Ka
gjësende në këtë botë, që janë thjeshtë ashtu si janë.
Gjësende që ishin gjithmonë të tillë dhe të cilët nuk mund t’i
ndryshojmë dhe duhet thjeshtë t’i pranojmë. Ndoshta tingëllon
banale, por në të vërtetë, ky është një proces, që është
shumë i vështirë dhe ka nevojë për shumë angazhim.
Në
këtë artikull dua t’i prezantoj 10 fakte të tillë dhe kërkoj
prej teje një minutë kohë dhe seriozisht të mendosh thellë dhe
pastaj, merr një vendim të shëndosh, të cilin Ti, tërë jetën e
zbaton.
Nëse
e bën këtë, unë të garantoj se do të bësh një hap të madh
drejt paqes së brendshme, me më shumë rehati dhe do të kesh, më
pak brenga në jetë.
Hapi
i parë për të mësuar lirimin
Për
t’i pranuar faktet që nuk mund t’i ndryshosh – mendoj në ato
që duhet pranuar në tërësi – është mësimi “për t‘u
liruar“ dhe kjo është një aftësi kritike, që duhet
domosdoshmërish ta përvetësosh në mënyrë që të ndryshosh
jetën tënde në drejtim pozitiv.
Sipas
mendimit tim hapi i parë dhe më i thjeshtë është përvetësimi i
kësaj aftësie, sepse disa, t’i quajmë fakte dhe të vërteta me
rëndësi universale në këtë botë, duhet t’i vështrosh
saktësisht, të mendosh thellë për to dhe pastaj t’i pranosh një
herë përgjithmonë, në aspektin intelektual dhe para së gjithash
t'i përmbyllësh në atë emocional. Kjo domethënë shkëputje,
ndarje, lirim.
Mendoj
se është më lehtë të niset nga fakte që kanë vlerë të
përgjithshme, kur njeriu dëshiron të mësojë si pranohen
problemet dhe si lirohemi prej tyre. Kur ia del me këto të vërteta
me vlerë të përgjithshme, me aftësitë e reja të përfituara, do
të jetë më lehtë edhe në fusha tjera, respektivisht me probleme
tjera individuale. Duke zbatuar parimet bazë, brengat do t’i lini
pas vete shpejt dhe lehtë.
Ok,
këtu ke 10 faktet, të cilat Ti në këtë botë thjesht duhet t’i
pranosh:
1.
Ti do të humbasësh shokët, të afërmit e familjes dhe të
dashurit
Ky
fakt është një e vërtetë e hidhur, të cilën shumica prej nesh
e dinë, mirëpo për të cilën kurrë nuk jemi përnjëmend të
vetëdijshëm. Së paku jo deri në atë çast, kur na shfaqet si një
goditje e befasishme çekani dhe na hedh nga binarët.
Di se
për ty është e qartë se njerëzit nga rrethi jot, nuk do të
jetojnë gjithmonë, mirëpo a je vërtetë i vetëdijshëm për këtë
fakt? Apo përpiqesh ta shpërfillësh atë që si një hije e zezë
noton mbi ty dhe të mban shpresa se çasti, kur do të humbasësh
ndonjë njeri shumë të rëndësishëm, nuk do të vijë kurrë?
Nuk
shkakton vetëm vdekja humbjen e shokëve, pjesëtarëve të familjes
dhe njerëz të dashur, por edhe fakte tjera, si zënkat dhe
rrethanat e reja mund të ndikojnë që njerëzit të zhduken nga
rrethi jot i tanishëm.
Fakti
që duhet patjetër të pranosh është se njerëzit vijnë në jetën
tënde dhe do të zhduken. Kur ta pranosh këtë, atëherë pikëllimi
dhe brengat për humbjet e tyre, ose të një lidhjeje, zvogëlohet.
2.
Ti do të vdesësh
Nuk ka
asnjë dyshim se nuk të të dëshiroj asgjë të ligë, mirëpo ne
dy dimë shumë mirë, se koha jonë në këtë tokë, është e
kufizuar. E vërteta absolute është se Ti, madje nuk din a do
të jesh nesër këtu.
Ti
mund këtë fakt ta shpërfillësh dhe të sillesh se gjoja nuk të
shqetëson fare, se ti ke para teje një kohë të pafund dhe se ke
akoma shumë për të jetuar. Ti mund tutje të besosh se je akoma i
ri, se bota dhe mundësitë e pakufishme të gjunjëzohen dhe se ti,
mund të arrish çdo gjë që ke ndërmend.
Ose
bëji vetes të qartë, se koha jote nxiton të ikën dhe të
rrëshqet nga duart me një shpejtësi vdekjeprurëse dhe sigurisht,
së shpejti, do ta pyesësh veten: „Si u tret vallë ajo kohë edhe
pse pata aq shumë?!“
Pa
marrë parasysh sot, nesër apo pas 50 viteve, duhet të pranosh me
vetëdije të plotë se di do të vdesësh. Kjo jo vetëm se të
largon frikën nga vdekja, mirëpo edhe të nxitë ta shfrytëzosh
jetën në mënyrë të vetëdijshme, t’i realizosh ëndrrat Tua
dhe ta shijosh çastin.
3.
Njerëzit janë të ndryshëm
Ky
fakt mund të jetë si një burim për çështje të tmerrshme, si
diskriminimi dhe racizmi. Njerëzit që kurrë nuk pranojnë me
vetëdije të plotë, se njerëzit janë të ndryshëm, ata pa u
menduar, u nënshtrohen paragjykimeve negative; kanë ide mohuese për
njerëzit tjerë duke u dhënë shumë hapësirë atyre qëndrimeve.
Prandaj,
pyete veten, i pranon njerëzit në mënyrë të plotë ashtu si janë
apo jo? Përvojat në të kaluarën mund të ndikojnë që ne të
kemi qëndrime paragjykuese për njerëzit tjerë. Qëndrimet
negative paragjykuese mund të krijohen edhe nga përvoja me njerëz
të një origjine të caktuar, për të cilët pastaj kultivohen ide
dhe ndjenja negative gjithëpërfshirëse, madje, kundër krejt
njerëzve të asaj origjine.
E
vërteta është kjo: Asnjë njeri nuk është si tjetri dhe
detyrë e jotja, është të pranosh këtë fakt.
4.
Nuk beson çdo njeri në atë që Ti beson
Ky
fakt ndërlidhet me faktin numër tre, mirëpo meqenëse kjo e
vërtetë sipas mendimit tim është shumë e rëndësishme, po e
trajtoj në një pikë të posaçme. Dallimet fetare shkaktojnë
vuajte të tmerrshme si gjenocid, urrejtje ndërmjet popujve,
terrorizim dhe luftë. Kjo ndodh për arsye se akoma miliona veta nuk
janë të gatshëm të pranojnë njerëzit tjerë me besimet e tyre
në mënyrë të plotë.
Më
lejo ta sqaroj këtë: Aty është fjalë për më shumë se një
religjion apo besim fetar. Çfarë dua të them? Dua të them se Ti,
duhet të pranosh këndvështrimin e tjetrit dhe pranoi edhe nëse
nuk përputhen me bindjet Tua.
Mos
lejo që ndjenjat negative si tërbimi, zemërimi apo urrejtja, të
fitojnë mbi ty, vetëm pse njerëzit tjerë, shohin gjërat ndryshe
prej teje.
5.
Nuk ekziston vetëm dashuria, por edhe urrejtja
Ky
fakt është si pasojë e pikës tre dhe katër. Kur njerëzit nuk
pranojnë parimet e të tjerëve, shpesh shprehet ai qëndrim në
formë të urrejtjes. Dhe jo vetëm urrejtje. Urrejtja mund të
burojë edhe nga shumë fenomene tjera, si: lakmia, injoranca, smira,
xhelozia dhe emocione të ngjashme
Pra,
urrejtja është e pranishme në këtë botë, si edhe dashuria.
Mjafton të ndizet televizori në mbrëmje dhe t’i shtrohet vetes
kjo pyetje: Për çfarë arsye vallë ndodhin tragjedi kaq të mëdha
në këtë botë? Pse vallë këta njerëz bëjnë vepra e të tilla?
Përgjigja
është se në këtë botë, nuk ekziston vetëm dashuria, por edhe
urrejtja. Ka qenë gjithmonë dhe sigurisht do të jetë gjithmonë.
Detyrë
jotja nuk është ta luftosh urrejtjen në botë, por t’i japësh
në jetën tënde sa më pak mundësi dhe sa më pak hapësirë. Kur
të shfaqen para teje njerëz me urrejtje, mos iu përgjigj me
urrejtje. Pranoje atë dhe vazhdo jetën tënde.
„Ji
i ndershëm me njerëzit e pandershëm, sepse posaçërisht ata kanë
nevojë për ndershmëri!“
6.
Problemet nuk zhduken kurrë
Bindja
më e përhapur kur bëhet fjalë për problemet, është se ata janë
shqetësues, të mërzitshëm dhe se duhet t’u ikim sa të jetë e
mundur .
Problemet
janë katastrofë. Së paku kështu mendon shumica. Nëse edhe Ti
mendon kështu, atëherë pa nevojë, rëndon jetën tënde, por më
beso, kur të them se problemet në jetë, nuk përfundojnë kurrë!
Pa
dyshim, problemet mund të ndryshojnë në madhësinë e tyre, mirëpo
tërësisht nuk zhduken kurrë. Vetëm me to rritemi dhe bëhemi më
të fortë, më të mirë, se sa që jemi sot.
Prandaj,
prano faktet, se në horizont herë pas here do të shfaqen
shtrëngata dhe mos i prano problemet si probleme, por pranoi si
sfida brenda të cilave mund të rritesh.
7. E kaluara jote
Një
rrugë e garantuar për jetë fatkeqe dhe pakënaqësi, është të
jetuarit në të kaluarën. Shumë njerëz rrënojnë të tashmen dhe
të ardhmen, sepse nuk janë në gjendje të shkëputen, të lirohen
nga e kaluara. Ata nuk arrijnë t’i pranojnë dhembjet, ngjarjet
negative, ose përvojat dhe të shikojnë para.
Pa
marrë parasysh se çfarë ka ndodhur në të kaluarën, është e
kaluar dhe mund të ketë në të tashmen vetëm efektin dhe
domethënien që ti i mundëson!
Këtu
nuk mendohet në harrimin e të së kaluarës, as mohimin jo, por
duhet vetëm mësuar nga ajo dhe t’i vihet një vizë përfundimtare
në çastin e tanishëm dhe të niset një jetë e re.
8.
Rrethanat Tua
Është
shumë e thjeshtë dhe shumë komode faji për dështimet t'u hidhet
rrethanave.
Madje
vemi në përdorim edhe mekanizmat me fjalën e gatshme „Mirëpo“
„Unë
gati kisha sukses, MIRËPO erdhi kriza ekonomike!“
„Unë
desha të merrem me sport, MIRËPO nuk gjeta njeri që stërvitet me
mua!“
Sigurisht
ke vënë re se dështaket tërë jetën e tyre ankohen për
rrethanat dhe nuk ndryshojnë gjë. Fituesit në anën tjetër,
pranojnë rrethanat e çastit dhe krijojnë rrethana që u nevojiten.
Nëse
herën tjetër nuk ke sukses, nëse projekti nuk ecën sipas planit –
pa marrë parasysh arsyet- dhe je para atij çasti kur dorëzohet
njeriu, rikujto këtë fakt.
Prano
rrethanat e çastit dhe gjeje një rrugë për t’i ndryshuar, nëse
dëshiron të jesh fitues. Mos bëj asgjë tjetër nëse dëshiron të
ankohesh përgjithmonë dhe të jesh dështak i përjetshëm!
9.
Njerëzit do të flasin dhe gjykojnë për ty apo për atë çfarë
Ti bën
Pa
marrë parasysh a është në pyetje smira, xhelozia, injoranca, ose
thjeshtë budallallëku, të gjithë ne do të takojmë njerëz të
cilët pa asnjë arsye na gjykojnë. Ata, edhe pse nuk na njohin
fare, ose nuk kuptojnë fare atë çfarë ne bëjmë, reagojnë
menjëherë negativisht dhe përpiqen të na paraqesin si njeri të
keq.
Njerëz
të trashë nga mendja ka pasur gjithmonë dhe do të ketë
gjithmonë. Mirëpo shpesh është fatale sepse ata faktikisht ia
dalin t’u humbin sigurinë njerëzve me sulme dhe të rrënojnë
ëndrrat dhe synimet e tyre.
Kur
ndodhesh në këtë gjendje, kujto faktin 4, ajo se çdo njeri nuk
beson atë që beson Ti. Le të mendojë ata si të duan. Ai mendim
është i tyre, jo i jot. Nëse lumturia jote varet nga mendimi i
tjerëve, atëherë qysh tash, Ti ke humbur!
10. Ti duhesh të marrësh vendime të vështira dhe duhet të jetosh me pasojat
Shumë
njerëz vuajnë nga frika për të marrë vendime dhe as nuk din
çfarë kuptimi ka ajo fjalë.
Këta
njerëz nuk ecin kurrë para në jetë, sepse ata kanë shumë frikë
të marrin vendime! Është e vërtetë se disa vendime të marra në
të kaluarën ishin të vështira dhe je përballur me to, por me të
tilla, do të përballesh edhe në të ardhmen. Këtu nuk ka asnjë
dyshim.
Nëse
Ti tani pranon se vendime të tilla janë pjesë e jetës dhe prej
tyre nuk mund të ikësh, herën tjetër, kur duhet të marrësh një
vendim, do të reagosh më i qetë dhe më i përqendruar dhe nuk do
të biesh në panik, sa të kapësh kokën me dy duar.
Fjala
fundit
Në
fillim të këtij artikulli kërkova prej teje të marrësh një
minutë kohë për të menduar në mënyrë serioze për këto dhjetë
fakte dhe kështu, të arrish te paqja jote: t’i pranosh të
vërtetat në mënyrë të plotë dhe të çlirohesh prej fakteve që
torturojnë, por nuk mund të ndryshohen.
Ky
është proces, i cili ka nevojë për një kohë të caktuar, por ty
do të të ndihmojë që në të ardhmen, problemet dhe brengat, t’i
përballësh më lehtë dhe të lirohesh prej tyre. Nisja me këto 10
pika. Thjesht në ditët e ardhshme përsërit në mendje herë pas
here dhe merru me këto mendime dhe emocione.
Vetëm
duke menduar në këto fakte bazë, ky artikull mund të arrijë
efektin e dëshiruar. Mos i prano ashtu thjeshtë pa i analizuar ato
thellë. Përdori këto për ta bërë nga vetja një njeri të ri
dhe më të fortë. Shfrytëzo potencialin tënd!
Nga
gjermanishtja
lis
bukuroca
Letër burrave 2
****************************
Më shumë nga Lis Bukuroca:
Hijedritat e jetës, poezi 2010 – 2017


Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen