"Me
të holla mund të blini një qen të mirë, por jo edhe tundjen e
bishtit të tij.", thotë shkrimtari amerikan Josh Billings.
Shihet se nuk paska njohur
politikanë
shqiptarë. Ata bëjnë të kundërtën: pikësëpari tundin bishtin
falas, pastaj mund të blihen dhe çdo ditë lehin për blerësin.
Tek asnjë komb në Europë nuk ka bindje për shitjen e
politikanëve, siç ka tek ne shqiptarët. Ndoshta na krahasojnë me
tregun e lopëve!
Prijësi
jonë Sulltani
Prijësi jonë Lenini
Prijësi jonë
Stalini
Prijësi jonë Mao Ce Tungu
Pirjësi jonë Tito
Prijësi
jonë Erdogani.
Cili
komb tjetër në Europë kërkon prijësin jashtë vetvetes? Me
dekada në vrap e sipër duke kërkuar babain jashtë shtëpisë. A
thua kush do ta ketë radhën?
Shkrimtarët,
poetët, piktorët, kompozitorët, artistët, filozofët, arkitektët,
arkeologët dhe heronjtë, janë biografia e një kombi. Aq sa më
shumë emra të ketë në biografinë e tij një komb, aq më shumë
ecën para. Nëse mungojnë në një vend ata më lartë dhe të
tjerë, që merren me kulturën, atëherë popujt këndojnë këngë
kreshnike dhe nuk u duhen arkitekt, sepse ndërtojnë kasolle. Nuk u
duhen artistët, nuk u duhen arkeologët, kanë plakun e katundit dhe
nuk u duhet as filozofët. Dhe, ai plak thotë: ´"ktu niherë u
kanë kshtu..." dhe mbete ashtu pa bërë asnjë hap para. Plaku
është përtypës i ideve të lashta dhe aty njeriu jeton jetën e
huaj, jo të veten.
Paska
ditur Ali Ahmeti, paska ditur Qeveria e Kosovës për sulmin, që po
përgatitej dhe askush nuk ka marrë masa për parandalim. Barazia
askujt nuk mund t' i dërgohet nga jashtë. Madje një zonjë me një
letër kërkon edhe tërheqjen e Jahjagës, nëse nuk nxjerr burrin e
saj nga burgu. Thuase me urdhër të Qeverisë ka shkuar ai atje.
Gjakderdhja ka mundur të pengohet, sepse Ali Ahmeti qysh të shtunën
është dashur ta rrëzojë Qeverinë, para se të nisë bombardimi.
Shtëpitë nuk duhet rindërtuar aty, të ndërtohen të reja diku
tjetër, por ato le të mbeten ashtu si qendër memoriale dhe
qortuese e politikës shqiptare dhe nacionalizmit maqedonas.
Ali
Ahmeti: "Konflikti i Kumanovës nuk është çështje e
shqiptarëve."
Vdiqën
shqiptarë, u rrënuan shtëpitë e shqiptarëve, 66, dhe u vranë
shqiptarë. Se është çështje shqiptare nuk ka asnjë dyshim, por
nuk dihet akoma se në shërbim të kujt dhe me urdhrin e kujt.
Meqenëse qeveria e Maqedonisë nuk akuzoi Kosovën ashpër, atëherë
mund të thuhet se ishin në shërbim të Gruevskit. Se është
çështje shqiptare e tregon memecëria e Ali Ahmetit dhe Menduh
Thaçit. Ata patën frikë të pozicionohen dhe nuk ngushëlluan
popullin, kur duhej. Thaçi tha se nuk shkoi për të parë mjerimin,
sepse nuk dëshironte të fitojë vota nga mjerimi, por nguli këmbë
për t' u rindërtuar shtëpitë, çfarë e bëri për të fituar
vota. Nëse politikani nuk shfaqet, kur bombardohet populli, kur
bombardohen 66 shtëpi dhe vriten dhjetëra veta, atëherë ai nuk ka
pse të merret me politikë. Nëse ky popull voton përsëri këta
dy, atëherë, më të mirë nuk meriton.
Dorëhiqet
Gordana Jankullovska, Ministre për Punë të Brendshme.
Dorëhiqet
Sasho Mijallkov, Drejtori për për Zbulim dhe Kundërzbulim
Dorhiqet
Mile Janakieski, Ministër i Transportit dhe Lidhjeve.
MIRËPO
Jo
Musa Xhaferi, Zëvendëskryeministër.
Jo Fatmir Besimi,
Zëvendëskryeministër për Çështje Europiane.
Jo Adnan
Jashari, Ministër i Drejtësisë.
Jo Bekim Neziri, Ministri e
Ekonomisë.
Jo Abylaqim Ademi, Ministër i Arsimit dhe
Kulturës.
Jo Nurhan Izairi, Ministër i Ambientit.
Jo Lirim
Shabani, Ministri për Vetëqeverisje Lokale.
Jo Nezhdet Mustafa,
Ministër pa portofol.
Disa
politikanë shqiptarë jo vetëm se nuk meritojnë pozitat që kanë,
por duhet shpallur të papërshtatshëm edhe për facebook.
Qeveria
që bombardon shqiptarët është e themeluar me ndihmën e Ali
Ahmetit. Për të treguar se nuk pajtohen me vrasjen e shqiptarëve,
atëherë aktin më të vogël, që mund të bëjë, është largimi
nga koalicioni kriminel.
"Një
klerik i shquar në Teheran, Ajatollah Kazim Sadeghi thotë se gratë,
që vishen në mënyrë provokuese, shkaktojnë tërmete, sepse ata
provokojnë njerëzit në imoralitet." Si nuk kemi ditur këtë
në vitin 98/99 e t' i dërgonim disa pranë
armatës
serbe dhe fundosnim ushtrinë tok me Millosheviqin.
Përpjekjet
për ta shpallur vetëm Rugovën princ të lirisë dhe përpjekja për
ta shpallur vetëm UÇK-në sjellëse të lirisë, krijojnë
përçarje, përbuzje të ndërsjellë dhe rrënojnë një komb nga
brenda. Një popull i përçarë është si një familje e
shkapërderdhur, ku vetëm përçarja kuptohet. Aty përpiqen vetëm
akuzat t' i shprehin në mënyrë sa më të besueshme, sa më të
përkryer. Popujt kanë nevojë për kohezion të brendshëm dhe ai
nuk ndërtohet me paragjykime, përbuzje, mosmirënjohje dhe
satanizime.
Gjermanët
pas luftës nuk kanë akuzuar njëri tjetrin për pasojat e Hitlerit,
por kanë nisur rindërtimin e vendit dhe 15 vite më vonë, bëhen
ndër shtetet më të zhvilluara të botës. Nëse vetëm angazhimin
luftarak konsiderojmë si vepër heroike, jo edhe angazhimin
intelektual, atëherë mund të thuhet se jemi akoma popull
folklorik, me ide kreshnike. Ne mburremi akoma vetëm me vdekjen dhe
mbijetesën e përjetojmë si turp. Askush nuk mund të mohojë
aftësinë e Rugovës për t' ia marrë Serbisë të gjithë miqtë
perëndimor. Këtë rezultat popujve u duhen shekuj për ta arritur.
Shikoni kurdët, ku gjenden dhe nëpër cilat kancelari pranohen
përfaqësuesit e tyre. Lirinë e përgatiti Rugova, e përshpejtoi
UÇK, na e solli SHBA. Ky është vlerësimi i drejtë shprehur
shkurtimisht edhe pse brenda ka edhe shumë ndikime tjera. Prandaj ta
festojmë lirinë me një gotë verë, rasoj apo dhallë dhe punojmë
duke shikuar dhe ecur para. Përndryshe do të mbetemi edhe pa popull
duke luftuar për t' i sekuestruar meritat.
Kjo
jetë ishte shumë e gjatë, sa dikush ka mjaft kohë të bëhet
komunist i zellshëm, ateist i ndershëm, kolaboracionist i pasionuar
dhe prostitutë e madhe. Pastaj i jepet kohë të rrotullohet në
anën tjetër dhe të bëhet: demokrat i rreptë, fetarë i
devotshëm, patriotë i madh dhe murgeshë virgjër. Kur në një
vend ripërsëriten njerëzit në skenë politike prej rendi në
rend, atëherë nuk mund të flitet për rend demokratik, por për
lavirokraci. Për një humanist, jetë shumë e shkurtër, për një
pis, tepër e gjatë...
Patriot
është ai njeri që jep çdo gjë për atdheun dhe nuk i merr asgjë.
Tradhtar është ai njeri që i vjedh atdheut çdo gjë dhe kërkon
dëmshpërblim për vepra që ka bërë dhe që ka pasur ndërmend të
bëjë.
Babai
i Thaçit dhe Haradinajt në listat e veteranëve të UÇK-së. Nuk
di pse paskan shpërfillur tezet: le të shpallen edhe ato veterane.
"Nuk
kishte avokat më të mirë, që shpjegonte vuajtjet e popullit të
vet se sa Rugova..." Bill Clinton
"Ibrahim
Rugova ishte tradhtar..." Rexhep Qosja.
Jemi
popull shumë simpatik. Sali Berisha pat arrestuar Adem Jasharin, ne
kemi respekt për Adem Jasharin, por e duam edhe Sali Berishën. Ne
nuk e duam Millosheviqin, por e duam nëpunësinë e tij, Isa
Mustafën. Popull më simpatik, më ëmbëlak
vështirë
të gjendet në botë.
Greqia
po i kërkon dëmshpërblime të luftës Gjermanisë: a
nuk
do t' ishte me vend t' i kërkojmë: Turqisë, Serbisë, Greqisë,
Mali të Zi dhe Maqedonisë. Çdo copëtim apo pushtim joni është
shoqëruar me rrënime dhe vrasje, apo mendohet se ata kanë pasur
licencë për të na vrarë dhe plaçkitur?
Një
zonjë më kërkoi miqësi në fb.
E
pranova.
Më
pyeti, a je vërtetë i martuar.
I
thash, po, shumë i martuar dhe aty përfundoi komunikimi.
Një
çerek ore më vonë, më erdhi në mendje përsëri ajo pyetje
interesante dhe thash me vete, ta shikoj kush ishte. Nuk e gjeta. Më
kishte bllokuar. Konsiderohet e pamoralshme të jesh sot i sinqertë
dhe i martuar, thash vet me vete.
Skuadra
shqiptare qenka lutur në xhaminë e Durrësit për fitore kundër
Armenisë. Armenët janë krishterë të ritit lindor ortodoks. Nëse
edhe ata i luten zotit të vet për futboll, atëherë do t' i kemi
dy zotra në fushë. Ai që do të humb, do të thotë se nuk kishte
merituar ndihmën e zotit, ai që do të fitojë, do të thotë se
zoti im ishte më i fuqishëm. E në fakt, zoti nuk ka ndihmuar kurrë
skuadra futbolli. Fitojnë gjithmonë ata që luajnë më mirë, e jo
ata që lutem më shumë. Lutjet më të bukura që kam dëgjuar në
jetë, nuk janë ato për futbollin, jo për të fituar miliona, jo
për të kaluar provimin, por: o zot, shpëto ata fëmijë, që do të
vdesin nga uria dhe ata fëmijët që do të vdesin nga lufta.
Etnonimi
"kosovar" ka origjinë sllave. Ai që dëshiron të
ndërtojë komb kosovar, lirisht mund ta quajë veten edhe sllav. Ai
etnonim mund të përdoret për banorët e Kosovës për për të
lokalizuar derisa nuk ndërrohet ky emër. Ky etnonim është i
ngarkuar me histori serbe dhe trauma shqiptare. Kur Kosova vërtetë
të bëhet e pavarur, ose do të quhet Shqipëri, ose Dardani.
Kanuni
i Lekës është tejkaluar nga koha, dmth. nuk duhet më të
zbatohet, sepse si çdo libër që përmban rregulla, është shkruar
për një kohë dhe shoqëri tjetër. Mirëpo Kanuni na bën ndër
popuj të rrallë në botë, që kanë krijuar Kod Penal dhe Kod
Civil, madje edhe është zbatuar pa pasur një administratë, që do
të merrej me mbikëqyrjen. Sikur të tregonim atë përkushtim sot
për kushtetutat tona, që nuk i ka shkruar një njeri, por aprovuar
një Kuvend, atëherë nëse jo komb më i mirë në botë, sigurisht
do t' ishim ndër më të mirët.
Kosova
me vite kishte ngrënë krundet e Serbisë. Ai bashkëpunim ekonomik
garanton mijëra vende të punës në Serbi. Nuk është patriotizëm
në paqe ta urresh Serbinë, por të mos ndihmosh prosperitetin
ekonomik të një shteti me qëndrim armiqësor. Fjala popullore
shqipe thotë: kur përzihesh me krunde, të hanë pulat.
Shqiptarët
po ikin pse u është grabitur ëndrra, jo pse vdesin nga uria.
Shqiptarët ikin nga shteti privat i Hashimit dhe Mustafës. Po ikin
nga mungesa e shtetit të së drejtës. Shqiptarët tani po ikin nga
politikanët e vet, që i kanë rrëmbyer më shumë se kishte mundur
të grabisë Millosheviçi: Millosheviçi na pat rrëmbyer çdo gjë,
edhe nderin, por një nuk mundi kurrë: ëndrrën se do të jetojmë
në liri dhe më mirë. Këtë ëndërr
e
morën nëpër këmbë dhe e shqelmuan "politikanët"
shqiptarë.
Qesari
është bërë qen. Bismarcku
në Gjermani është një lloj rakie. Napoleoni
në Francë është shndërruar në konjak. Skenderbeu
qenka shndërruar në suxhuk dhe mund të blihet në dyqane turke në
Gjermani.
Gazeta SOT
karikatura marrë nga parti di lui
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen