"Armiku më i madh i
dijes nuk është injoranca, por iluzioni i dijes."
"Përdorimi i
perëndisë si përgjigje ndaj pyetjes mbi origjinën e ligjeve,
është e barabartë me zëvendësimin e një misteri me një
tjetër."
"Ne jetojmë jetën
tonë të përditshme gati pa kuptuar pothuajse asgjë nga bota. Pak
vëmendje i kushtojmë mekanizmit që gjeneron dritën e Diellit, nga
i cili varet jeta jonë; gravitetit që na lidh për një Tokë,
mungesa e të cilit do të na hidhte në hapësirë si pasojë e
lëvizjes rrotulluese, apo atomet nga të cilët jemi të përbërë
dhe nga të cilët varet stabiliteti thelbësor. Nëse do të lëmë
pas dore fëmijët (që nuk kanë dije të mjaftueshme për të
formuluar pyetje të rëndësishme), pak prej nesh shpenzojnë kohë
për të pyetur pse natyra është ashtu siç është; nga ka ardhur
kozmosi, apo ka ekzistuar gjithmonë: po nëse një ditë fillon koha
të ecën prapa dhe efektet të paraprijnë shkaqet; ose a ka
kufizime përfundimtare në atë çfarë dhe sa mund të kuptojnë
njerëzit?"
„Ajnshtajni e kishte
gabim kur tha: "Zoti nuk luan zare". Nëse vështrojmë
vrimat e zeza, në fakt Zoti jo vetëm se luan zare, por nganjëherë
na huton duke i hedhur ato, ku nuk mund të shihen.”
"Ne krijojmë histori
me vëzhgimet tona dhe nuk është historia ajo që na krijon ne.“
"Universi mund të
krijohen nga asgjëja në bazë të ligjeve të fizikës. Nuk është
e nevojshme të thërrasim zotin për të ndezur fitilin dhe për të
vënë procesin në lëvizje."
"Nuk ka mrekulli, as
përjashtime në ligjet e natyrës."
“Ligjet e shkencës nuk
bëjnë dallim në mes të kaluarën dhe të ardhmes."
"Ne e shohim
universin si e shohim sepse ekzistojmë."
"Kufizimin e
vëmendjes në çështje tokësore, do të thoshte vënie e kufijve
shpirtit njerëzor."
"Qëllimi im është
i thjeshtë. Ai është kuptimi i plotë i universit: pse është
bërë ashtu siç është dhe arsyeja pse ai ekziston."
"Për miliona vjet
njerëzimit ka jetuar si kafshët. Pastaj ndodhi diçka që çliroi
fuqinë e imagjinatës sonë: ne mësuam për të folur."
"Nëse çdo yll do
t'ishte një kokërr kripe, një lugë çaji do të mjaftonte për të
mbledhur të gjitha yjet që shohim me sy, por të gjitha yjet në
univers, do të mbushnin një sferë prej më shumë se 12 kilometra
në diametër."
„ Të pyetet se çfarë
ishte para fillimit të universit, është aq e pakuptimtë, si edhe
kur pyetet çfarë ka në veri të polit verior?”
"Ne jemi vetëm një
race më e avancuar e majmunëve në një planet të vogël, i cili
rrotullohet rreth një ylli krejtësisht mesatar."
"Natyrisht, shumë
njerëz do të kërkojnë ndalimin e manipulimit të gjenomit të
njeriut, por unë dyshoj shumë se ata mund ta parandalojnë. Nëse
ne nuk krijojmë rend totalitar botëror, diku një njeri do të
krijojë njeriun e optimizuar në fund të mijëvjeçarit të
ardhshëm - nëse njerëzimi vjen deri atje - ndryshimet do të jenë
thelbësore!"
“Nëse universi kishte
një fillim, atëherë mund të pranojmë se u krijua nga një
krijues. Por në qoftë se universi me të vërtetë është
përfunduar tërësisht në vetvete, nëse me të vërtetë nuk ka
kufi dhe nuk ka skaj, atëherë nuk do të ketë as fillim dhe as
fund; ai thjesht është aty. Atëherë ku do të ketë vend aty për
një Krijues? "
"Mund të merret me
mend se ka një numër të madh të qytetërimeve tjera në
univers."
Nga italishtja Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen