Debat
me përkthyesi e romanit të Betty Mahmoody jo
pa bijën time,
Rrahim Rastelicën. Ai shkruan:
“Nga
hulumtimet në Departamentin Shëndetësor Publik të Universitetit
të Kopenhagë është konstatuar se, kakarisjet e bezdisshme të
grave ua shkurtojnë ndjeshëm jetën burrave apo partnerëve të
tyre.
Hulumtimet që janë bërë në Danimarkë, përfshirë gjithsej 9857 meshkuj dhe gra, të moshave prej 36 deri në 52 vjet, kanë dëshmuar se ekziston një normë e ngritur e vdekjeve të meshkujve, në lidhje martesore apo lidhje tjetër partneriteti, të shkaktuara nga konfliktet e shpeshta nga vetë gratë apo partneret tjera.

Sipas këtyre statistikave për shkak konflikteve në fjalë, kanë vdekur 315 meshkuj nga stresi i cili është provokuar nga konfliktet ndër martesore, apo ndër partnerë. Gjithashtu, për shkak të jetës së përbashkët jo të lumtur, është konstatuar se, tek meshkujt, rreziku nga një sulm i tillë vdekjeprurës, është madje tre herë më i lartë se sa te gratë.
Për dallim nga gratë, burrat kanë më pak kontakte me njerëz me të cilët do të ndanin brengat e tyre, dhe se për tema të tilla, të koklavitura, burrat flasin vetëm me një numër të ngushtë dhe të besueshëm dhe me miq të paktë, apo anëtarë të ngushtë të familjes. Pra, numri i vdekshmërisë është më lartë në mesin e burrave se sa grave, thotë Dr. Rike Lund nga Departamenti i Shëndetit Publik të Universitetit të Kopenhagës.
Ajo thotë se gruaja, si grua apo partnere e burrave, shpeshherë është personi i vetëm të cilës mund t’i drejtohen dhe t’i besojnë intimitetet. Por, kur kjo partnere fillon të shndërrohet në arsye kryesore të shqetësimeve shpirtërore dhe nervozizmave, burrat fillojnë të thellohen në depresion dhe mu kjo mund edhe të jetë shkaku i kobshëm për jetën dhe shëndetin e tyre. Kur burrat gjenden nën këtë gjendje stresi ata u kthehen kënaqësive tjera, të ushqimeve të shpejta, pastaj përdorin alkoolin dhe, më pastaj lëngojnë edhe nga pagjumësia.
Dhe, sihariq: Gratë, ndryshe nga meshkujt, ndjehen më pak të trazuara dhe se, ngacmimet e partnerëve as që u bëjnë përshtypje dhe nuk ndikojnë fare në shëndetin e tyre!
Pra, gruaja është “pjellë e djallit” e jo e Zotit, z. Lis Bukuroca
Rrahim
Rastelica:
Pse
jo Lis! Por, kujdes, humori dhe kritika janë melmeset e jetës, dhe
ai qe i anashkalon, lëngon ngjashëm me këta të deprimuar.
Lis
Bukuroca:
Studimit
duhet t'i besoj, kjo është e para, sepse është një shqyrtim
serioz dhe numri i njerëzve përfshirë aty, tregon se ka bazë
shkencore. Do të dëshmoj se Ti e ke gabim me konstatimin, por jo
dijetarët që kanë nxjerrë atë rezultat. Dhe, nëse pajtohesh, e
publikojmë pastaj debatin. Pse mendoj ta publikojmë? Sepse mund të
ketë edhe njerëz tjerë, të cilët janë të bindur se gruaja
është "pjellë e djallit."
Rrahim
Rastelica:
Si
ballkanas, ti e di se ka edhe të "truara" edhe më të
liga. Natyrisht se jam për publikim, edhe pse kemi miq dhe mikesha
që ndoshta nuk i lexojnë ëndshëm. Kjo, "pjellë e djallit"
nuk e them për iritim apo nënçmim! Por, gruaja ka zemër të
çeliktë, në relacion me burrin.
Lis
Bukuroca:
Haha,
e ka. E besoj. Shoh shumë gra që përballen me fëmijë pa burra
dhe edhe duke punuar, përpiqen të edukojnë fëmijët si duhet.
Shume burra para vështirësive, ia mbathin, kurse gratë shumica
rezistojnë. Se si kane rezistuar shtypjen, tregon edhe për aftësinë
e tyre për ta qeverisur një burrë despot, diktator. Për fat te
mire që janë ashtu...
Lis
Bukuroca: Konstatimi
i parë: “Shumë burra vdesin më herët për shkak të konflikteve
verbale që shkaktojnë gratë.” Kjo nuk më tingëllon shumë e
besueshme, mirëpo po e pranoj tani për tani si fakt, edhe pse
vështirë të dëshmohet. Pse? Ne nuk jemi në atë nivel dhe akoma
nuk pranojmë se gruaja ka dinjitet. Domethënë për të pasur
mundësinë për ta vdekur burrin, duhet të kesh pikë së pari liri
për të shprehur mendimin pa pasur frikë nga dënimi apo
stigmatizimi. Ku qëndron gabimi jot, kur atë studim e shpall si të
vlefshëm edhe për shoqërinë shqiptare? Kemi vitin 2016 në
Danimarkë, por jo tek ne. Ne gjendemi, sa i përket trajtimit të
gruas, në nivelin e Danimarkës në fillim të shekullit XX. Pra
kemi dy epoka të ndryshme, që edhe pse prania fizike është
paralele, jo ajo mendore. Pra, mendimi im i parë që kundërshton
pikëpamjen tënde, është se ai studim, mund të ketë vlerë për
vendet ku ekzistojnë Liritë dhe të Drejtat e Njeriut. Besoj se je
i bindur se te ne, ato të drejta ekzistojnë në kushtetutë, por jo
në jetën e përditshme.
Rrahim
Rastelica:
Lis,
gruan nuk e lokalizova dhe nuk e lokalizoj si të kësaj apo asaj
epoke. Jo, unë flas për te si një pandan, për një qenie e
ngjashme tërësisht me burrin. Diferencat janë tjetërkund: te
veçoritë të cilat i ka secila femër në prapaskenë. Prapaskena
nuk do të thotë se është negative. Për "hesap timin"
gruas duhet shprehur dashuri të pa rezervë, mirëpo, si këshill,
kur të arrihet afër apo në ajsberg me shtrirjen dhe shprehjen e
kësaj dashurie, majën duhet lënë një çik të rrafshët. Vetëm
pak!!! Pse? Femra, për nga natyra është qenie me kureshtje dhe me
"kompleks" se sa apo a e don fare burri apo dashnori. Numri
më i madh i grave, sapo ta dëshmojnë dashurinë qindpërqindshe,
interesi i saj kalon në anën tjetër te grafikonit. Kjo nuk do të
thotë se bie deri ne fund te tabelës. Jo! Enigmë donë femra, se
femra është lule me shumë era.
Lis
Bukuroca:
Rënia
e dashurisë është normale. Shkenca thotë se nuk mund të
ekzistojë më shumë se tre vite: Një javë deri në tre vite,
përndryshe truri përjeton një dëm të madh. Pas asaj flakës së
madhe, nëpërmjet seksit trupi prodhon oksitocinë, ndryshe quhet
edhe si hormon i besnikërisë. Evolucioni pra, nuk ka paraparë
domosdoshmërish jetën me një njeri vetëm, por e ka shenjtëruar
religjioni. Dikur ka qenë më lehtë të jetohet me një njeri,
sepse njeriu jetonte diku 30 deri në 40 vite, sot bashkëshortësia
mund të zgjasë më shumë se 30 vite dhe kjo është problematike
për njeriun, si për gruan ashtu dhe për burrin...
Lis
Bukuroca:
Citat
“Gjithashtu, për shkak të jetës së përbashkët jo të lumtur,
është konstatuar se, tek meshkujt, rreziku nga një sulm i tillë
vdekjeprurës, është madje tre herë më i lartë se sa te
gratë.”
Jetën jo të lumtur e bëjnë dy veta. Në studim na shfaqet burri si viktimë e gruas. Aty ku ka njerëz ka dhe konflikte. Burri ka lirinë dhe mund ta braktisë bashkëshortësinë. Duke e shndërruar në viktimë, atëherë i pezullojmë atij edhe mundësinë e të menduarit, të gjykuarit si dhe autonominë për të marrë vendime. Ai vdes, por nuk arrin të çlirohet. Dihet se gruaja ka një inteligjencë emocionale, që pak apo fare, posedon burri.
Citat:”Për dallim nga gratë, burrat kanë më pak kontakte me njerëz me të cilët do të ndanin brengat e tyre, dhe se për tema të tilla, të koklavitura, burrat flasin vetëm me një numër të ngushtë dhe të besueshëm dhe me miq të paktë, apo anëtarë të ngushtë të familjes. Pra, numri i vdekshmërisë është më lartë në mesin e burrave se sa grave, thotë Dr. Rike Lund nga Departamenti i Shëndetit Publik të Universitetit të Kopenhagës. „
Burrat paskan më pak kontakte sociale. Ndoshta kalojnë më shumë kohë në kompjuter? Profesori Thomas Glass nga Univesiteti i Harvardit pas një ankete që bëri me 2700 veta të moshës mbi 65 vjeçare erdhi në përfundim se shokët i zgjasin jetën njëri tjetrit deri në një të tretën. Glas konstatoi i habitur: » Ne e dinim tashmë se kontaktet sociale zgjasnin jetën, mirëpo për ne ishte e panjohur se kishte kaq shumë ndikim! «
Pra, burrat mund të vdesin më herët, sepse izolojnë veten. Ky nuk është faj i grave, por i burrave. Duhet kuptuar motivet pse burrat izolojnë veten dhe duhet punuar në socializimin e tyre...

Rastelica: Në
një postim timin, nëse e ke lexuar e kam theksuar: Mashkulli është
sikur qeni: Ai dirigjohet nga testosteroni. Pra, të shpërndajë sa
më shumë gjene të tija, pavarësisht në cilin .. partnere. Ndërsa
femra i "do" tre meshkuj: Një për pranimin e gjeneve -
sportist- tjetrin për seks dhe, të tretin për siguri financiare.
Nuk e them vetëm unë.
Lis
Bukuroca: Jam
kundër përgjithësimit. As tek burrat nuk funksionon, as te gratë.
Gabimin pat bërë edhe Freudi duke menduar se do të zbulonte një
formule që vlen për të gjitha gratë, mirëpo çdo njeri ka një
tru dhe miliarda neurone dhe lidhje, kjo domethënë se
subjektiviteti i njeriut nuk mund të definohet, sepse çdo njëri
është një origjinal i papërsëritshëm...këtu po vazhdoj tani me
studimin: Citat:”Dhe, sihariq: Gratë, ndryshe nga meshkujt,
ndjehen më pak të trazuara dhe se, ngacmimet e partnerëve as që u
bëjnë përshtypje dhe nuk ndikojnë fare në shëndetin e tyre!
“
Ky konstatim mund të vlejë për gratë në Danimarkë. Tek ne sheh tërë jetën e gruas në fytyrën e saj. Ato kanë shumë stres, trashen, humbin vullnetin e jetës dhe kanë shpesh dhembje koke. Se nuk vlen ai konstatim për shoqërinë shqiptare, besoj se pajtohesh. A ka dallime mes gruas dhe burrit? Po, natyrisht. Studimet gjenetike tregojnë se ne burrat kemi më shumë ngjashmëri me majmunin se sa me gruan. Dallimi gjenetik në mes nesh dhe shimpanzesë, është 1, 5 për qind. Në mes nesh dhe gruas, deri në katër për qind. Nëse bëhet një studim psikologjik i grave të shtypura, aty mund të konstatohen shumë sëmundje: si shtypja e gjakut, stresi, çrregullimet në gjumë, çrregullime në orientim, mungesa e epshit, harresa, depresioni dhe shumë çrregullime tjera psikologjike.

Këtë
që do ta theksoj tani, nuk është ndonjë përmbledhje
statistikore, por e dëshmuar ... burimin e të cilit secili njeri me
përvojë mund ta konstaton vet.
Hendikepi më i madh i femrës është aseksualiteti, ose me u shpreh më saktë, mungesa e kënaqësisë së femrës në seks - orgazmës!
Për arsyet se pse ndodhë kjo me femrën, duhet një kohë dhe elaborim më i gjerë. Por, një është dëshmuese: Sapo një burrë ejakulon në gjendje ereksioni, e ka të garantuar orgazmën.
Te femra nuk qëndron kjo: Deri në tre muajt e parë intrauterin, embrioni bart në vete të dy organet. Pas muajit të tretë fillon të zhvillohet ai organ, i cili është përcaktuar në milisekonden e parë gjatë mbarësimit.
Tash është e pashmangshme statistika. 25 % të gjinisë më të brishtë, apo më të bukur, përjetojnë rregullisht orgazmën. Edh nja 10-13 % herë pas here. Por, përqindja më e madhee gjinisë femërore mbetet tërë jetën me tmerrin e frigjiditetit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë, se të gjitha këto femra – po qe se nuk kanë pengesa apo defekte tjera shëndetësore në organin e saj femëror – nuk do të mbesin shtatzëna si femrat më të shëndosha.
Nuk mund të hy më thellë në këtë temë, sepse duhet më pastaj të futem edhe në përshkrim vetanak gjë që do t kurseja veten dhe te tjerët, por, sidomos ndonjë histori timen. OK?

E
vërtetë se nuk ndjejnë të gjitha orgazëm, por evolucioni nuk e
ka paraparë si të domosdoshme te gruaja, si te burri. Evolucioni
nuk ka paraparë seksin si kënaqësi, siç dimë ta bëjmë ne sot,
por vetëm si mundësi shumimi. Nuk mund të flasë se sa të lumtura
janë gratë që nuk ndjenë orgazëm, sepse nuk kam njohuri për
këtë, edhe pse sigurisht gjenden studime, por një herë tjetër do
të interesohem për të gjetur ndonjë studim me vlerë... Tani do
të vazhdoj me mendimin tënd të fundit dhe pse është gabim, sipas
meje...
Citat:
“Pra, gruaja është “pjellë e djallit” e jo e Zotit, z. Lis
Bukuroca” Rrahim Rastelica.
I
lutem lexuesit të mos nxjerrë nga ky mendim bindje të gabueshme
për Rrahimin që ka përkthyer romanin “Jo pa bijën time” dhe
nuk gaboj nëse them se është një luftëtar për barazisë
gjinore.
Dua vetëm të sqaroj pse konkluzioni tij është gabim dhe i ndikuar nga ai studim, që për gruan shqiptare mund të ketë vlerë vetëm periferike. Ka dhe studime tjera në Gjermani që flasin për kriminalitetin e burrave dhe grave. Gati 90 për qind i kryejnë burrat, pra kriminele është ajo vepra e zotit, e jo ajo e djallit.
Nëse i besojmë atij mendim se gruaja është vepër e djallit, atëherë duhet të besojmë në fatalizëm dhe vizatojmë burrin si viktime të përjetshme dhe pa mundësi për të ndryshuar diçka. Një arsye që mund të ndikojë në shqetësimin dhe shëndetin e burrave, është se gratë lexojnë më shumë dhe shumë herë kanë më shumë aftësi analitike dhe gjykuese, se sa burrat. Në Gjermani numri i studentëve është më shumë i gjinisë femërore. Ky disproporcion krijon probleme, sepse burri ka telashe të mëdha me epërsinë mendore të gruas dhe për ta degraduar atë, atëherë përdor dhunën për t'i treguar se është superior.

tash, Lis, për’ime:
1. E theksova në fillim se humori dhe kritika janë mëlmesë të jetës.
2. Ta bëra tag ty, e jo ndonjëri tjetër, e di pse, sepse me ty është kënaqësi me ba polemikë ...
3. Kush do që e ka “pjellë” femrën, unë vetëm i them: faleminderit.
4. Unë jam i martuar dhe, aktualisht, më mungon gruaja ime, e sidomos vajza ime 5,5 vjeçare, Lorina.
6. Unë jam njëri ndër ateistët më të mëdhenj që ke pas muhabet ndonjë herë me te.
7. Zoti është një vëzhgues i cili i ngjanë femrës koketë: E tregon, por nuk e jep!
E djalli: Ai është shoku im.

Rrahim,
pika e shtate me bëri të qeshem, por nuk mund ta japë, nëse nuk e
ka, rrjedhimisht nuk mund të shfaqet, nëse nuk ekziston...
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen