Si kuptohet që një shqiptar është në shërbim të Serbisë? Shumë e thjeshtë. Ai është i detyruar të bëjë vepra që i konvenojnë asaj. Nuk është me rëndësi si e shpjegon apo e interpreton ai veprimtarinë e vet. Nëse presim që ata të vetëdeklarohen, e jo të marrim veprat si dëshmi, atëherë kemi një problem të madh me perceptimin e botës reale dhe politikave që zhvillohen në prapavijë.
Për ta shkatërruar një komb nga brenda, pikë së pari duhet t'i satanizohen, tharbëtohen dhe rrënohen personalitetet me të cilët krenohet ai. Kur të arrihet kjo, atëherë mund t'i grahë atij populli çdo çoban, që di të veshë opinga.
Perandorët ilirë, për t'u profiluar duhej të mësonin mirë latinishten, të bëheshin romakë të mirë, të ndjeheshin krenar me: CIVIS ROMANUM SUM dhe të harronin se kush ishin. Vezirët shqiptarë, për të bërë karrierë duhej ta mësonin mirë turqishten, të thoshin TURK ELHAMDYRYLAH dhe të harronin se kush ishin. Shqiptarët në Jugosllavi, për të bërë karrierë duhej ta mësonin mirë serbokroatishten, të ndjeheshin jugosllavë krenarë, të këndonin HEJ SLOVENI dhe të harronin se kush ishin.
Që nga perandori i parë ilir, nëpër vezirët shqiptarë, deri tek Rrahman Morina, karriera bëhej në të njejtën mënyrë: duke harruar kush ishin, duke menduar si pushtuesi dhe duke punuar për interesat e tij. Nga klasifikimi morinesk mund të shpëtojnë vetëm ato personalitete që kanë lënë së paku ndonjë fjali se nuk ishin romakë, por ilirë, se nuk ishin osmanë, por arnautë, se nuk ishin jugosllavë, por shqiptarë... apo që kanë kontribuar për vendin e tyre, ose që nuk kanë dëmtuar atdheun.
Skënderbeun e gjallë nuk mundën ta rrëzojnë ushtri e sulltanë, sot mund t'i japë një shpullë dhe ta pështyjë një djalosh shqiptar. Turmën pa lider dhe kopenë pa bari, mund t'i degdisë edhe një ujk i ligsht. Serbia nga kriminele, u shndërrua në viktimë me ndihmën e lopëve dhe demave politikë shqiptarë.
Lopët politike
Në trojet shqiptare ka aq shumë lopë, aq shumë lopë politike, sa njeriu mendon se jemi hindus. Për hindusët lopa është e shenjtë. Për shqiptarët, lopa politike është e shenjtë. Në Indi, lopët mund të pëllasin në mes të rrugës. Këtë e bëjnë edhe lopët politike shqiptare. Madje edhe në Facebook. Hindusët nderojnë dhe respektojnë lopën, sepse zoti Krishna qe rritur dhe ushqyer nga lopët. Jo nga lopët politike, por nga ato të vërteta.
Populli shqiptar nuk ushqehet nga lopët e veta politike, por lopa politike ushqehet nga populli. Në Indi nuk guxon të shahet lopa apo të keqtrajtohet, edhe nëse është e shtrirë në mes të rrugës. Nëse bën këtë, mund të të rrezikohet jeta. Pra, në Indi, lopa nuk guxohet të shqetësohet.

Lopët tona politike mund të flasin çfarë të duan, të vjedhin sa të duan, të vrasin kë të duan dhe nuk ka gjykatë apo prokurori, që do të merrte guximin për t'i shqetësuar.
Lopët e shenjta në Indi u sjellin njerëzve fat, qumësht dhe fuqi pune. Lopët politike shqiptare sjellin fatkeqësi, mërgim, t'i marrin paratë dhe ta zhdukin fuqinë. Në jetën e përditshme, lopa e shenjtë në Indi mund të takohet kudo. Lopët politike shqiptare janë të strukura nëpër zyra, ku bëjnë pazarllëqet e veta të pista dhe çdo katër vite, shihen rrugëve dhe rrugicave: arave dhe lëndinave. Me qumështin e lopës, indianët përziejnë çajin dhe e quajnë “çaj” në gjuhën e tyre. Nga qumështi i lopës ata prodhojnë edhe “lashi”, një lloj kosi.

Nga lopa politike shqiptare nuk bëhet as çaj, e as kafe. As mund të ushqehet si duhet familja. Në Indi të gjitha lopët janë të shenjta. Në trojet shqiptare të gjitha lopët politike janë të shenjta. Nga lopët politike shqiptare, tani për tani mund të përjashtohen fare pak politikanë shqiptarë.
Në Indi, pra lopët respektohen pse japin qumësht, ndihmojnë në punë dhe janë të sinqerta dhe kanë parime. Tek ne, lopët politike respektohen pse vjedhin, gënjejnë dhe mashtrojnë. Lopët politike shqiptare janë edhe ato lopë që janë pasuruar padrejtësisht, por hindusi shqiptar ka shenjtëruar edhe ato, dhe duhet respektuar, edhe nëse janë të shtrira në mes të Kuvendit apo Qeverisë.

Tani për tani mund të thuhet se kemi disa hyjni si Krishna, që janë ushqyer mirë nga lopët dhe vazhdojnë të ushqehen. Nëse arrijnë të vihen në piedestal hyjnor edhe disa tjerë, atëherë nuk mbetet gjë tjetër, veçse të konstatohet se jemi bërë politeistë. Përgjithësisht mund të thuhet se lopët në Indi janë shumë të lumtura. Shumë të lumtura janë edhe lopët politike shqiptare. Si në Indi, ashtu edhe në trojet shqiptare, lopët politike kanë imunitet të përjetshëm.
Gazeta SOT
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen