Tifozët
serb treguan botërisht se në çfarë derexhe janë dhe nuk arritën
të fshehin mërinë e tyre, as para kamerave. Para botës. Urrejtjen
patologjike ndaj njeriut e nënvizuan pastaj edhe zyrtarët, me
deklarartat e tyre në mediet serbe, shoqëruar me qindra komente
denigruese dhe raciste. Si kjo turmë gjykuan edhe Presidenti Nikoliç
dhe Kryeministri Vuçiç, politikan të kalitur në partinë fashiste
të quajtur “Partia Radikale Serbe“dhe ish kosovari Daçiç,
nxënësi i Millosheviçit. Që të tre deri dje ndjekës konsekuent
të ideve fashiste serbe, sot të konvertuar në nacional - demokrat,
por, kur e kërkon nevoja, i kthehen shkollës së tyre: retorikës
fashiste dhe mbrojtjen e fytyrës serbe nga njëmbëdhjetë lojtarë
shqiptarë. Nga njëmbëdhjetë futbollistë shqiptarë, që ishin të
rrethuar nga 35.000 tifozë serbe, mjaft prej tyre të çartur dhe
3500 policë të Serbisë, që vandalizmin patriotik serb, e luftonin
me pasivitet stoik. Shteti serb, që dëshiron t' i bashkangjitet BE
nuk qe në gejndje as të mundësojë ardhjen e tifozëve shqiptarë,
e as të garantojë mirëvajtjen e lojës për 11 shqiptarë të
paarmatosur. Aty Serbia dëshmoi se nuk ka adiminsitratë funskionale
shtetërore, por një Qeveri për televizor.
Britmat
“vritni shqiptarë, deri sa të mos mbetet asnjë”, nuk janë
nxitje për një duel sportiv, por janë yshtje dëshpëruese, që
bëhen gjatë një lufte të armatosur. Normalisht, në këtë çast
ose është dashur të nxirren nga stadiumi ata patriot serb, ose të
ndërpritej loja. Nën atë trysni psikologjike, me thirrje për
vrasjen e lojtarëve kundërshtarë, shqiptari nuk ka mundur të
luajë i papenguar emocionalisht.
Policia
serbe nuk intervenoi sepse në Serbi është normale të urrehet
shqiptari. Në Serbi është normale të urrehet kroati, boshnjaku,
slloveni, gjermani, austriaku, italiani, francezi, anglezi,
amerikani, bullgari, hungarezi, e shumë kombe tjera. Për Serbinë
në vitin 2014, është normale të piskatet vritni lojtarët e
skuadrës kundërshtare.
Para
një publiku me aq shumë urrejtje, flamuri nuk ka qenë i nevojshëm
për të provokuar publikun, do të kishte mjaftuar edhe një gol i
skuadrës shqiptare, për t' i derdhur huliganët serb në stadium.
Ata nuk u penguan nga 3500 polic serb, që kundër popujve tjerë,
ishin në gjendje të mbillni tmerr viteve të 90. Tani, nuk arritën
të ndalin qindra huligan. Loja nuk u ndërpre pse zbriti flamuri në
stadium, por pse zbritën huliganët. Të rasyetohet qëndrimi i
huliganëve, është politikë nacionaliste, fashiste dhe raciste.
Sepse përligjet vepra e tyre duke gjykuar me nivelin dhe „IQ”
e tyre.
Ajo nuk
ishte në fakt një ndeshje sportive. Serbet nuk e përjetonin si të
tillë. Trishtimi se mund të humbnin, i kishte katapultuar ata në
një gjendje paniku. Çdo qeveritarë serb, që është në gjendje
të mendojë, reagimin vandal, e arsyetoi
me provokimin. Asnjëri nuk përmendi thirrjet fashiste për zhdukjen
e shqiptarëve. Një njeri që lejon të provokohet, tregon se i
mungojnë aftësitë kongnitive për ta kontrolluar gjendjen e vet
dhe reagon në mënyrë instiktive, ashtu si reagon edhe kafsha. Një
njeri me këtë kapacitet
mendor, mund të ndërsehet si qeni dhe mund të komandohet si
kafsha. Nëse gjykojmë sipas atij shpjegimi të filozofisë serbe,
atëherë kemi të drejtë edhe të dhunojmë gra nëpër rrugë nëse
janë me fustane të shkurtër. Jemi të provokuar, ne burrat e
Ballkanit. Nëse jemi në një plazh nudist, atëherë mund ta
pallojmë majtas e djathtas, sepse edhe aty jemi të provokuar. Të
këtij niveli intelektual, ishin përligjet e politikanëve serb që
në bazë të biografive të tyre në partitë radikale, mund të
krahasohen me nacional-socialistët e Hitlerit.
Shtypi
botëror informoi gjerësisht për këtë. Edhe sot ngjarja është e
pranishme në të gjitha gazetat. Në ditën e parë dominuan
shpjegimet serbe, në të dytën nisën çarjet dhe tek sot, nisi të
integrohet edhe pikëvështrimi shqiptar. Të vërtetën shqiptare ka
ndihmuar shumë edhe deklarata e një zyrtari serb që flamurin e
krahasoi me kryqin e thyer fashist dhe kokën e Hitlerit në një
stadium të Izraelit. Ndoshta kjo ishte arsyeja pse gazetat gjermane
shpjeguan me disa radhë veprimtarinë e Ismail Qemali dhe Isa
Boletinit. Kështu lexuesi ka mundur të gjykojë pse ato dy
personalitete historike, që kanë luftuar kundër pushtimit osman
dhe serb, paskan merituar të krahasohen me një psikopat si Hitleri.
Edi
Rama duhet të shkojë në Beograd. Roli tij në Ballkan është i
madh. Ai ka ndikim të madh në tri shtete. Pastaj ai ka fituar
besimin e kancelares Merkel dhe duhet të vazhdojë me rolin e fituar
për zbutjen e egërsirave të Ballkanit. Ai duhet të flasë
atje edhe për Luginën, kundër degradimit të komunës së
Preshevës në një bashkësi lokale dhe të ngulë këmbë në
hapjen e një spitali, sepse nëpër spitale serbe, shqiptarët
paguajnë nga 100 deri në 2000 euro. Gratë preshevare nuk mund të
lindin në Preshevë, por udhëtojnë në Vranjë, e as të rinjtë
shqiptarë nuk mund të marrin patentën aty, por në qytetin serb,
në Vranjë. Ndër shumë arsye tjera, edhe ky është motivi pse Edi
Rama duhet të shkojë në Beograd. Nëse duanë ata, le ta anulojnë
vizitën...
Nëse
Serbia nuk është në gjendje të luajë futboll me vendet e
Ballkanit, çfarë kërkon atëherë në BE me këtë skuadër
politike radikale?
PS.:
Nuk dihet nga erdhi ajo fluturake dhe kush kishte vizatuar atë
flamur. Nuk është flamuri aktual shqiptar. Një sfond i zi si ai i
“Shtetit Islamik”, nëse nuk është vepër e ndonjë shqiptari
me arsim inferior, atëherë ky flamur është vepër e Sigurimit
Sekret serb. Nuk është i lehtë kalimi i kufirit me fluturake dhe
atë vizatim në pëlhurë... Dje
b92 raportotoi se fulturakja është nisur nga një
kishë afër stadiumit. Kur një vepër mbetet pa autor, atëherë
zakonisht qëndrojnë pas Sigurimet Sekrete. Nëse e kanë bërë
shqiptarët, atëherë në mënyrë masive njoftoi botën me dy
personalitete tona dhe Shqipërinë etnike.
Sidoqoftë,
nga oxhaku i fisit të Berishajve pati
mbështetje për vandalizmin racist të Serbisë. Një
fjalë e urtë shqipe thotë:” Çka ka shpija kallxon fmija!“
GAZETA BLIC
GAZETA BLIC
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen