Të tredhen disa burra, për të mësuar pjesa dërmuese!
“Unë kam rrahur gruan shqiptare, jo një zvicerane.” Ai mendim tingëllon trishtues në lexim të parë, por krejtësisht i zakonshëm, normal në lexim të dytë. Ai
mendim vetëm përkufizon mendësinë rurale të shumë familjeve. Ai i dënuar me
shtatë vite burg në Zvicër, nuk ka thënë asgjë të jashtëzakonshme, por ka shërbyer
vetëm si zëzmadhues i edukatës rustikale që merret në shtëpi.
Thjesht ai ka thënë atë që ka mësuar: Gruaja shqiptare nuk ka dinjitet, ajo mund dhe duhet të nëpërkëmbet, të rrahet, të shkelet, të izolohet, të trajtohet si objekt seksual, të vrite me revole, me kazmë apo me thikë. Nëna e fëmijëve të tyre!
Thjesht ai ka thënë atë që ka mësuar: Gruaja shqiptare nuk ka dinjitet, ajo mund dhe duhet të nëpërkëmbet, të rrahet, të shkelet, të izolohet, të trajtohet si objekt seksual, të vrite me revole, me kazmë apo me thikë. Nëna e fëmijëve të tyre!
Nëse shkruhet në google shqiptari rrahu apo vrau gruan, atëherë shfaqen
qindra artikuj me raportime të tilla. Kjo ndodh edhe kur shkruhet në italisht,
gjermanisht, frëngjisht apo anglisht, e pastaj, çfarë tregojnë gratë e huaja të
martuar me shqiptarë, nëpër forume, i vejnë kapakun përfundimtar burrit
shqiptar: Xheloz, agresiv, gënjeshtar, tradhtar, dyfytyrësh e shumë cilësorë
tjerë! Viti 2017, që për nga sjelljet mund të thuhej, njeri i vitit 117!
Ku dëshirojmë të shkojmë ne? Vendin e parë për nga pjesëmarrësit në
terrorizmin islamik! Vendin e parë për nga tregtia me narkotikë. Vendin e parë
me rrahjen dhe keqtrajtimin e grave! Ku dëshiron të integrohet një shoqëri e
tillë, e cila ka edhe vendin e parë me politikanë injorantë, me mjekë të
korruptuar, me gjykatës të korruptuar, me profesorë që shesin nota e që kanë
blerë tituj shkencorë dhe me nëpunës që shesin dokumente? Ku dëshirojmë të
shkojmë me të ashtuquajtur intelektualë, që janë armiqtë kryesor të shtetit dhe
kombit? Ku dëshirojmë të shkojmë me këta politikanë, që kanë shumë dëshirë, por
gati aspak dije. A nuk shihni se ju brenda dhe ne jashtë, po dëmtojmë interesat
nacionale me bujë më të madhe se sa kishte mundur ta bëjë Serbia e
Millosheviqit apo e Rankoviqit?
Gratë e sotshme, që sot ndjejnë dhembje për ato ndodhi të shpeshta, mbajnë përgjegjësinë
kryesore për anomalitë barbare në shoqëri. Ato duhet ta kuptojnë një herë e
përgjithmonë, se me edukatë primitivet, antikushtetuese, po shkatërrojnë
familjen dhe hedhin në burg bijtë e vet.
Çdo keqtrajtim, çdo rrahje, çdo kërcënim, çdo shantazh duhet kallëzuar në
polici. Burrat primitivë nuk janë vetëm
rezultat i edukatës rurale, por edhe i inteligjencës shqiptare. Rrallë apo
kurrë, shkrimtarë të mëdhenj apo poetë të mëdhenj, nuk kanë tematizuar, nuk
kanë prekur ato perversione dhe nuk kanë luftuar ato çrregullime sociale, që përçohen
si nder, si traditë, si edukatë.
Çdo shqiptar jashtë, është edhe ambasador i imazhit nacional. Çdo vepër e
tij shërben në grupe të caktuar për të krijuar opinion negativ për të gjithë.
Pastaj habitemi pse nuk pezullohen vizat, pastaj shtiremi se jemi të mirë, edhe
pse Europa ka prova të qarta për radikalizmin fetar, për krimin, për
korrupsionin, për politikanët kriminelë, për milionerët në vende, ku paga
mesatare nuk kalon as 300 Euro!
Ai që rrah, ai që vret, ai që keqtrajton, ai është psikopat dhe ka nevojë
për kurim mjekësor! Ai njeri nuk duhet të martohet para shërimit! Kopshtet e Fëmijëve,
shkollat, fakultetet duhet të flasin për ato epidemi (gjinofobinë, mizogjinin,
krimin, për të korruptuarit, për titujt shkencorë, nëpunësitë, gjykatësit e prokurorët
e korruptuar) dhe të flitet me përbuzje për ata armiq të kombit dhe shtetit.
Fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, u duhen shembuj për të kuptuar pasojat e
edukatës primitive, që merret në shtëpi dhe shoqëri.
Në kohën e Rugovës na trajtonin me empati dhe si popull i pafuqishëm , që
kishte nevojë për ndihmë. Në kohën e Thaçit shihen të gjithë si kriminel dhe ia
kanë mbyllur Kosovës derën nga jashtë! E kush? Ata që na çliruan dhe kanë
ushtritë e veta brenda Kosovës!
Në kohën e Enver Hoxhës na shihnin si frutat ekzotike dhe kureshtje. Sot na
shohin si shtet me administratë mafioze dhe një Europë ndjehet e rrezikuar!
Mësime për të mos shkatërruar familjen, respektivisht kombin:
TEK AMAZON
TE LULU