“Nuk ishin ata që nuk besonin në zot, por kanë qenë të devotshmit, ata që gozhduan Krishtin në kryq.” (Freiin Gertrud von Le Fort, shkrimtar gjerman 1876-1971)
“Kur u thash njerzve në Irlandën Veriore se isha ateist, u ngrit një grua nga publiku dhe më pyeti:” "Mirë, në cilën perëndi nuk besoni ju, në atë të katolikëve apo në atë të protestantëve?" (Quentin Crisp 1908 -1999 shkrimtar britanik, shoumen)
“Religjioni ka sjellë shumë të liga dhe pak të mira.” (Helvetius, filozof fr. 1715-1771)
“Teologët me mësimet që japin, mund të rrezikojnë më shumë religjionin se sa ateistët.” (Otto Heuschele, 1900-1996 shkrimtar, pedagog dhe botues gjerman)
“Toleranca është e mirë, por jo ndaj atyre që nuk janë tolerantë.” (Wilhelm Busch, poet gjerman 1832-1908)
“Religjioni është burracakëri (mungesë guximi) e madhe nga ajo që pason. Asgjë më shumë!” (Rudolf von Delius, (1878 -1946, shkrimtar dhe filozof gjerman)
“Shprehia e parimeve shpirtërore pa arsye, quhet religjion.”(Nietzsche, filozof gjerman, 1844-1900)
“Morali është gjithmonë streha e fundit e njerëzve, që nuk kuptojnë bukurinë.”(Oscar Wilde, shkrimtar anglez, 1854-1900)
“Për religjionin vetëm e shenjta është e vërtetë. Për filozofinë vetëm e vërteta është e shenjtë. (Ludwig Feuerbach, filozof gjerman, 1804-1872)
“Besim domethënë mosdashje për ta mësuar të vërtetën.” (Nietzsche, Antikrishti)
“Unë jam i gatshëm të përballem me Krijuesin tim. Se a është Krijuesi i gatshëm të durojë këtë takim, është një çështje tjetër.” (Winston Churchill, 1874-1965)
“Nuk është logjike të thuhet, ne duam të kovertojmë njerëz tjerë. Qenka perëndia aq i pafuqishëm, sa ai nuk mund të bind ata njerëz vet? Feja është gjithmonë çështje personale e çdo individi.” (Mahatma Gandhi, 1869-1948)
“Njeriu ka dy këmbët dhe dy bindje: një bindje kur i ka punët mirë dhe tjetrën, kur i ka keq. Kjo e e fundit quhet religjion. (Kurt Tucholsky, shkrimtar gjerman 1890-1935)
“A është zoti një shpikje e djallit?” (Nietzsche, 1844-1900)
“Religjioni që është ndërtuar vetëm në teologji, nuk mund të ngërthejë diçka të moralshme.” (Immanuel Kant, filozof gjerman 1724-1804)
“Sa shumë budallallëqe dhe urrejtje - por të paketuar në mënyrë elegante- quajnë njerëzit religjion!”(Sri Aurobido, filozof dhe mistik, 1872-1950)
„Ateizmi është një formë e religjionit, ndoshta edhe i vërteti (Hans F. Geyer)
“Besimtarët rrallë janë mendimtarë, kurse mendimtarët, rrallë besimtarë.”(Hans Daiber, orientalist gjerman, 1927 -2013)
„Krijo perënditë tua dhe mos lejo të damkosesh me religjione të padenja. (Epikur, filozof grek, 341-270 p.e.s..)
“Morali është krijuar për skllevër, për krijesa pa shpirt krijues (Henry Miller, shkrimtar amerikan, 1891-1980)
“E keqja më e madhe e fesë së krishtere është, qëndrimi i sëmurë patologjik dhe i panatyrshëm ndaj seksualitetin.” (Bertrand Russell, filozof anglez 1872-1970, "Pse nuk jam i krishterë"
“Ateisti është komplimenti më i madh për vet Perëndinë: Me të ai krijon një qenie që është mjaft e fortë pa pasur nevojë për perëndi. (Ernst Wilhelm Eschmann, shkrimtar gjerman, 1904-1987)
“Në cilat pllaka të ligjit qenka shkruar, ndjenjat e shenjta të fetarëve duhet respektuar, mirëpo jo ndjenjat e shenjta të jofetarëve ?” (Ludwig Marcuse, filozof gjerman 1894-1971)
“E vërteta nuk është pronë ekskluzive e vetëm një shkrim të shenjtë. Synimi i kohës nuk është vetëm një fe e vetme, por respekti i ndërsjellë dhe tolerancë ndaj pjesëtarëve të të gjitha feve. (Mahatma Gandhi)
“Religjioni është filozofia e vetme, që mund ta kuptojë dhe pranojë truri mesatar.” (Joseph Joubert, moralist francez, 1754-1824)
“Religjionet nëqoftëse herë pas here nuk ripërtrihen, mplaken si pemët. Krishterimi në formën që ne e njohim, ka pasur kohën e vetë. Ne duam një formë të re që përputhet me shkencën dhe megjithatë, ndihmon për një jetë më të mirë.” (Bertrand Russell, filozogf anglez,, 1872-1970, nga autobiografia)
“Mos beso me ngut!” (Ovidi, poet romak, p.e. s , 43 - 18).
në fotografi Bertrand Russell, shipëroi Lis Bukuroca