Revista shkencore spektrum (edhe shtëpi botuese e veprave shkencore) në faqen e vet spektrum.de duke iu qasur gjetjeve të publikuara në "Journal of Sexual Medicine" të mjekëve ligjorë nga Frankfurti, Lena Lange dhe Markus Pazeller, raporton për 38.000 autopsitë e analizuar të 45 viteve dhe njofton se dy, në 1.000 veta, përfundojnë në arkivol me aktin seksual. Në 99 raste, pra 0,26 përqind, ishte seksi shkaktari vdekjes.
99 prej tyre ishin burra dhe vetëm tetë gra. Si e rrezikshme për jetën e burrave pas moshës 50 vjeçare ishte konstatuar mosbesnikëria bashkëshortore, raporti me një dashnore, apo kur një zonjë vinte në shtëpinë e tij për t’i ofruar shërbime seksuale me pagesë.
Nuk po e quaj prostitutë si artikulli në gjermanisht, sepse ai që paguan favorizon dhe mundëson atë veprimtari, sepse tregu ofron çdo shërbim që paguhet. Në raste të tilla burri është lavire kurse gruaja është shërbim-ofruese. Mund të merret me mend se shumica e burrave, do të shiteshim si specat në treg, nëse gratë do të paguanin dhe, do ta kishim konsideruar punë, jo prostitucion. Ashtu siç e quajmë prostitutë atë që shitet, por jo atë që blen.
Sidoqoftë, si shkaqe të vdekjes gjatë aktit numërohen stresi, shqetësimi tepër i madh dhe si pasojë, zemra nuk mund më të ruajë bashkëveprimin. Pason infarkti ose probleme tjera të zemrës dhe përfundon jeta. Ky është burimi i të dhënave që citon revista: https://www.sciencedirect.com/science/article/pii/S1743609517313784
Për të braktisur këtë planet më lezetshëm se gjatë lindjes, numërohet disa parakushte, që duhet t’i plotësojë burri: një sëmundje, për shembull arterioskleroza ose problemeve tjera të zemrës. Studiuesit gjatë autopsisë kanë gjetur gjithashtu gjakderdhje në tru, apo zgjerim patologjik të një arterieje të zemrës. Përafërsisht një e treta e rasteve të vdekjeve ishte për shkak të masturbimit. Nga 61 të mbetur, 43 ishin në shtrat me një dashnore ose me një ofruese të shërbimit seksual, nga rezulton se aferat jashtëmartesore, ishin të rrezikshme për zemrën e burrit dhe me përfundim fatal.
Një studim tjetër i realizuar në SHBA nga „Aapo Aro Instituti i Zemrës Cedars-Sinai“ në Los Axheles ndriçon një fenomen krejtësisht të ndryshëm për vdekjen gjatë aktit seksual. Nga 4500 raste të vdekjes së papritur kardiake të regjistruar në Portland për një periudhë dhjetë vjeçare, kanë gjetur se në 34 raste arrestimi kardiak ka ndodhur disa minutave pas aktit. Vetëm çdo i treti ishte rikthyer në jetë nga partnerja. Intervenimi i gruas për ringjallja kardiopulmonare mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e mbijetesës pas arrestit të papritur kardiak. Natyrisht, nëse gruaja nuk trishtohet dhe fillon menjëherë me ndihmën e parë. Nëse jo, burri përfundon të gjitha veprimtaritë.
Këto ishin faktet shkencore. Budizmi raste të tilla do t’i shpjegonte me karmën. Ndoshta burrit i kthehet një karmë pozitive dhe kalon në nirvanë, në gjendje të pagjendje ku pushojnë të gjitha vuajtjet, kurse gruaja përjeton një karmë negative. Sepse sipas budizmit, çdo vepër kthehet me krejt intensitetit e vet. Në hinduizëm ku thuhet se ekzistojnë diku 3 milionë perëndi, në një ndodhi të tillë mund të jenë përzier disa zota. Ndonjë i dashurisë, ndonjë i varfërisë, i epshit, ndonjë i tradhtisë dhe ndonjë i vdekjes…
Sipas monoteizmit pa dëshirën e zotit nuk bëhet gjë. Kjo domethënë se zoti dërgon burrin në një seancë horizontale për t’ia marrë shpirtin gjatë kënaqësisë, kur njeriu mendon se po përjeton një dalldi absolute. Nëse zoti merr një vendim të tillë, duhet të ketë parasysh tri projekte: një shpërblyes dhe dy dënuese. Burri shpërblehet, gruaja që shërben dënohet dhe traumatizohet dhe ndoshta mbetet edhe pa lekët dhe dënimi i tretë, i shqiptohet bashkëshortes së të ndjerit. Nëse e ka, nëse jo, atëherë dënimi i tretë bie.
Nuk ka asnjë dyshim se vdekje për burrin është shpërblim në krahasim me përjetimin e gruas.
Nëse kjo është e besueshme, atëherë rezulton se në Gjermani, zoti ua merr shpirtin gjatë aktit, kurse në SHBA, disa minuta pas marrëdhënies seksuale. Amerikanëve u lejon ta ndezin edhe një cigare dhe të shkëmbejnë disa puthje falënderuese. Sipas atyre fakteve, mund të besohet se zoti parapëlqen amerikanët. Arsyen e din vetëm ai.
Vdekje më pak trishtuese dhe pa dhembje, nuk mund të përjetojë njeriu! Por, pse vetëm dy veta në 1000 trajton zoti në këtë mënyrë, nuk dihet, por mund të hamendësohet: ndoshta ai njeri ishte shumë i drejtë dhe shumë dinjitoz, prandaj braktis jetën pa vuajtur dhe pa u dergjur.
.......................................
Libra nga Lis Bukuroca
Ngjyrat e dashurisë, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen