Publicisti
Lis Bukuroca ne një status te tij ne Facebook qe e titullon “Kosova
është në gjendje tepër të rëndë psikike” kritikon ne
baras-vlere si partitë ne pushtet dhe ato ne opozite për
papërgjegjshmërinë qe po tregojnë për situatën politike ne
Kosove. Ai e quan pushtetin “Qeveri zvarranikësh” në shërbim
të vetvetes dhe opozitë e cilëson “revolucionare”. Ja si e
vazhdon komentin e tij Bukuroca:
“Zakonisht
situata të tilla krijojnë mundësi për shfaqjen e liderit të ri,
që nuk vjedh si qeveritarët, që nuk zvarritet si ata dhe që nuk
shkatërron si opozita. Opozita tani për tani po përforcon Qeverinë
ndërkombëtarisht dhe krijon viktimë nga ajo. Me injorancën tonë,
rehabilituam Serbinë. Me arrogancën e opozitës, do të
rehabilitohet të korruptuarit, kriminelët me pozita dhe hajdutët
nëpër qeveri. A ka potencial Kosova të nxjerrë një princ të
urtë tani, që tani kap për kërpeshi qeverinë kleptokrate dhe që
kap për frena opozitën, nuk dihet, por i duhet. As Qeveria, as
opozita nuk kanë parasysh interesin nacional, por interesat fisnore
partiake.”
Portali online: Përqasje
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen