Politika
shtetërore palestineze nëpërmjet ambasadorit në Beograd u proklamua si politikë pro-serbe. Ai tha shkurt e qartë se Kosova nuk kan qenë
kurrë e pushtuar nga Serbia dhe se Kosova është një krijesë e
Perëndimit. Parimisht mund të kuptohet kjo deklaratë, sepse ai
flet për interesa nacionale palestineze, e jo për interesa fetare.
Shtetet nuk kanë në mes vete lidhje emocionale miqësore, por kanë
vetëm interes, dobi nacionale. Asnjë njeri me dy palë mend të
shëndosha në kokë, nuk mund të përkrahë luftën. Çdo vrasje
është traumatizim i një familje. Çdo vrasje e njeriut është një
tragjedi në vete dhe përfundimi i një bote. Lufta është fundi i
racionalitetit njerzor.
Të
gjithë popujt e Ballkanit para interesave karrieriste individuale,
vendosin interesat nacionale dhe arrijnë të na diskriminojnë dhe
dominojnë në Serbi, në Mal të Zi, në Maqedoni, në Greqi e
Turqi. Nuk kemi dëgjuar kurrë një politikan serb, malazez,
maqedonas të shpallë Vladimir Putinin vëlla, edhe pse kanë lidhje
gjaku, gjuhësore dhe fetare. Politikanët tanë kur janë në pyetje
ngritjet e tyre, i imponojnë popullit vëllazëri. Perëndimi ka dhe
do të ketë një problem me Erdoganin dhe me ata ministra turq, që
përpiqen të ndalojnë të qeshurit e grave, por jo qarjen e tyre.
Perëndimi nuk e sheh me sy të mirë nënshtrimin e Kosovës ndaj
Turqisë.
Të
shkruhet me emocione për palestinezët, është e lehtë. Kanë
shkruar edhe në kohën e Titos, sepse ishte politikë jugosllave. Më
kujtohen akoma Sabra dhe Shatila. Kështu edhe për Sajgonin,
Vietnam. Shkrimi jonë mirëpo nuk do të ketë ndikim askund në
botë. Arab janë diku 200 milion dhe kanë shumë më shumë fuqi se
sa ne për ta ndryshuar gjendjen atje. Në Arabi Saudite protestat
pro-palestineze shpallen në kundërshtim me Kuranin... Kosova ka
diku 1.3 milion banorë brenda dhe pesha e saj në politikën globale
është aq e madhe, sa e Gjylekarës (katund i
Gjilanit) për Ballkanin.
Po
nëse shkruajmë, atëherë shkruajmë kundër shtetit të hebrenjve,
edhe nëse arsyetohemi se nuk jemi kundër popullit hebre, kjo nuk do
të na ndihmonte shumë. Me atë shkrim ne do t' i dërgonim mesazhe
radikalëve se ne kemi ideale të njëjta. Ata mund të krenohen me
ndikimin e tyre. Nëse e bëjmë këtë kundër hebrenjve, atëherë
përkrahim idenë e palestinezëve se Kosova është tokë serbe e
pushtuar nga Perëndimi. Nëse luftojmë shtetin e Izraelit, atëherë
luftojmë hebrenjt që luftuan në ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Këtu injorojmë interesat nacionale dhe përplasim ide naive, me
besim naiv për drejtësi universale, çfarë nuk ekziston, por duke
shpërfillur dhe harruar se para interesit nacional, nuk kanë vlerë
bindjet e mia private. Sikur të ekzistonte drejtësia universale,
atëherë palestinezët do kishin shtetin, kurdët, baskët e shumë
popuj tjerë...Nëse jemi aq emaptik për shkak të lidhjes fetare,
atëherë urdhëresë është të heshtet se janë në pyetje
ineteresat nacionale, çfarë ne nuk i kuptojmë, nuk i dimë se
çfarë janë, çfarë qëllime kanë dhe sa mund të dëmtojnë. Nuk
i kuptojmë se nuk kemi pasur shtet dhe nuk marrim vesh se dëmi mund
të jetë kolektiv, edhe ndaj tyre që nuk e merituan.
Antiamerikanizmi
është antishqiptarizëm i kulluar. Antiamerikanizmi është
tradhti. Tradhti në Perëndim konsiderohet, kur një individ vepron
kundër interesave nacionale. Antiamerikanizmi nuk është vetëm
mosmirënjohje, por është edhe përgaditje për ta kthyer Serbinë
në Bonsteel. Serbia po punon për këtë dhe dalngadalë po pranohen
shpjegimet e saja. Harroni përrallat e Thaçit për abetare se
kufitarët kosovarë mbrojnë kufijtë. Policia serbe hyn e del në
veri kur t' i teket. Shtetin e Kosovës nuk mbron askush, e as nuk
mund ta bëjë, përveç Bondsteelit.
Perëndimi
ka ditur për akuzat ndaj Thaçit edhe më heret, por nuk i kanë
besuar, i pat kundërshtuar edhe Barnard Couchner, por kur nisi
interpretimi i intervenimit të NATO-s dhe shpallja e tij si interes
strategjik amerikan, ndryshoi çështja. Pasoi edhe luhatja e Thaçit
mes Lindjes dhe Perëndimit. Madje, madje u shkua aq larg sa
shfaqeshin edhe numra të avionëve duke u përpjekur meritat t' ia
kalojnë Turqisë. E fakti është se pa NATO, Turqia nuk do ta niste
asnjë avion, sepse pas qafe do ta kishte gjetur Rusinë. Kaq e
thjeshtë është kjo matematikë politike me interesa nacionale në
këtë planet. SHBA nuk ka pasur interese në Kosovë, për këtë
flet intervenim tejet i vonuar humanitar. Aty ku ka interes SHBA,
reagon brenda jave. Shpjegimet shqiptare Serbia ua ka dhe ua
prezanton Perëndimit. Me deklarata të tilla zhvleftësohej akti
humanitar amerikan dhe shpallet përfitim, profit. Nuk kanë
degraduar intervenimin amerikan vetëm klerik të ndikuar nga bindjet
fetare, por edhe akademik, madje edhe Rexhep Qosja tek Rudina Xhunga
e përmblodhi si “interes strategjik amerikan.“ Pas
vrasjes së amerikanëve në
Gjermani, pati edhe kërkesa për t' u tërhequr SHBA nga Kosova,
nëse ndodhë një akt i tillë në Kosovë, Amerika mund të
largohet, sepse miu nuk mund të tallet me luanin, as ta mashtrojë,
jo. Edhe një: në rezonin e politikës shtetërore gjermane është
mbrojtja e shtetit të hebrenjëve.
Çfarë
del si facit nga ky artikull? Kemi të drejtë ta dëmtojmë aq shumë
interesin nacional, aq sa i lejojmë vetes ta dëmtojmë familjen
tonë. Derisa nuk perceptojmë shtetin si grumbull i familjeve tona,
do ta dëmtojmë, rrënojmë, ashtu si morëm pjesë në rrënimin e
Jugosllavisë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen