Gotthelf
Ephraim Lessing mori një paketë me tregime me titull „Pse jetoj
unë?“ Aty gejndej edhe një letër, ku një
shkrimtar i ri, i lutej Lessingut për vlerësimin. Ai
lexoi tregimet dhe i shkroi:
“Ju jetoni, pse m’i keni dërguar tregimet me postë dhe nuk i
keni sjellë personalisht!“
Te
Bertol Brecht erdhi një herë një djalë dhe tha:“Kam
shumë ide në kokë dhe do të kisha shkruar një
roman të mirë, por nuk kam idenë si t'ia nisë.“
“Është
shumë e lehtë. Më së miri fillojani majtas, në skajin e epërm
të fletës!“, i tha Brecht.
Te
Honoré de Balzac erdhi zejtari për t’i kërkuar paratë për
punën e kryer. Balzac i tha se tani nuk kishte para dhe e luti të
vinte një herë tjetër. Zejtari u zemërua shumë dhe filloi të
bërtasë: "Kur unë vij te ju, ju nuk jeni në shtëpi, dhe kur
unë më në fund ju gjej, ju nuk keni para!" Belzac u përgjigj:
"Kjo kuptohet vetvetiu. Po të kisha para, unë nuk do të kisha
ndenjur në shtëpi!”
Në
fazën fillestare të karrierës shkencore të Albert Einsteinit, një
gazetar pyeti zonjën Einstein, çfarë mendonte ajo për burrin e
vet. Ajo u përgjigj shkurt:” Burri im është gjeni! Ai di të
bëjë çdo gjë, pos parave!”
Një
nxënës ambicioz pyet Wolfgang Amadeus Mozartin, se si shkruan
njeriu një simfoni. „Ju jeni akoma shumë i vogël, pse nuk nisni
thjeshtë me këngë?“ Muzikanti i ri nuk lëshon pe dhe shtoi:
“Por, ju keni komponuar simfonie qysh në moshën dhjetë vjeçare!”
“Kjo
është e vërtetë”, tha Mozarti, “por unë nuk kam pyetur kurrë
për mënyrën sesi duhet shkruar.”
Ernest
Hemingway u zemërua me një shkrimtar, i cili kopjonte atë në
mënyrë të paskrupullt. Një ditë prej ditësh Hemmigay tha: "...
dreqit ia shkurtova këmbën. Për dy vite thjesht nuk shkrova asgjë
dhe ai falimentoi!”
Një
ditë shkrimtari i thatë George Bernard Shaw i tha kolegut të tij
Gilbert Keith Chesterton: "Nëse një ditë do t'isha trashur si ju, do ta kisha varë veten!” Chesterton u përgjigj menjëherë:
"Në qoftë se unë një ditë do të varë veten, do të përdor
ty si litar!”
Kur
Franz Kafka qe shtrirë për vdekje në sanatoriumin e
Klosterneuburgut , afër Vjenës, shkrimtari Franz Werfel, i shkroi
një letër mjekut që trajtonte atë, profesorit Hajek, ku i lutje
të bëjë çdo gjë që është e mundur për ta shpëtuar
shkrimtarin. Hajek firmos pranimin e letrës me këto fjalë:“ Më
shkruan njëfarë Werfel, se unë duhet të bëj diçka për njëfarë
Kafkën. Kush është Kafka, e di unë. Ai është pacienti në
dhomën 12, por ku është ky Werfel?
Platoni
pa Diogjenin duke larë perimet pranë një pusi dhe iu avit duke i
pëshpëritur.”Sikur t’i kishe bërë lajka tiranit Dionis, nuk
do të kishe pasur nevojë të lash perime.” Edhe Diogjeni i foli
në vesh me zë të ulët: ”Sikur të kishe qenë në gjendje të
lash perime, nuk do t’ishe bërë lajktar i asnjë Dionisi!”
G.B.
Shaw i shkroi një ftesë Winston Churchillit, i cili
pikërisht në atë kohë ishte dashur të japë dorëheqje: ”
Shumë i nderua kryeministër, të shtunën e ardhshme do të shfaqet
premiera e dramës time. Në këtë ditë ftoheni përzemërsisht. Në
letër keni dy bileta.: një për ju, një tjetër për një mik,
nëse keni një të tillë!
Churchill
i përgjigjet: “Shumë i nderuar zoti Shaw, ju falenderoj për
ftesën. Unë fatkeqësisht do ta shikoj shfaqjen e dytë, në qoftë
se ju përjetoni atë ndonjëherë!“
Shkrimtari
irlandez George Bernard Shaw i përgjigjet ftesës së Lady
Longfellow me këtë telegram: "Për fat të keq nuk mundem.
Rrena se pse, do të sqarohet me letër, më lirë."
Një
llafazan dëshironte të mësojë retorikën nga Sokrati, por
filozofi kërkoi prej tij honorarin e dyfishtë. Natyrisht llafazani
deshi të kuptojë arsyen se pse ai duhet të paguajë më shumë se
të tjerët. Sokrati u përgjigj:” Sepse ty duhet të mësojë si
të folurit, po ashtu edhe të heshturit!”
Shkrimtarin francez Honoré de Balzac një natë e zgjoi nga gjumi një hajdut, që mundohej të hapte një sirtar në tryezën e tij të shkrimit. Balzac ia plasi gazit. Hajduti i trishtuar pyeti: “Pse po qesheni ashtu?” Balzac tha: “Sepse ju natën, me çelsin e gabueshëm dhe duke rrezikuar, kërkoni aty diçka që unë gjatë ditës, me çelësin e vërtetë dhe pa asnjë rrezik, nuk gjej gjë.“
Pasioni
i Winston Churchill-it të shkëlqejë përmes fjalimeve, ishte punë
e vështirë. Shumicën e fjalime i shkruante në vaskë. Një herë
dëgjoi atë një shërbëtor duke folur me zë të lartë, futi
kokën pakëz ndermjet derës dhe pyeti : "Dëshironi diçka
shkëlqesi?"
"Nuk
ju kam thirrur unë, Norman. Unë jam duke folur para Kuvendit
Britanik!”, u përgjigj Churchill.
Një
ditë vizitoi Marlyn Monroe Alber Einsteinin në Princeton dhe i bëri
atij një ofertë interesante. Ata dy duhet të bënin një fëmijë.
Me pamjen e saj dhe inteligjencën e Einsteinti, fëmija do t'i
kishte dyert e hapura kudo. Einstein u përgjigj: “Por çfarë të
bëjmë nëse fëmija merr pamjen time, por inteligjencën tënde?!“
Napoleon
Bonaparata ngadhnjeu mbi çdo kundërshtar të Europës dhe në vitin
1812, ishte sunduesi i pathyeshëm. Fushata e tij e ardhshme kundër
Rusisë, përfundoi në katastrofë për shkak të luftimeve të
ashpra dhe dimrit të ftohtë.
Gjatë
tërheqjes nga Rusia, Napoleoni ngutej për t'u kthyer në Francë. I
veshur ndryshe, me adjutanitn arriti me një saj të keq në Njemen,
për të vazhduar pastaj me një anije.
Ai pyeti kapitenin me
kureshtje: "Kanë kaluar këtejpari shumë dezertorë?"
Kapiteni
u përgjigj: "Jo, ju jeni i pari!"
Për
dekada me radhë, arriti mbreti francez Lugji i XIV, Mbret i Diellit,
të zgjerojë territorin e vet, deri kur në luftën spanjolle u
përball me një koalicion e të gjitha fuqive europiane. Pas humbjes
dërrmuese të trupave të tij në betejën e Ramillies, e cila çoi
në tërheqje e francezëve nga Holanda, mbreti tha:
"Po,
paska harruar perëndia krejt atë çfarë kam bërë unë për të?!"
Shqipëroi Lis Bukuroca