Kjo
është metodologjia komuniste dogmatike e të gjykuarit. Natyrisht
se sulmi nuk është i drejtë, por të thuhet se me atë akt është
sulmuar shteti turk, siç e bëjnë kurdët për shembull,
është naivitet i skajshëm, qëndrim tendencioz dhe luftë për
pika. Pra, kur sulmonte dikush diktatorin, nuk sulmohej vetëm ai,
por krejt shteti dhe krejt klasa punëtore. Nuk mbrohet demokracia me
postulate dhe me riçeta komuniste! Të vazhdojmë tutje:
“Tashma
nji kohe te gjate, nacionaliste hajgarexhi e t’patru po nxisin nji
urrejtje ndaj shtetit turk dhe kombit turk ne Kosove, tuj e vu ne
rrezik kredibilitetin e shtetit kosovar…”
“Hajgarexhinj
pa tru!” Ai që nuk ka tru, nuk ka as aftësi juridike dhe nuk mund
të gjykohet. Nëse janë “hajgarexhinj”,
atëherë duhet të kenë tru. Nëse nuk kanë, atëherë duhet të
jenë të vdekur dhe nuk mund të gjykohet, ose të japin
përgjegjësi.
Çfarë
paskan bërë “hajgarexhinjt?” Ata”paskan cenu imazhin e
Kosoves, para miqeve e animqve!” Edhe para armiqve! Hajde tru,
hajde! Pastaj njerëzve pa tru, njeriu me tru, iu drejtohet duke i
qortuar : “ ju nuk dini ta cmoni shtetin sovran – atdheun e
kosovareve dhe e sulmoni ate…Ju jeni anmqit ma t’urryem te
Republikes!”
Pastaj
vazhdon në stilin stalinist duke numëruar mëkatet dhe veprat
penale të tyre, sepse kështu përligjej pushkatimi i njerëzve
nëpër diktatura: “Ju po e lueni lojen e Beogradit zyrtar qe
thotë se shqipatret jane te paafte me ndertue e mbajte shtet!”
Në
qindra shkrime ky ka sulmuar aftësinë e elitës politike për të
ndërtuar shtet. Tani kjo po dëshmuaka nga disa veta, jo nga shteti
plutokratik! Ai çdo njeri përpiqet ta shndërrojë në tradhtar,
pse? E kërkesa për ta bërë kombin shqiptar komb islamik ishte
patriotizëm? E kombi kosovar, është atdhedashuri apo projekt nga
Beogradi?
Dhe,
për ta shpërndarë fajin në mënyrë komuniste nga disa veta,
akuzon popullin:”Sepse poulli qe sulmon perfaqesite e hueja
diplomatike nuk di me e vlersue lirine!” Domethënë, nëse disa
veta bëjnë vepra penale, populli bart përgjegjësi për mungesë
vigjilence!
Çfarë
paskan bërë tjetër ata: “ Ju e keni lendu e fye festen e
flamorit – 28 nandorin; Ju e keni lendu edhe Shqipnine edhe
Kosoven! “
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen