Edward
Snowden tha se kalifi i vetëshpallur është stërvitur nga Mosadi,
shërbimi sekret i Izraelit dhe se kanë pasur një qëllim:
grumbullimin e terroristëve nga gjithë bota në një vend për të
bërë shuarjen e tyre më të lehtë. Strategji të tilla
janë përdorur shumë herë edhe kundër mafies. Ka vrarë vet
policia një mafioz dhe klani i prekur ka akuzuar klanin kundërshtar
dhe kështu ka nisur lufta në mes tyre deri në zhdukje.
Shtypi
gjerman bën të ditur se nga veprat e tyre barbare, madje
distancohet edhe Al Kaida. SHBA për shkaqe humanitare vendosi tani
të reagojë për të marrë në mbrojtje pakicën fetare jezide.
Jezidët janë kurd dhe në tërë botën janë diku 500 mijë
besimtarë. Në Gjermani 60.000. Islamistët i akuzojnë ata si
nderues dhe lutës të djallit. Në fakt ata nuk pranojnë
ekzistencën e djallit dhe nuk përmendin këtë emër sepse sipas
tyre, me këtë ofendohet zoti. Jezidizmi është religjion monoteist
dhe diku 4.000 vjet i lashtë.
Intervenimi
nuk do të zgjasë shumë sipas kryetarit amerikan. Kjo tregon se ata
do të lihen të vriten në mes vete. Nuk thuhet hapur, por bazuar në
qëndrimet perëndimore, shpresa është e madhe që ata të
shfarosen në mes vete. Shtypi gjerman informon se grupi terrorist
“Shteti Islam në Siri dhe Irak” lufton për shtet fetar sunit,
“Gottesstaat”, shtet të zotit e quajnë në gjermanisht. Ai
financohet nga dhurues të Katarit dhe Arabisë Saudite. Aty luftojnë
brigada internacionale nga tërë bota... “Hisbollah” domethënë shqip: Partia e Allahut.
Gabimin
më të madh që bën Perëndimi është këmbëngulja për të
përhapur demokracinë. Kryesisht liritë dhe të drejtat e njeriut.
Shumë popuj nuk duan këtë rend, as barazinë gjinore, jo, por e
konsiderojnë degjenerim. Vështirësi trishtuese kemi edhe ne me liritë dhe të drejtat e njeriut. Një është aprovimi, diçka tjetër është zbatimi i tyre. Shumë popuj janë mësuar me despotizmin dhe demokracinë nuk e përjetojnë
ndryshe, pos si mundësi për ta rrëzuar këtë rend dhe rikrijuar
shtet fetar. Opozita në Turqi akuzon Erdoganin për iranizimin e
vendit. Claudia Roth e të gjelbërve në Gjermani, që po përcjell zgjedhjet e kryetarit atje, kritikoi Erdoganin se po manipulon
me ndjenja fetare të njerëzve dhe se Turqia e Erdoganit, çdo ditë
e më tepër, largohet nga standardet europiane. Ai në fjalimet e
tij mburret se është sunit dhe krytarin gjerman, e pat quajtur
pastor, prift.
Fanatik
të tillë fetare ka edhe në Izrael. Atje janë diku 700 mijë
hebrenj ortodoks, që në sjelljet e tyre nuk ndalojnë nga mullat e
Iranit. Gratë e tyre nuk u flasin të huajve për dore, nuk punojnë
bashkë me burra, nuk kanë kompjuter apo televizor në shtëpi dhe
kanë deri në 15 fëmijë. Kështu qe raportuar në një program
dokumentar gjerman. Ekstremistët e tillë i bashkon urrjetja deri në
një pasion marramendës për ta zhdukur njëri tjetrin, për një
mit dhe legjend hyjnore, që besojnë ata. Edhe pse në fakt populli
arab dhe populli hebre, kanë mijëra arsye më shumë për ta
respektuar njërin tjetrin se sa për të vrarë.
Në
Egjypt pat fituar vëllazëria muslimane dhe u rrëzua me puç. Puçin
e pranoi populli. Perëndimi duhet të kuptojë se demokracia nuk
është lëndë, që mund të eksportohet si kompjuterët, makinat, e
avionët. Demokracia që njeh sot perëndimi nuk është rezultat i
politikanëve, por urdhër i dijetarëve, i arsimimit, emancipimit
dhe i iluminizmit, që nga renesanca italiane, iluminizmi francez e
këndej. Dijetarët e mëdhenj në Europë janë djegur në stivë
drush, janë qelbur nëpër bodrume kështjellash mesjetare, kanë
rrezikuar jetën dhe kanë arritur të dëbojnë religjionin nga
shteti. Në histori ka hyrë si luftë kundër obskurantizmit. Në Kosovë kërkohet ministri dhe depërtim në shtet.
Procesi
i ndarjes nga religjioni në Europë, ka zgjatur gati dy shekuj. Këtë
ndarje shumë popuj nuk e duan, sepse ata përjetojnë despotin si
instancë më të sigurt që mbikëqyrë moralin kolektiv. Derisa në
Europë ndarje e shtetit nga religjioni është e përkryer, vendet e
Ballkanit përjetojnë të kundërtën: simbiozën. Kryesisht ne që
kemi pasur një ndarje natyrore. Një defragmentim i tillë në
bindje dhe qëndrime ka përjetuar Kosova dhe Shqipëria falë
politikanëve, që për një votë, do të ndryshonin bindjet fetare
tri herë në ditë. Dhe pa dyshim, kjo do të ketë pasoja për
shoqërinë.
Bota
do të jetojë në paqe prej atij çasti kur pranojmë divesitetet,
kur nuk përpiqemi të ndryshojmë tjetrin sipas bindjeve tona, sepse
palumturia dhe fatkeqësia nisë aty ku përpiqemi të ndryshojmë
sipas pikëpamjeve vetjake, botën dhe jo veten. Dëbimi i
religjionit nga shteti, ka mundësuar këtë paqe në Perëndim dhe
mirëqenie. Sepse religjioni për mijëra vjet nuk ka ndikuar në
lumturinë e njeriut, por në rritjen e mjerimit dhe luftërave. Të
gjitha zbulimet që janë bërë në këtë botë, që kanë ndikuar
në lumturinë e njeriut, janë bërë nga dijetarë, e nuk janë
zbuluar e nuk do të zbulohen kurrë aty ku falen besimtarët. Një
libër ka mjaftuar në kohën e shpatës, sot mijëra janë pak.
Deutschlandfunk
njofton se Madagaskar ka vetëm 13 psikiatër. Për 22 milion
banorë. Atje nuk i besojnë sëmundjeve shpirtërore, por besojnë
siç i mësojnë priftërinjtë se janë poseduar nga djalli. Me
kurimin e skizofrenisë dhe paranojës merren njerzit që kanë
mësuar vetëm një libër. Priftërinjtë merren me shërimin e tyre
duke mbajtur biblën në dorë dhe dhe duke u marrë me ekzorcizëm.
E kush përfiton ga kjo? Priftërinjtë. Aq sa më injorant populli,
aq më mirë për ta. Aq sa më injorant populli, aq më të pasur
teologët. Nuk mund të gjendet një prift apo një imam, që ndan
mjerimin me të mjerët, që falë gjysmën e rrogës së vet të
varfërve, sepse dëshiron të shkojë në parajsë. Pra, në këtë
botë, nga shumë ideologji këmbëngulet që njeriu të mbetet i
padijshëm, sepse padituria është burim i mirëqenies së
klerikëve.
Ekstremizmi
fetar domethënë vdekje. Pranimi i diversiteteve domethënë paqe në
mes popujve.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen