1
Fetarët
krijonë vllezëri duke u bazuar në religjionin e njëjtë dhe
quajnë vëlla, vetëm atë që ka bindje të njëjta.
Adhetari
quan vëlla tjetrin duke u bazuar në gjak.
Nacionalisti quan
vëllat atë njeri, që ka gjak dhe bindje të njëjta.
Mafiozi
quan vëlla, bashkëpunëtorin e vet.
Karrieristi quan vëlla,
atë që i mundëson karrierën.
Demokrati
nuk ka vllezër, por njeh vetëm barazinë gjinore dhe
dinjitetin e njeriut. Pra, nuk bën dallime fetare, nuk ndan njerëzit
në raca, nuk diskriminon njerëzit për shkak të përkatësisë
etnike, nuk urren bindjet tjera politike.
Patriotizmi
tij është kushtetuta, por ky demokrat, që u falë lirinë të
gjithëve për t'u çaraveshur, mbron demokracinë me barbari edhe më
të ashpër se sa të barbarit, kur barbaria ia sulmon barazinë
gjinore dhe liritë dhe të drejtat e njeriut.
2
Komunistët
pas mbarimit të luftës patën thënë:
Armikun e jashtëm e
dëbuam, tani t'i kthehemi armikut të brendshëm, përndryshe na e
merr pushtetin.
Njerëzit
që ata ekzekutonin, nuk ishin vërtetë armiq, por i vrisnin për të
trishtuar ata që ata mendonin, se do të bëheshin kundër
pushtetit.
Demokracia
shqiptare sillet ndryshe ndaj konkurrencës: ajo nuk duron pranë
vete njerëz me dije, me moral dhe me dinjitet. Njeriu ose tregon
gatishmëri për t'u nënshtruar, ose nuk i japin as vend të punës.
Askujt
nuk i intereson sa din Filani dhe çfarë ka mbaruar, por çdo partie
i intereson vetëm kjo: a është i gatshëm Filani të bëhet
zvarranik dhe a respekton hierarkinë e çimentuar. Nëse jo, Filani
dënohet me varfëri, pra mbetet i papunë...
Dallimi
është se komunizmi vriste, pra eliminonte kundërshtarët edhe
fizikisht, demokracia shqiptare, ekzekuton kundërshtarët
shpirtërisht dhe me varfëri, detyron të përkulet profesori pranë
analfabetit.
Pra
komunizmi vriste trupin, demokracia shqiptare vret shpirtin:
dinjitetin dhe integritetin e njeriut. Në komunizëm nuk kishte
armiq të brendshëm, por i duheshin pushtetin dhe i prodhonte. Në
demokracinë e sotshme, mungojnë intelektualët e vërtetë, por
pushtetit i duhet dhe i prodhon brenda gjirit të vet.
Dhe,
deri në vdekje do të shohim figura të njëjta politike, sepse ata,
demokracinë ndërtojnë me njohuri dhe finokëri komuniste. Shumë
prej tyre do të vdesin në karrige, nëpër zyra dhe pastaj tarafët
dhe sarafët, do t'u ndërtojnë përmendore për sakrificat jetësore
për popullin e vjedhur deri në palcë...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen