"Baba i mirë është ai, që nderon dhe dashuron nënën e fëmijëve të vet. Nëse nuk e bën, atë mungesë dashurie dhe respekti, ia kthejnë fëmijët nesër me shpërfillje e largim. E njëjta vlen edhe për dashurinë e nënës ndaj atit të fëmijëve. Jeto si të pëlqen jeta Ty, jo si iu pëlqen të tjerëve jeta jote! Ata kanë të veten, ti ke tënden! Guxo!" LB

29.10.2020

Charles Bukowski e ka fjalën (I)

“Bota do të ishte një vend mutsihane pa gra. Gruaja është poezi. Gruaja është dashuri. Gruaja është jeta. Falënderoju, o maskara!"

“Ndonjëherë më duket se jam vetëm unë në botë. Herëve tjera jam i sigurt."

"Mos u dëshpëro pse gruaja jote të la: do të gjesh një tjetër dhe ajo do të të lërë gjithashtu."

"Disa njerëz nuk e meritojnë buzëqeshjen tonë, aq më pak lotët tanë".

“Martesa, zoti, fëmijët, të afërmit dhe puna. A nuk e kupton se çdo idiot mund të jetojë kështu dhe kjo është ajo që e bën shumica?"


“Dashuria është një formë paragjykimi. Ne e duam atë që na duhet, çfarë na bën të ndihemi mirë, çfarë na përshtatet. Si mund të thuash se e do një njeri, kur ka mijëra njerëz në botë që ti mund t’i duash më shumë, vetëm sikur t’i takoje? Fakti është se ti nuk i takon ata."

“Dashuria është vetëm rezultat i një takimi të rastësishëm. Njerëzit i japin asaj shumë rëndësi. Për këtë arsye, një q*rje e mirë nuk duhet të nënçmohet." 

"Nuk ka asgjë tjetër për të bërë përveç se të pihet, të hahet, të q*het, të merret drogë dhe me vra."

“Unë u them grave që fytyra është përvoja ime dhe duart janë shpirti im. Çdo gjë u them, vetëm për t‘i tërhequr ato brekë poshtë."

"Dashuria është një fjalë e ndytë.“

“Sikur të kisha lindur grua, sigurisht që do të kisha qenë prostitutë. Meqenëse kisha lindur burrë, çmendesha për të gjitha gratë, dhe sa më vulgare që ishin ato, aq më mirë. Megjithatë gratë - gratë që kishin vlerë për diçka - më frikësonin sepse në fund dëshironin shpirtin tim kurse unë doja ta mbaja për vete atë që kishte mbetur prej tij.“

Zakonisht çmendesha për prostitutat, sepse ishin të vështira, nuk duroheshin dhe nuk kërkonin asgjë. Dhe kur ato iknin, unë nuk humbja asgjë. Megjithatë dëshiroja me gjithë shpirt një grua të ëmbël dhe të mirë, pavarësisht çmimit të jashtëzakonshëm që dija se duhet të paguaja. Në të dy rastet isha i humbur. Një njeri i fortë do të kishte hequr dorë. Unë nuk isha i fortë. Dhe kështu vazhdova të luftoj me gratë, me vet idenë e grave."

“Gratë janë krijesa inteligjente. Ato dinë si të veprojnë. Shumicën e kohës janë burrat që shemben; janë burrat ata që hidhen nga ura."

"Por çfarë mund të bëjë një njeri i varfër? Vajzat nuk dalin për të gjuajtur punëtorë: vajzat dalin në gjueti për të gjuajtur mjekë, shkencëtarë, avokatë, biznesmenë, etj. Ne i zëmë vajzat kur ato kanë pushuar së qeni vajza, kur nuk janë më vajza - ne llupim të përdorurat, të deformuarat, të sëmurat, të çmendurat. Pas pak, në vend që të marrësh grua të dorës së dytë, së tretë, të katërt – jepi fund aty. Ose përpiquni t’i japësh fund aty.“

“Një burrë ka nevojë për një grua herë pas here, qoftë vetëm për t’i dëshmuar vetes se mund ta zinte. Seksi është një çështje dytësore.”

“Seksi është një gjë interesante, por nuk është e një rëndësie vendimtare. Kjo është, është më pak e rëndësishme nga pikëpamja fiziologjike, sesa jashtëqitja. Një burrë mund të vazhdojë për 70 vjet pa p*dh, por ai mund të vdesë brenda një jave nëse nuk i lëviz bolet."

"Martesa është vetëm q*rje e shenjtëruar dhe një q*rje e shenjtëruar gjithmonë përfundon, në mënyrë të pashmangshme, duke u bërë një mërzi,  pastaj shndërrohet në punë.“

"Gratë janë kafshë krejtësisht budallaqe, por ato përqendrohen tek mashkulli me një angazhim kaq total saqë shpesh mund ta mposhtin atë kur ai mendon për diçka tjetër"

“Dashuria është një rrugë me domethënie mjaft modeste; seksi është mjaft domethënës."

“Të dashuruarit shpesh bëhen nervozë, të rrezikshëm. Ata e humbin sensin e tyre të realitetit. Ata e humbin sensin e humorit. Ata bëhen nervozë, psikotikë dhe të mërzitshëm. Ata madje vrasin njerëz.“

Henry Charles Bukowski Jr, 1920 - 1994, ishte një poet dhe shkrimtar Amerikan. Nga viti 1960 deri në vdekjen e tij ai botoi mbi dyzet libra me poezi dhe prozë.

Nga italishtja Lis Bukuroca


----------------------------------------


Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


Keine Kommentare: