Do
të luajë Shqipëria kundër skuadrës helvetike, të cilën gati
gjysmën apo gjysmën përbëjnë zviceranë me origjinë shqiptare.
Edhe ky është sukses i madh. Nëse fiton Shqipëria, tifozët
zviceranë dhe shtypi ekstremistë, do të fajësojë shqiptarët e
Zvicrës për dështimin. Nëse humb Shqipëria, tifozët shqiptarë,
do t'i vulosin si tradhtarë, zviceranët shqiptarët. Ata mirëpo
nuk janë betuar kurrë para himnit dhe flamurit shqiptarë, se do të
shënojnë gola vetëm për Shqipërinë. Ata kanë firmosur
kontrata, që i obligojnë të shënojnë vetëm për Zvicrën.
Detyrë dhe nder i tyre është për të ngritur sa më lartë
futbollin zviceran, jo nacionalizmin dhe irracionalizmin shqiptar.
Në
sport nuk tregohet patriotizmi, as nuk dëshmohet tradhtia. Sporti
nuk është front lufte. Në lojë shihet vetëm aftësia për të
shënuar gola, ose paaftësia për të përpunuar humbjen. Ata që do
të rebelohen në rast të dështimit, do t'i kishin shënuar 100
gola kundër Shqipërisë, sikur t'i kishin obligimet dhe kontratat e
atyre lojtarëve.
Shikuar nga perspektiva ekstremiste
shqiptare dhe zvicerane, nuk na konvenon as të humbim, as të
fitojmë. Me fitoren eventuale, lëndojmë sedrën zvicerane dhe
dëshpërojmë një numër bukur të madh të tifozëve dhe, fajtorë
do të jenë përsëri shqiptarët. Shqiptarët që arritën si
renegatë, ta dëmtojnë Zvicrën në arenën Europiane, edhe pse
ushqehen nga ajo!
Nëse shqiptarët shënojnë gola për Zvicrën, do të duartrokiten dhe konsiderohen zviceranë të vërtetë. Se çfarë do të shkruhet nga masa e tmerruar dhe e zhgënjyer shqiptare, nuk dihet, sepse sharjet, kërcënimet dhe denigrimet, do të jenë emocionale, shpërthime të çastit, por mund të merren me mend.
Nëse shqiptarët shënojnë gola për Zvicrën, do të duartrokiten dhe konsiderohen zviceranë të vërtetë. Se çfarë do të shkruhet nga masa e tmerruar dhe e zhgënjyer shqiptare, nuk dihet, sepse sharjet, kërcënimet dhe denigrimet, do të jenë emocionale, shpërthime të çastit, por mund të merren me mend.
Është një lojë mirëpo dhe do të
fitojë ai, që luan më mirë. Në sport nuk fitojnë kurrë kombet,
e as nuk humbin; aty luajnë disa pjesëtarë të zgjedhur, të cilët
përfaqësojnë një vend. Të përfaqësuar ndjehen vetëm ata, që
kanë për pasion futbollin. Në sport nuk fitojnë kurrë as besimet
fetare, as patriotizmi, por vetëm skuadra më e aftë. Lutjet aty
nuk ndihmojnë njeri dhe nuk kanë ndihmuar kurrë. Nuk do ta bëjnë
as këtë herë.
Nëse
Napoloni thoshte se zoti është gjithmonë në anën armatës që ka
artilerinë më të fuqishme, mund të thuhet se qysh nga zbulimi i
futbollit, zoti është gjithmonë në anën e atyre që luajnë më
mirë, ose kanë fat me arbitrin, që i ndihmon ca. Sipas asaj
logjike ushtarake, mund të shqyrtohet edhe vlera e lojtarëve për
një transferë në një skuadër tjetër: sipas faqes transfermarkt
skuadra shqiptare ka një çmim prej 46,15 milion euro, ndërkaq
vlera e skuadrës helvetike është, 174,85 milion euro.
Sipas
gjykimit militarist të Napolonit, Zvicra ka 128, 7 topa më shumë
se Shqipëria. Nëse i heqim Zvicrës 28,7 duke shpresuar se
Shqipëria ka një ngarkesë dhe motivacion emocional më të madh
për t'u treguar në skenën europiane si dhe për të ngritur çmimin
e lojtarëve, përsëri na mbeten ajo me një artileri të tmerrshme.
Tek ata 174, 85 topa zviceran, 65 janë prodhim shqiptarë, mirëpo
kultivim dhe profesionalizëm zviceran. Edhe pa këta, përsëri
artileria zvicerane na mbetet më e fuqishme. Fati i madh mirëpo
është se as nuk duhet të mbrohemi nga Zvicra, as nuk duhet ta
sulmojmë, por të luajmë top së bashku dhe kjo është një
ngjarje e madhe për sportin europian.
Në futboll mirëpo ka
rëndësi edhe fati: për shembull kur kundërshtari huq portën.
Nëse e bëjnë zviceranët me origjinë shqiptare, atëherë do të
shkruhet se e kanë bërë qëllimisht. Zvicrën mirëpo kemi mike.
Mund të dëshpërohemi në rast humbjeje, por jo të çoroditemi. Me
rëndësi të shohim një lojë të bukur pa lëndime, pa incidente
dhe kryesisht, pa viktima dhe pa bomba. Në sport nuk fiton vetëm
fituesi, por edhe ai i cili humb me dinjitet dhe lojë të bukur.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen