17.10.2015

Nëna gjermane i shkruan birit në facebook

Në Facebook mund të lexohen tani shumë postime të neveritshme nga ata që urrejnë emigrantët. Mendja e shëndoshë dhe argumentet janë shpesh herë të pafuqishme. Kundërshtarët e refugjatëve vazhdojnë të nxisin urrejtje.
Në rastin e mëposhtëm, dikush u lajmërua me të cilin autori i atij postimi me siguri nuk kishte llogaritur: ajo ishte nëna e tij.
Përdoruesi i Facebookut poston një foto nënçmuese me tekstin e mëposhtëm:
"Kjo fotografi është treguesi përfundimtar pse emigrantët nuk kanë aftësi (dhe ata nuk do t'i kenë  kurrë ) për të fituar me punë një status të mirë në vendin tonë."
Nëna e tij lexoi mendimin e tij dhe vendosi të sqarojë diçka:
"I dashuri im..., unë urrej të ndërpresë këtë orgji raciste mes teje dhe miqve tu "mendjemprehtë".
Në të vërtetë nuk kishim kurrë ndërmend të tregonim ty për këtë. Edhe tani ndoshta nuk duhet ta bëj, por ti vërtetë e ke tepruar. Pra, ti e meriton.
Desha të të them se ne, ( babai jot dhe unë ) para 23 viteve të kemi marrë bir në shpirt  (kur ti ishe dyvjeçar) nga një familje armene, e cila në atë kohë jetonte në Sofje, Bullgari.
Këtu nuk ka asgjë për çfarë njeriu duhet të turpërohet. Ti u bëre një bankier i suksesshëm me një jetë mrekullueshme. Unë besoj se këta 'emigrantë të pistë' me 'gjene të pista' janë në gjendje për të arritur diçka në jetën e tyre.
PS.: Megjithatë ne të presim për drekë të dielën. Do të përgatisë spageti bolonjeze. Shpresoj se nuk do të jetë  ushqim shumë 'i të huajve' për ty. "
shqipërim nga gjermanishtja LB


Marrë nga Huffingtonpost

Keine Kommentare: