Turqia
ka vrarë dhe vret akoma myslimanë më shumë sesa ka mundur të
vrasë Gjergj Kastrioti. Urrejtja e Skënderbeut pse paska vrarë
myslimanë, që i kanë pushtuar vendin, por dashuria irracionale
ndaj Turqisë që vazhdon të vrasë myslimanë edhe sot, flet për
paaftësi rezonimi logjik.
Pra
nuk flet më për fakte, për parime në të gjykuar, por për anim
tendencioz dhe refuzim këmbëngulës për të logjikuar drejt.
Turqia ka vrarë arab myslimanë për t'i pushtuar dhe vazhdon të
vrasë kurdë myslimanë për t'i mbajtur nën pushtetin e vet, por
ndjeshmëria për osmanët, flet për ndrydhje dhe refuzim të
realitetit.
Pra
besohet, por nuk pranohen faktet paralele, që çojnë tek urrejtja
kundër Skenderbeut për vrasje të myslimanëve dhe po ato fakte,
shpijnë tek dashuria osmane duke shpërfillur myslimanët e vrarë
dje dhe sot nga Turqia.
Ai
qëndrim shpërfaq dy të meta: mungesën e identitetit vetjak dhe
mungesë aftësie për të gjykuar drejt. Kjo ecuri përjashton
islamin dhe shndërron osmanizmin në religjion, sepse refuzon
dhembshurinë ndaj myslimanëve tjerë, që ka vrarë dje Perandoria
dhe vret sot Turqia me krenari osmane.
Ai
qëndrim paradoksal është i mundur, kur aftësia mendore është
tepër e ulët, ose kur njeriut i imponohen nga financimi. Turqia e
sotshme nuk mund të shahet pse ka vrarë Perandoria dikur, por duhet
kundërshtuar pse vret sot njerëz, që nuk mendojnë si osmanët.
Satanizimi
i mbrojtjes nga Perandoria deri në urrejtje, pse është luftuar pushtimi, por injorimi i po atyre veprave çnjerëzore,
që shkakton sot pushteti turk, flet më shumë për pagesën, për
punësimin, se sa për mungesë parimesh. Së paku jo tek të
shkolluarit. At dinë mirë pse gjakojnë një fakt dhe pse mallkojnë
një tjetër fakt.
Thjesht
nuk mund të urrehet Skënderbeu pse paska vrarë myslimanë, por të
adhurohet Turqia e Erdoganit pse vret sot myslimanë. Skënderbeu ka
mbrojtur vendin çfarë ishte, nuk mund të mbronte popullin çfarë
do të bëhej shekuj më vonë. Me ato arsyetime infantile vetëm
mund të fshihen, ose mund të shpresohet se po mbulohen mirë
dizgjinët psikologjik, që imponojnë qëndrime të tilla
kundërthënëse.
Këmbëngulja
në atë qëndrim, i jep trajta fetare osmanizmit dhe e shndërron
atë në religjion, por kurrë jo në fakt të pranueshëm, kurrë në
fakt të logjikshëm. Kur një çështje nuk pranohet edhe pse nuk
reziston një shqyrtim logjik, atëherë mund të flitet për bindje
fetare, por jo për qëndrime objektive.
Fundi
i fundit, edhe ata që ishin dhe janë në shërbim të Serbisë,
kanë bindjet e veta, për ne paradoksale, për ata vet mirëpo
logjike, ose pse janë të shtrënguar nga gjendja ekonomike.
Mund
të pohohet se gjendja e rëndë ekonomike prodhon njerëz me bindje,
që as ata vet nuk janë në gjendje t'i mbrojnë, sepse siç thotë
një fjalë e urtë gjermane, njeriu mund ta dërgojë kalin tek lumi
edhe me zor, por ta detyrojë të pijë ujë, kurrë jo.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen