14.08.2016

Mendime, Albert Camus

"Politika dhe fati i njerëzve janë të formuara nga individë pa ideale dhe pa madhështi. Kush ka madhështi në vetvete nuk merret me politikë."
"Do të arrijë gjithmonë çasti në të cilin duhet zgjedhur në mes soditjes dhe veprimit. Ky është çasti kur njeriu bëhet burrë."
“Për të bërë vetëvrasje, duhet dashur vetvetja shumë!"
“Njeriu është krijesa e vetme, që refuzon të jetë ajo çfarë është.”
“Çfarë është një njeri në revoltë? Një njeri që thotë jo!”
„Në çdo qoshe të rrugës ndjenja e absurditetit mund ta godasë një njeri në fytyrë.”
“E ardhmja është prona e vetme, që të pasurit me dëshirë lejojnë ta posedojë skllavi.”
"Nuk do të jesh kurrë i lumtur nëse je në kërkim të përbërësve të lumturisë. Nuk do të jetosh kurrë, nëse je duke kërkuar kuptimin e jetës."
"Ji realist, kërko të pamundurën."
"Me jetue dhe me verifikue."
"Një njeri i thjeshtë jam unë. Kjo duhet të jetë arsyeja pse jam një i keqkuptuar."
"Çdo formë e përbuzjes, nëse ndodh në politikë, përgatit ose nisë ndërtimin e fashizmit."
"Absurdi është mëkati pa perëndi."
"Unë nuk dua të jem një gjeni: unë kam mjaft probleme duke u munduar të jem vetëm një njeri."
"Nevoja për të pasur të drejtë: një shenjë e shpirtit vulgar."
"Njeriu ka shpikur zotin vetëm për të mos vrarë veten."
“Me krijue është me jetue dy herë.”
“Me krijue është me i dhënë trajtë fatit vetjak.”
"Tundimi i përbashkët për të gjitha inteligjencat është: Cinizmi."
"Revoltë është të duash një njeri, që nuk ekziston ende."
"Unë jam rebel, pra unë ekzistoj."
"Të kesh fuqinë për të zgjedhur atë që parapëlqen dhe t'i përmbahesh atyre. Përndryshe është më mirë të vdiset."
"Ferri është parajsa plus vdekja."
"Nëse ka një mëkat kundër jetës, ky nuk është aq shumë dëshpërimi, sa shpresa në një jetë tjetër, dhe lënia anash e madhështisë së jashtëzakonshme të kësaj."
"Fillimi i të menduarit domethënë fillimi për të nxjerrë diçka jashtë."
"Intelektuali është dikush mendja e të cilit vështrohet."
"Kur nuk të duan të tjerët, është fatkeqësi; mosdija për të dashuruar është tragjedi."
"Kur nuk ka më shpresë, duhet shpikur ajo."
"Disa flasin në gjumë. Njerëzit që mbajnë konferenca, u flasin të tjerëve ndërsa ata flenë."
"Njerëzit e lumtur janë si hajdutë profesional: në fund zihen."
"Nuk është rebelimi në vetvete fisnik, por ajo që kërkohet."
"Duke i dhënë shumë rëndësi veprimeve të mira, arrihet në fund duke i bërë homazh të tërthortë të keqes: pra, në fakt, ajo sugjeron se veprat e mira nuk kanë vlerë, sepse ato janë të rralla dhe që ligësia dhe indiferenca, shumë shpesh përcaktojnë veprimet e njerëzve."
"Nëse një i pasur nuk mund të jetojë pa një skllav, cili prej të dyve është një njeri i lirë?"
"Të paktën për disa njerëz, mosmarrja e asaj çfarë dëshirojnë është gjëja më e vështirë në botë."
"Për të ekzistuar vetëm një herë në botë, është e nevojshme të mos ekzistohet kurrë më."
"Kultura: ulërima e njerëzve në fytyrë fatit të tyre."
"Asnjëherë mos hiq dorë. Ke aq shumë gjëra brenda teje dhe më fisnikja nga të gjitha, është ndjenja jote për lumturinë. Mos prit jetën nga një burrë. Kjo është arsyeja pse aq shumë gra mashtrohen. Prite nga vetvetja."
"Vetëm një gjë është më tragjike se dhimbja: jeta e një njeriu të lumtur"
"Njeriu është krijesa e vetme, që refuzon të jetë ajo që është."
"Si krijues, i kam dhënë jetë vdekjes. Dhe kjo është e vetmja gjë që është dashur të bëj para se të vdes ".
"Ka vetëm një mënyrë për t'u bërë i barabartë me perënditë: mjafton të jesh mizor si ata."
"Nuk është lufta që na detyron të jemi artistë, është arti ai që na detyron për të luftuar." 
"Sa krimet kanë ndodhur për shkak se autorët e tyre nuk mund të duronin se nuk kishin të drejtë!"
"Për sa kohë që njeriu nuk e ka dominuar dëshirën, nuk ka dominuar asgjë. Dhe nuk e dominon pothuajse kurrë. "
"Dashuria mund të djegë, ose dashuria mund të zgjasë, por jo që të dyja."
"Ndoshta është më mirë për perëndinë të mos i besojmë."
"Nëse mund të jetë njeriu i shenjt pa perëndi, është i vetmi problem konkret që unë njoh sot."
"Bota në vetvete nuk është e arsyeshme: kjo është e gjitha që mund të thuhet. Por ajo që është absurde është ballafaqimi i kësaj paarsyeshmërie me dëshirën e dhunshme për qartësinë. Absurdi varet sa nga njeriu, aq edhe nga bota dhe për momentin është lidhja e tyre e vetme."
"Absurdi është arsyeja e ndriçuar, që konstaton kufijtë e tij."
"E keqja që është në botë, pothuajse gjithmonë vjen nga injoranca dhe, qëllimet e mira, mund gjithashtu të dëmtojnë në qoftë se nuk ka mirëkuptim."
"Liria s'është gjë tjetër veçse një shans për t'u bërë më të mirë, ndërsa skllavëria, është siguria e të qenit më të keqit."
"Çdo njeri është një kriminel pa e ditur atë."
"Imagjinoni perëndinë pa burgje. Çfarë vetmie! "
"Unë njoh vetëm një detyrë për mua dhe kjo është: të dashuroj."
"Nëse njeriu nuk është në gjendje të pajtojë drejtësinë dhe lirinë, atëherë ai është i paaftë për çdo gjë."
“Pasioni më i madh i shekullit XX është: servilizmi.”
"Në vend të vrasjes dhe vdekjes për t'u bërë ata që nuk jemi, duhet të jetojmë dhe lejojmë të jetojnë për të krijuar atë që ne me të vërtetë jemi."
"Vetëm një filozofi e përjetësisë, në botën e sotme, mund të justifikojë mospërdorimin e dhunës."
"Integriteti nuk ka nevojë për rregulla."
"Çfarë është njeriu? Është ajo forcë e cila gjithmonë bën balancimin e tiranëve dhe perëndive."
"Zoti është vetëm njëri prej tjetërsimeve të egos."
"Liria është e drejta jote për të mos gënjyer."
"Një burrë, në qoftë se mund t'i besoj mikut tim, ka gjithmonë dy karaktere: të vetin dhe atë që i atribuon gruaja e tij."

Nga frengjishtja lis bukuroca

Albert Camus (i lindur më 07.11.1913  largohet nga jeta, por jo nga bota, pas një aksidenti komunikacioni më 04.01.1960) është nobelist dhe njëri ndër shkrimtarët dhe filozofët më të mëdhenj francez të shekullit XX. Romani tij I HUAJI është njëra nga veprat më të rëndësishme të ekzistencializmit. Në qendër të përsiatjeve të tija filozofike ishte absurditeti: vdekja si përfundim absolut dhe fatalitet i pashmnagshëm. Për ta tejkaluar absurditetin, ai rekomandon revoltën e përhershme dhe si vlerë konsideron solidaritetin njerëzor dhe dashurinë.


                           

Keine Kommentare: