06.08.2016

Mos mbyll dritaren, Bota Sot

Nuk ka asnjë kuptim
nëse shkruaj vargje për ty
mund të jesh kushdo për lexuesin
kur nga droja
nuk stolis titullin me emrin tënd

nuk ka asnjë kuptim
nëse nuk shkruaj poezi për ty
nuk mund të shndërrohesh në kushdo për mua
edhe kur të mos pëshpëritet më emri yt

vërtetë nuk ka asnjë kuptim
nëse nuk të quaj ndjenjë e zjarrtë
ti nuk mund të bëhesh kurrë kushdo
ti mbetesh pasion

mos mbyllë dritaren
unë urrej edhe dyert e çaraveshura
si atëherë kur ishim dashuri
edhe sot kur jemi vetëm përjetim

nuk është punë e madhe
pse shkrova për ty pesë strofa
por trishtim nëse nuk do shkruaja fare
ti ishe dashuri dhe vazhdon si kujtim i teletisur megjithatë...


Nga përmbledhja me poezi


Keine Kommentare: