Ti beson se ekziston një zot i mirë, por mos harro se çdo dhjetë sekonda
vdes një fëmijë nga uria dhe 2 miliardë veta, nuk kanë sasi të mjaftueshme
ushqimi në tryezë.
Ti beson se ekziston një zot i gjithëfuqishëm, por i cili nuk mund të ndalë
asnjë bombë, kur hidhet nga njeriu mbi kulmin e një familjeje në trishtim!
Ti beso se ekziston një zot i drejtë, por të pasurit të pa penguar do të
shndërrojnë në mjete të varfrit: besimtarët dhe jobesimtarët. Po, beso se zoti
është i drejtë, por oligarkët, sheikët e naftës ose trashëguesit e miliardave,
62 veta, kanë aq shumë pasuri, sa gjysma e popullsisë së varfër në planetin
tonë!
Dhe, gjersa ti beson se pas vdekjes do të pasurohesh dhe do të jetosh jetën
e këtyre 62 vetave miliarderë, ti vetëm i garanton atyre rrethanat e nevojshme
për të grumbulluar akoma më shumë pasuri!
Nëse zoti na paska dhënë trurin për të menduar, sytë për të parë, duart për
të punuar dhe këmbët për të ecur, çfarë duhet pritur më shumë prej tij? Të na
bëjë të lumtur sepse e merituakemi më shumë, sesa ia që nuk aftësi për të
menduar, që nuk ka duar të lëvizëshme për të punuar dhe nuk ka këmbë të shëndosha për të
ecur?!
Derisa ti dremit dhe pret atë lumturi nga një zot baba dimër, për një njeri
me pengesa fizike, jeta jote normale, do
t’ ishte parajsë; për të verbëtin, aftësia jote për të parë një herë
dritën, për të shtririn në spital me sëmundje të pashërueshme, jeta jote jashtë
tij, por ti, edhe pse ke të gjitha, shpreson se duke u përkulur në sinagogë,
kishë e xhami, plotëson një dëshirë të zotit, edhe pse rreth teje njerëzit nuk kanë ushqim të
mjaftueshëm. Ti duke u lutur, lejon kolonializimin e trurit dhe pret se në një
botë tjetër, do të shpërblehesh për nënshtrimin vullnetar, për pezullimin e aftësisë për të menduar, për verbërinë e
qëllimshme dhe për shndërrimin në qenie të komanduar nga ata, që këtu kanë
jetën parajsë, por që dhjetëra herë , me luftëra të shenjta, e kanë bërë
skëterrë! Ata janë të bindur se përfaqësojnë një zot, por pa lejen e tij! Pa
lejen e tij!!!
(Gerhard J Bellinger në librin e tij mbi religjionet “Knaurs Großer
Religionsführer” ka regjistruar 670 religjione, edhe pse përgjithësisht besohet
se ka diku derinë 10.000 që kanë së paku 50.000 besimtarë, por dijetarët nuk
gjejnë përkufizim të përbashkët se çfarë të llogarisin si religjion, e cilat si
sekte ose kulte.)
Sidoqoftë të besojmë se kemi vetëm 670 religjione, (më pak se dhjetë prej
tyre më shumë të përhapura sepse kanë
pushtuar më shumë popuj, domethënë kanë vrarë më shumë), atëherë kemi 670
besime, 670 të vërteta, të cilat pasivizojnë njeriun dhe i mashtrojnë, se edhe
pse me mendje të shëndoshë, edhe pse me duar dhe këmbë të shëndosha, pra edhe
pse me shëndet të mirë, ekziston një krijesë e gjithëdijshme dhe e
gjithëfuqishme, që kujdestaron mbi besimtarin, që regjistron lutjet e tij dhe i
cili vetëm në bazë të nënshtrimit, i dhuron atij një jetë përrallore pas
vdekjes. Pas vdekjes!!!
Sikur ti vetëm kohën e lutjeve ta shfrytëzoje për të kundërshtuar
padrejtësinë, kjo botë sot do të kishte më shumë paqe, më pak shtypje, më pak
diskriminim, më shumë lumturi, më shumë drejtësi dhe më pak mjerim. Mirëpo, jo,
ti beson se 669 religjione tjera janë gënjeshtra dhe se vetëm i joti është i
saktë, i vërtetë dhe kështu lejon të shndërrohesh nga klerikët në vegël
fitimprurëse, madje edhe ushtar! Dhe, kur ti beson se vetëm feja jote është
hyjnore, atëherë sipas psikologëve, ti tashmë je ekstremist teorik. Për t’u
bërë edhe praktik, nevojitet vetëm udhëheqësi, që të rekruton dhe ta prodhon armikun!
Meqenëse zoti u pendua me judaizmin dhe shkroi krishterimin, pastaj iu tek
të shkruajë librin e tretë islamin, atëherë krejt kjo na bën të qartë se zotit ose nuk i intereson se çfarë besojmë ne, ose nuk ka zot të pagabueshëm, ose
është demokrat dhe i pëlqen shumëllojshmëria edhe e religjioneve, ose se nuk
ekziston, ose e shkruan njerëzit për pushtet,
ose për ta bërë më të përballueshme jetën e vështirë.
Kështu ata prodhuan shpresa, iluzione dhe ndaluan luftën kundër
padrejtësive, sepse kudo kleri ishte pjesë e pushtetit politik. Asnjë
revolucion nuk ka zanafillën nga shtëpitë e zotit, por të gjitha kanë
mbështetur apo bekuar luftëra: Vrasjen e Njeriut!
Ata ndaluan arsimimin, vetëdijesimin deri sa patën pushtet. Dhe, sikur zoti
vërtetë të ekzistonte ashtu siç e vizaton monoteizmi, atëherë bomba atomike që
mund të shkatërrojë jetën në Tokën e tij, nuk do të kishte mundur kurrë të
ndërtohet. Se ai nuk ekziston, siç e
marrin me mend besimet, dëshmojnë padrejtësitë
e mëdha kudo në Tokë! Në çdo vend, pa dallim religjioni, diku më pak, diku më
shumë, por gjithandej!
Sikur njeriu të mos kishte luftuar monopolin mbi të vërtetën nga
religjioni, sot do të kishim jetuar si Eva dhe Adami, lakuriq, diku pas shkurreve.
Kundërshtimi dhe përjashtimi i dogmës, na mundësoi sot të fluturojmë dhe të
shkruajmë në kompjuter.
E kush përfiton apo kush i gëzohet besimit tënd? Kleri! Vetëm ai mbikëqyr
devotshmërinë, manipulimin dhe gatishmërinë nënshtruese, jo zoti! Sikur të
kishim vetëm një religjion të drejtë që parapëlqen zoti, atëherë kurrë besimtarët
e atij religjioni, nuk do t’ ishin pushtuar nga religjioni RRENË! Janë pushtuar
hebrenjtë, janë pushtuar të krishterët, pastaj myslimanët e kështu me radhë,
sepse këtu vlen ligji i fuqisë, jo i së drejtës dhe për këtë shëmbëlltyre e
madhe ka qenë religjioni duke asimiluar me forcë popuj, tradita dhe gjuhë!
Ti beso! Kushtetuta e sotshme nuk ndalon besimin apo mosbesimin: njërit i
ofron mundësinë për të besuar, tjetrit lirinë për ta refuzuar. Liritë dhe të Drejtat e Njeriut nuk do të
kishin mundur kurrë të aprovohen, nëse zoti nuk do të dëshironte, sepse pa
dëshirën e tij, nuk mund të bëhet asgjë! Pra, Kushtetuta e sotshme demokratike
është dëshirë e zotit, që ka ndryshuar disa herë librat dhe tani ka shkruar një
më të mirë, që nuk dallon gjinitë, besimet, bindjet politike, racat, gjuhët,
besimet, parapëlqimet seksuale, kombet, por i pranon të gjithë si të barabartë
jo në bazë të nderit që ata imagjinojnë se e kanë, por duke veshur çdo qenie
njerëzore me dinjitet dhe duke ia
mbrojtur atë me ligj!
Në vend të lutjeve egoiste, lufto për barazinë gjinore, lufto racizmin,
lufto diskriminimin në shtëpi, lufto padrejtësinë pikë së pari në familje,
lufto varfërinë, lufto vrasjen, lufto shovenizmin, lufto mizogjininë në shtëpi,
lufto gjinofobinë pikë së pari në familje, dhe, nëse ka zot, atëherë do të marrë në
konsiderim kontributet tua për të tjerët, por jo lutje nga egocentrizmi. Lutja
është mosveprim, pasivizimi! Lutja është pasojë e frikës!
Zot i drejtë që shpërblen besimtarë, nuk ekziston,(e dëshmon jeta në tokë)
por zot që adhuron drejtësinë dhe humanizmin, është e mundur se ekziston! Sepse
religjion i mirë, nuk është ai që thotë “jepi
të varfrit”, por ai që ndalon varfërinë! Dhe, nëse ai është i mençur,
atëherë do të shpërblejë njerëzit për veprat e mira, që kanë bërë për
njerëzimin, jo për tufën e vet duke ndarë dhe armiqësuar popujt në bazë të
besimeve!
Nëse i beson Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, do të falënderohet familja
jote dhe atë falënderim, do ta shquash në dashurinë dhe mirënjohjen e tyre ndaj teje. Ky është
shpërblimi kryesor, që fiton Njeriu në jetë! Në pleqëri askush nuk të pyet a
ishe fetar i devotshëm, por pse nuk ishte prind i drejtë, po!