj kishte pasur kryepeshkopi i Kishës se
Zaptuar Shqiptare, Janutallosi. Kjo tregon se ai si mysafir nuk
respekton dinjitetin e kombit ku shërben. Kjo tregon se ai mund të
ftojë kë të dojë dhe ndihet zot shtëpie në Shqipëri. Se sa
dhembshuri ndien ai për shqiptarët, do ta kishte ftuar edhe
Millosheviçin.
Edi
Rama paska shpërthyer në fund duke i bërë të qartë se ai ka
keqpërdorë mikpritjen. Fakti mirëpo është se ai nuk ka merituar
fare mikpritje. Sali Berisha shprehej i ekzaltuar dhe në ekstazë në
facebook:„Me kete rast te dashur miq le te shprehim ne urimin me te
perzemert per vellezerit tane te besimit ortodoks dhe mirenjohjen
tone te thelle per udheheqesit e ketij besimi dhe te gjithe ata qe
ndihmuan ne ngritjen e ketij tempulli qe aq shume misheron vete jeten
e Jezusit, Krishtit mbret. Gezuar!!“
Një
ditë më vonë ja si shprehet Sali Berisha në facebook: ,”natyrisht
denoj si deklaraten e Irinej, ketij armiku te eger te shqiptareve qe
nuk duhej te ftohej kurresesi ne Tirane, ashtu dhe aktet provokuese
te ulta te suites se huliganeve serb qe e shoqeronin ate.”
Armiku
i egër ishte brenda edhe një ditë më herët kur ai ndjehej aq i
lumtur dhe nuk kundërshtoi ftesën kur duhej, por kur nuk duhej. Ai
është dashur të kthehet pas nga aeroporti "Nënë Tereza."
Ndoshta
fjalimi i nacionalistit serb Irinej, përfundimisht u ka dhënë një
leksion politikanëve shqiptar në Shqipëri, se duhet të kenë më
shumë ndjeshmëri, më shumë takt kur ftojnë apo tolerojnë ftesa
të personaliteteve serbe në Shqipëri. Dhe, duhet ta kenë të
qartë se Serbinë e kanë fqinje, aq sa kanë edhe Bullgarinë.
Edhe
një: nëse shkruan në bibël se mesha duhet të mbahet në
greqisht, atëherë le të mbahet. Nëse nuk shkruan, atëherë
shkuarja në kishë ku flitet në gjuhë të huaj, nuk ka as qëllime
hyjnore, as qëllime fetare, por qëllime politike. Në shtëpitë e
kultit ku flitet gjuha e huaj, nuk synohet devotshmëria fetare, por
asimilimi në grek, turq apo arab. Nëse zoti paska dëshirë të
flitet në objekte të kultit në gjuhë të huaja, atëherë ai nuk
i ka shpallur ato religjione për shqiptarët, sepse nuk e ka parë
të nevojshme se na duhen. Ai di shumë mirë se ne kuptojmë vetëm
shqip.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen