Sjellja
e lojtarëve shqiptarë ishte e drejtë. Për çdo lavdatë. Dikush
kërkon prej tyre gjakftohtësi. Është lehtl të kërkohet nga
divani, por tepër vështirë t' i përmbahesh në stadiumi, ku pa pushim jehon
“vritni shqiptarët.” Nuk mund të gjykohet për veprime
njerëzore duke përjashtuar apo pezulluar përkohësisht natyrën
njerëzore. Për të shpërfillur flamurin, njeriu duhej të ishte
tepër gjakftohtë, i paprekur emocionalisht dhe tepër shumë i
ekuilibruar apo edhe bosh në aspektin kombëtar.
Disa
analistë kërkojnë nga lojtarët shqiptarë të kishin ulur kokën
dhe duruar nënshtrimin dhe poshtërimin publik, por lojtarët tanë
befasuan dhe kundërshtuan. Të reagosh në atë mënyrë i rrethuar
me dhjetëra mijëra serb, flet për një komb dhe arsyen pse ai
ekziston. Futbollistët shqiptarë nuk u treguan primitiv me këtë
akt, por reaguan ashtu siç do të kishte reaguar çdo lojtarë në
botë, që duke luajtur top, mbron flamurin e vet që valëvitet në
tribuna. Kjo qe e ndaluar për shqiptarët dhe megjithatë, pranuam
lojën. U qe ndaluar edhe publiku, por megjithatë, pranuan lojën.
Heshtën edhe kërcënimin me vrasje, por nuk duruan t' u merret
flamuri me të cilin tash e diku 600 vjet rrëzohen e ngrihen, por
nuk e lëshojnë nga dora.
Krahasimi
i lojtarëve me Adem Jasharin është krahasim i poshtër, sepse
degradon sakrifikimin e tij. Adem Jashari nuk ka luajtur futboll me
policinë serbe. Sidoqoftë, sa here kemi mospajtime me Turqinë apo
Serbinë, shfaqen shqiptarët që mbrojnë ato dy shtete. Serbia po
mbrohet mirë me liderët fashistë të saj, me mbesën e Berishës
dhe Serbia nuk ka nevojë për satelitë shqiptarë.
Nuk
është e rastësishëm zgjedhja e Olsi Ramës si drejtues i saj. Kjo
është planifikuar mirë nga Shërbimi Sekret serb. Serbia kishte
përgatitur diçka, por nuk funksionoi si duhet. Mund të na duket
simpatike notimi i flamurit mbi Beograd, por është tepër vështirë
të besohet se është vepër e një shqiptari. Për ta bërë këtë
një shqiptar i Kosovës, siç deklarohet, apo disa nga Maqedonia,
siç shkruajnë, apo disa nga Zvicra, apo një nga Kukësi, ai apo
disa veta, duhej të shkonin disa ditë më herët në Beograd, të
gjenin stadiumin në qytetin e panjohur, të flinin diku dhe
natyrisht, të merrnin me vete fluturaken dhe posterin. Krejt
organizmi, numri i madh i policëve flet për pamundësinë e një
organizimi të tillë të përkryer. Sikur ta kishte bërë një
njeri vet, do të kishim pasur tashmë informata të qarta dhe jo
disa. Po kush e bëri këtë?
Qeveria
serbe refuzoi shqiptarët në stadium sepse ajo dinte se diçka po
përgatitej. Këtë ua kishin thënë edhe perëndimorëve. Ata dinin
se diçka do të ndodhte. Meqenëse ata dinin, ata e kishin
përgatitur vet. Po arsyeja? Qëllimi tyre ishte të anulohej vizita
e Edi Ramës dhe të dëmtohej Shqipëria. Drejtues i fluturakes do
t' ishte Olsi Rama. Olsi Rama ka bërë këtë me kërkesën e Edi
Ramës dhe pas Ramës, qëndron shërbimi amerikan dhe krejt kjo, do
të diskutohej me Putinin.
Qeveria
serbe mendoi se Rama do të reagonte në mënyrë primitive, me
hakmarrje dhe pastaj do të na hidhnin fajet. Rolin që ka luajtur
Edi Rama në Berlin, ata nuk e kanë përpunuar akoma. Serbia dhe
Berisha punojnë për largimin e tij. Serbisë i nevojitet një njeri
si Berisha, që Perëndimi nuk e donë, jo një si Rama, që pranohet
me respekt.
E dyta:
Po vinte Putini dhe ata kishin menduar se situata do të eskalonte më
shumë dhe në këtë çast, do të flitej për Mitrovicën.
Nevojitej një casus belli. Për këtë sigurisht ka munguar pajtimi
dhe guximi i Putinit dhe krejt projekti, ka rënë në ujë. Biseda
me dyer të mbyllura, është bërë për të diskutuar këtë
dështim. Deklaratat dhe ofendimet e qeveritarëve serb bëheshin për
ta rrënuar vizitën e Ramës. Me Putinin ata bëjnë presion
psikologjik mbi Europën. Reagimi tyre nuk ishte normal. Nuk ishte
normal justifikimi i veprave të huliganëve nga elita politike serbe
dhe krahasimi i flamurit shqiptar me atë të Hitlerit, sepse nën
flamurin shqiptarë, nuk janë pushtuar kurrë troje serbe, e as
masakruar apo djegur serb. Sikur policia të kishte penguar
huliganët, loja do të kishet vazhduar, por ajo duroi rrahjen, madje
edhe karriget.
Serbia
ka shumë frikë se Ramës po i jepet një rol udhëheqës, që do ta
dëshironin ata. Duke mos anuluar Edi Rama vizitën, ruajti
integritetin e vet dhe nuk u bë viktimë e projekteve serbe. Nëse
është vepër shqiptare, atëherë ai arriti të bëhet lajm
planetar, si Shqipëria etnike, ashtu edhe dy personalitete
kombëtare. Nëse është vepër serbe, atëherë bën publicitet për
shqiptarët, por nuk përfituan gjë, sepse planet e tyre u
kuptuan...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen