Përshtypje më bëri
reagimi i Jakup Krasniqit, ish-kryetarit të Kuvendit dhe ish-antarit
të PDK-së. Reagimi ishte i drejtë dhe shkruar bukur, por fajin për
këtë gjendje të krijuar në Kosovë- ashtu si i konvenonte
Serbisë- e hidhte tek administrata e UNMIK-ut apo ndërkombëtarët.
Këtu ka të drejtë vetëm pjesërisht: J. Krasniqi ishte anëtar i
Partisë Demokratike të Kosovës, që fillimisht kishte orientim të
majtë. Siç dihet, e majta lufton për shtresat e varfra apo me
terminologjinë komuniste, për klasën punëtore. E djathta, siç
perceptohej LDK, ishte parti e qendrës, dmth. që luftonte për
shtresën e mesme dhe njerëzit më të pasur. Kur Thaçi ndryshoi
partinë e tij nga e majta në të djathtë, nuk pati asnjë
kundërshtim. Në Perëndim, ku vetëdija qytetare është më e
ngritur, një parti e tillë do të kishte mbetur pa asnjë anëtarë.
Do t' i kishte humbur edhe votuesit dhe nga kjo do të kishte
përfituar një parti e majtë, në Kosovë, Albin Kurti. Mirëpo,
populli i Kosovës nuk voton programe partiake, por voton individ,
sepse pjesa dërmuese, nuk ka lexuar kurrë programin e ndonjë
partie.
Partitë tona janë
parti fisnore dhe struktura është e tillë. Edhe votuesi voton në
mënyrë fisnore duke u lidhur jo me programin e partisë si në
Europë, por me kryetarin e partisë. Kështu ka qenë edhe me LDKnë
dhe Rugovën. Kjo është arsyeja pse LDK shkon drejt shuarjes. Kur
vdes kryetari i fisit, i humbet pesha partisë.
Dhe, në atë parti
të që kishte orientim të majtë, ishte dhe Jakup Krasniqi, të
cilin Thaçi e bëri të djathtë me shkop magjik. Mund të supozohet
se PDK u bë e djathtë pas ndikimit të Erdoganit. E sigurt nuk
është, por mund të merret me mend. Mund të merret me mend sepse
partia e majtë dhe religjioni nuk shkojnë bashkë. Vllazëria e
tyre, nuk është edhe aq e karakterit politik, por lidhet shumë me
interesin, kapitalin. Erdogani ka blerë ndërrmarrjet, që sillnin
profit dhe këtë e ka bërë me ndihmën e Thaçit. Nuk dihet, por
mund të supozohet se nga shitja e këtyre ndërmarrjeve, ka
përfituar materialisht edhe Thaçi. Një ditë do të merret vesh
edhe kjo.
Partia e Jakup
Krasniqit ka qeverisur në kohën kur po rekrutoheshin shqiptarët,
kur po manipuloheshin dhe disa imam, kërcënoheshin hapur edhe në
televizor apo në media tjera. Xhabir Hamiti, si teolog musliman, që
kishte qëndrim të drejtë që nga fillimi, u ekskomunikua nga
qeveria e Thaçit. Antiamerikanizmi që përhapnin esktremistët,
shpërfillej nga shteti. Pra, Jakup Krasniqi din pakëz më shumë se
sa shkruan në atë artikull, sepse është dashur të flasë edhe
për heshtjen e tij disa vjeçare për këtë problematikë dhe
shpërfytyrimin e partisë.
Dimë të gjithë se
në Kosovë po bëhej gara se kush kë po ftonte për iftar, kush po
harxhonte më shumë dhe kush kishte ngelur pa u fotografuar duke u
falur. Krejt elita politike kosovare qe përfshirë në manipulimin e
popullit. Në neosmanizëm rrëshqiti edhe Rexhep Qosja dhe kështu
po fisnikëroheshin ata dhe i paraqiteshin popullit si kontribues të
çështjes kombëtare. Madje qenë trimëruar aq shumë, sa
shpresonin se mund të merrnin edhe pushtetin.
Partitë politike në
Gjermani nuk shkojnë në kishë për t' iu nënshtruar priftit për
Krishtlindje, sepse shteti është i ndarë nga religjioni.
Kancelarja Merkel nuk shkon tek një peshkop për t' i uruar
Krishtlindjen popullit, por ia uron nga zyra ku e ka votuar populli,
me flamurin gjerman pas shpine, jo me flamurin e krishterimit. Tek ne
po bëheshin gara se kush do të fotografohej i pari në një xhami.
Dhe, quanin veten shtet laik, që po përgatitej për të hyrë në
BE.
Sidoqoftë
ekstremizmi në Kosovë është rritur viteve të fundit dhe hedhja e
fajit tek të hujat, nuk i çliron ata nga përgjegjësia. Kosova
rrugën që pat marrë me politikanët e vet, nuk po përgatitej për
BE, por për të hyrë në Perandorinë Osmane. Erdogani është
patriot turk. E donë vendin e vet dhe punon për vendin e vet.
Veproi si Putini, por populli turk e donë atë. Idetë populiste të
tija janë të mira për njerëz që u besojnë përrallave, për ata
që lexojnë abetaren, sepse ai nuk ka investuar në Kosovë për të
humbur apo ndihmuar Kosovën, por për t' u pasuruar vet. Shteti i
Kosovës sot është aq i sigurt, sa është edhe shteti i SHBA-ve.
Kosova nuk ka nevojë për mbrojtje tjetër, por për bashkëpunim.
Nuk ka asnjë dyshim
se kishte perëndimorë që luftonin për krijimin e kombit kosovar
dhe ky komb do të krijohej duke mbishquar idetitetin fetar. Duke
parë se çfarë flamuri na vizatuan dhe çfarë himni na komponuan,
nuk mund të pritej prej tyre të luftojnë për identitetin
shqiptar. Ata pasi njohën politikanët tanë mirë, merrnin në
konsideratë ndjenjat e Serbisë. Ata nuk deklaroheshin hapur për
këtë komb kosovar, “nation building” por kishin gjetur tek ne
ideologët e gatimit, që po kryenin detyrën e tyre. Dhe, ata nuk do
të pushojnë.
Perëndimorët dinë
se në kontinentin e Amerikës, Azisë dhe Afrikës, janë krijuar
shumë kombe pasi janë krijuar shtetet, kurse në Europë, kombet
kanë krijuar shtete. Identiteti kombëtar në Europë ka peshë
tjetër, sepse kombet e sotshme europiane kanë histori mijëvjeçare
e nuk janë rezultat i shpërnguljeve dhe migracioneve siç janë në
kontinentin e Amerikës, e as kombe si rezultat i shteteve të
krijuara, siç janë në Afrikë. Si do që të jetë, neglizhenca e
shtetit të Kosovës, shpërfillja, ka ndikuar deri tani në vdekjen
e 16 të rinjve shqiptarë dhe traumatizimin e 16 familjeve. Do të
ndodhin edhe tragjedi tjera. Shteti i Kosovës duhet t' u bëjë
atyre apel të kthehen në atdhe dhe të angazhohet në riintegrimin
e tyre në shoqëri, e jo të kërcënojë ata. Kërcënimi detyron
ata të mbeten atje deri sa të vriten. Shteti i Kosovës nuk duhet
të marrë pjesë në vrasjen e qytetarëve të vet. Deklaratat e
tyre mund të ndikojnë në arrestimin e indoktrinuesve dhe
rekrutuesve...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen