12.02.2015

Ofendime

Dhe në qoftë se kam harruar të fyej dikë, atëherë i lutem të më falë!“ Johannes Brahms
Me leje, zoti President. Ju jeni një shkërdhatë!“ Ndërhyrje e acaruar e Joschka Fischerit kundër zëvendëspresidentit të Bundestagut gjerman, pasi ai përjashton një parlamentar nga seanca, që kishte ofenduar Helmut Kohlin.
Ju jeni shembulli më i mirë për të dëshmuar se aborti nuk funksionon gjithmonë.
Nëse do të kishit nxjerrë shpirtin si imazh të jashtëm, do të kishit qenë një gogol i mirë në vresht.
Po ta them në besim, unë njoh një kirurg shumë të mirë të fytyrës.
Vallë nuk ke nevojtore në shtëpi e po zbraz gjithë këtë mut këtu?
Nëse gëlltit një mizë, atëherë do të kesh më shumë tru në stomak se sa në kokë.
Shko të lutem e luaj me diçka toksike.
Si dukej në të vërtetë fytyra jote para aksidentit?
Lindja jote ishte edhe një kontribut më shumë për ndotjen e ambientit.
A mos thash vallë prapanicë lajmërohu?
A nuk ke berber për t' ia treguar gjithë këto pallavra?
Sikur injoranca të shkaktonte dhembje, ti do të kishe qarë tërë ditën.
Sikur marrëzia të kishte mundur të frenojë, ti nuk do të kishe mundur të ngjitesh tërë ditën në breg.
Disa budallenj janë pak të ëmbël, por disa janë të ëmbël si mjalti...
Ndonjëherë unë jam i prirë të them: "Komplimentet e mia ...e ke fshehur bukur, në fakt nuk shihet fare nga jashtë se ke një karakter prej muti!"
Me atë që ti nuk din, do ta kishin përsëritur klasën dhjetë nxënës.
A më jep një fotografi tënden? Jam duke bërë një koleksion mbi fatkeqësi natyrore.
Dimë të gjithë se disa njerëz janë idiot. Megjithatë është shumë simpatike se si ata përpiqen ta dëshmojnë idiotësinë çdo ditë.
Unë vërtetë nuk mund të them se apo bëhen njerëzit më budallenj, apo thjesht toleranca ime ndaj idiotëve, është në rënie e sipër.
Një grua ka nevojë për një fantazi të shkëlqyeshme, nëse është martuar me një burrë për shkak të cilësive të mira të tij.
Intelektualisht do të kisha bërë një duel me ty, por po shoh se nuk je i armatosur.
Ka gati 6 miliard njerëz në botë, e duhej të takoja pikërisht ty!
Ti ndoshta ke ngrënë supën e mençurisë me një pirun.
Ti je shumë rezistent ndaj dijes dhe tepër alergjik ndaj inteligjencës.
Çdo gjë është e mundur, madje edhe pyetje idioteske si tuajat.
Kam ngjitur fotografinë tënde në derën e bodrumit nga brenda për të penguar hyrjen e minjve në shtëpi.
"Disa njerëz kanë kokën aq boshe, sa për rëntgen, do të mjaftonte një qiri!"
"Gjithmonë kur kam probleme, ia them këngës dhe atëherë më bëhet e qartë, se zëri im, është shumë më i keq se sa problemet e mia."
"Ne kemi dy të huaj në shtëpi: një Dikush dhe një Askush. Dikush bën gjithmonë gjëra të liga dhe prishë çdo gjë, por Askushi nuk është fajtor."
Kandili i detit jeton tash e 500 milion vjet, edhe pse nuk ka tru. Një lajm i mirë për shumë njerëz...
Kjo është një veçori e karakterit të njeriut: ata të cilët i ka fyer, ata njerëz edhe i urren.”Taciti
Ji i madh dhe mos u ndje i ofenduar për çdo vogëlsirë.“Alexander Pope
"Ofendimet janë argumete të njerëzve, që nuk posedojnë argumente." Jean-Jacques Rousseau

Nga gjermanishtja LB

                          

Nëse e çmon punën që bëhet në këtë blog dhe dëshiron të tregosh mirënjohjen, atëherë mund ta bësh duke blerë një apo disa  librat.


Shtatë parimet e dashurisëbotimi i parë qershor 2020

Ngjyrat e dashurisë (roman me Kanun erotik, vetëm për lexues të moshës madhore )

Letër burrave (I)

Letër burrave (II)

Hijedritat e jetës 2010-2017

Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten

 

Ribotime, plotësime dhe redaktime si libra elektronikë


Shtatë parimet e dashurisë, botimi i parë qershor 2020

Ngjyrat e dashurisë (vetëm për lexues të moshës madhore )

Letër burrave (I)

Letër burrave (II)

Hijedritat e jetës 2010 - 2019

Die Asylbewerber: Eine Komödie in drei Akten






Keine Kommentare: