Sikur të mos kishte dhënë urdhër Thaçi për deportime, atëherë do të kishte
deklaruar: "Institucionet tona relevante do të merren me hetimin dhe do të
ndriçohet çdo detaj, se si ka ardhë deri te kidnapimi i mësuesve të djalit tim
dhe të fëmijëve tjerë të elitës tonë politike në Kosovë. Brenda 24 orëve do të
informoheni! Zero tolerancë me rrënuesit e shtetit ligjor!"
Tash të mendojmë pakëz gjakftohtë: Erdogani sigurisht me shkrim ka bërë një kërkesë për arrestime. Ajo letër duhet të jetë në arkivin e kryetarit. Sipas Thaçit, mungojnë vetëm emrat e të arrestuarve, por qenkan të 200 tjerëve. Listën kryetari nuk e bën publike. Dëshiron vetëm t’ i besojmë dhe të mos shtrohen shumë pyetje!
Nuk nxirret asnjë dokument jashtë, por lejohet të besohet, se Erdogani bëri puç në Kosovë, se ka urdhëruar ministrinë e punëve të brendshme, ky i fundit bosin e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës dhe ata dy, së bashku, kanë planifikuar dhe urdhëruar sulmin dhe rrëmbimin, si ushtarët e Kalifatit. Puna mbaron dhe shteti i Kosovës administrohet nga diktatori Erdogan.
Edhe pas dy ditëve nuk dihet asgjë me siguri, se si rrodhi, kur u mor urdhri
nga Erdogani, ose kur u mor nga Thaçi, kur braktisën Kosovën dhe ku dhe kur
aterruan.
Thaçi përpiqet të mbijetojë, Haradinaj nuk ka as vezë, as pushtet politikë ta shqyrtojë çështjen deri në fund. Veseli nuk guxon të përplaset me Thaçin nga mungesa e boleve, dhe ja kemi një situatë, ku bota zgërdhihet me një elitë politike, që dinë gjithçka, por jo kush drejton shtetin! Në çaste vendimtare si ky, një politikan i vërtetë, nuk përkulet, por profilizohet dhe merr përgjegjësi. Ky rast ishte një shans i Ramushit dhe Veselit. Ata nuk patën guxim dhe do të vazhdojnë në larjen dhe shpëlarjen e Thaçit.
Pse nuk bëhet transparente krejt ecuria, nga urdhri i parë, deri te
deportimi? Nuk do të bëhet sepse do të shembej koalicioni i brishtë. Se urdhërues
është Thaçi, tregon vetburgosja e ministrit dhe shefit të AKI-së. Ata dy kanë
një problem të madh. Ata duhet të pohojnë se kidnapuan njerëz pse ju ka tekë, por se urdhër nga Thaçi, nuk
kanë marrë.
Ata duhet të gënjejnë publikisht dhe nuk shfaqen as në televizor, sepse
rrena mund të thuhet me fjalë, por trurin vështirë të fsheh mimikën, që do të
tregonte të vërtetën.
Shkurt e shqip çudia do të harrohet ditën e tretë dhe Thaçi do të vazhdojë
me sundimin e tij dhe manipulimin e popullit. Tani duhet pritur reagimin e
shteteve të BE-së se a mund t’i anulohen vizat, një shteti, i cili botërisht
deklaron, se nuk din kush bëri aktin terrorist në emër të vendit. Nuk është
me rëndësi përkatësia etnike e të deportuarve, por shfuqizimi i shtetit dhe
veprimet arbitrare!
Shteti i Kosovës dëshmoi një fakt të madh: Dikatatori Erdogan është
udhëheqësi jonë!
------------------------
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni: Letër burrave, tregime dhe sprova, romanin, Ngjyrat e dashurisë me Kanunin erotik, (vetëm për të rritur) ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.
------------------------
Nëse dëshironi të lexoni më shumë nga Lis Bukuroca, atëherë këtu mund të porosisni: Letër burrave, tregime dhe sprova, romanin, Ngjyrat e dashurisë me Kanunin erotik, (vetëm për të rritur) ose përmbledhjen me poezi: Hijedritat e jetës.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen