Konfliktet fetare: Myslimanët,
të krishterët dhe hebrenjtë bashkon prejardhja e njëjtë – çfarë bën atëherë
pajtimin kaq të vështirë? Jo dëshmia biblike, por interpretimi i saj thekson atë
që ndanë religjionet – deri te zemërimi flakërues me papën.
Hamburg. Skena duket e
zakonshme, por ecuria është e një dimensioni historik botëror. Disa çadra në periferi
të Sinait, në gjelbërimin e pakët
kullosin, gjedhe, dele dhe dhi. Një plak i jep një skllave të re disa bukë dhe
një zorrë uji. Pastaj ai dërgon atë dhe djalin e saj të vogël përgjithmonë,
jashtë, në shkretëtirë.
Katërmijë vjet më
vonë, pasardhësit e tri feve luftojnë për parësi midis religjioneve të botës. Sepse plaku është
Abrahami, monoteisti i parë i njerëzimit. Nga besimi tij krijohet Talmudi, si religjion
i parë i shkruar judaizmi, më i përhapuri deri më tani, krishterimi me biblën
dhe si më i ri, islami, me kuranin.
Të tre konsiderojnë Abrahamin
si të parin të fisit, që të trija ndjehen si trashëgimtare legjitime të
marrëdhënieve të tij krejtësisht të veçanta me perëndinë: hebrenjtë si pasardhësit e Isakut, të cilin e bën
Abrahami me gruan e tij Sarën në pleqëri të thellë; të krishterët si vëllezër
të vegjël të hebrenjve; arabët si pasardhësit e Ismaelit, i parëlinduri i
Abrahamit nga shërbëtorja egjyptase Hagar, të cilën Abrahami e dëbon sipas
dëshirës së Sarës.
"Sipas Isakut duhet të
quhen pasardhësit tu", thotë Zoti i Dhiatës së Vjetër babait të dy
fëmijëve ", por edhe nga djali i skllaves do të bëj një komb të
madh." Dhe engjëlli i Zotit parashikoi për Ismaelin: "Dora e tij
kundër të gjithëve, duart e të gjithë njerëzve, kundër tij."
Në bibël djemtë nuk do të
luftojnë kundër njëri-tjetrit, dallimi në moshë është shumë i madh: Kur lindet
Isaku, Ismaeli është tashmë katërmbëdhjetë
vjeçar. Më vonë doktrina e profetit Muhamet i bën ata në vëllezër të armiqësuar
dhe në kohën e re, parapëlqehet theksimi i dallimeve, jo i atyre të përbashkëta. "Ne duhet të kuptojmë",
thotë Matthias Morgenstern, teolog dhe judaist
në Universitetin e Tübingen, "se imazhet e Abrahamit, aq të ngjashme dhe sa
të ndërthurura kanë qenë në të kaluarën,
gjatë shekujve, gjithnjë e më shumë janë larguar dhe ndërkohë, bëhen të
papajtueshme."
Në anën tjetër, pas zbulimeve
të shumta arkeologjike në vitet e fundit, imazhi historik shfaqet gjithnjë e më
shumë e nga errësira parahistorike: Abraham ishte nga qyteti i madh Ur, New
York i asaj kohe, para 4.000 vjetëve, port detar botëror me lidhjet deri në Indi
dhe Kinë. Babai i tij Terah tregton mish me shumicë, ai blen bagëti nga nomadët
dhe furnizon me mish qytetet dhe detarët. Janë gjetur fatura të dërgim të
mishit dhe madje edhe deklarime
tatimore. Abrahami mëson bujqësinë,
sistemin administrativ dhe të drejtën tregtare.
Për të qenë më afër me ata që
transportonin mishin, Terahu zhvendos biznesin e familjes në Haran, në Turqinë
jugore të sotme, atëherë një qendër e
prodhimit të mishit, si më vonë Teksasi dhe Argjentina.
Biznesit lulëzon, pjesërisht
për shkak se shefi ka njohuri për kursime tatimore dhe negocion dërgesa me furnizime
afatgjatë, siç gjetën arkeologët më vonë
në arkivin më të madh të shkrimit me pyka. Në Eblanë siriane, Parisin e botës
së vjetër, 200,000 qytetarë vërtiten në luks, me pjata të arta, stof mëndafshi
dhe erëza të çmuara.
Pas vdekjes së Terahut, Abrahami
merr përsipër ndërmarrjen. Gruaja e tij Sara është shterpe dhe 500 perënditë e
Haranit nuk ndihmojnë, atëherë të zhgënjyerit i shfaqet një vizion dhe dëgjon perëndinë,
që thotë: "Shpërngulu nga vendi yt, largohu nga të afërmit tu, nga shtëpia
e atit tënd dhe shko në vendin, që unë do të tregoj ty." "Unë do të bëj
prej teje një popull të madh."
Abrahami vendos për të renë, të
panjohurën, rrezikun dhe i bindet perëndisë. Ai shet pronën e tij të patundshme,
investon parat në bagëti dhe nis shtegtimin. Që nga ai moment jeta e tij
pasqyron luftën e njeriut dhe njerëzimit me perëndinë dhe besimin. Stacionet e
tij janë pika fikse në rrugën e gjatë për shëlbimin, shpëtimin e botës.
Besnikëri. Jahve (Zoti) është një
perëndi xheloze, ai insiston në ndjekjen e pakushte. Abrahami çon bagëtitë e
tij në Kanan. Nipi i tij Lot,- në Kuran gjithashtu një profet-, e shoqëron atë.
Në fqinjësi shtrihen Sodoma dhe Gomorra,
që me tregtinë me bitum ishin bërë
qytete të mëdha të pasura me të gjitha tundimet e kohës. Abrahami reziston të
gjithë, edhe idhujt.
Besim. Një thatësirë detyron
Abrahamin të shkojë në Egjipt. Ai në kërkesën e tij për azil, gënjen: Ai fsheh
faktin se Sara është gruaja e tij dhe thotë se ajo është vetëm motra, sepse ai
kishte frikë të vritet nga egjiptianët për shkak bukurisë së saj. Kur Faraoni
zbulon të vërtetën, Abrahami dëbohet. Kjo gënjeshtër nga frika mbetet dështimi
i tij i vetëm.
I dëgjueshëm. Abrahami madje është i gatshëm të flijojë djalin e tij Isakun për
Perëndinë dhe kështu të sakrifikojë të ardhmen e tij. Në çastin e fundit një
engjëll pengon flijimin - në një kodër, ku më vonë besimtarët u kthyen përsëri
dhe ku Solomoni ndërtoi tempullin e tij, ku Muhameti kalëroi drejt qiellit dhe ku
sot gjendet Kupolla e Artë.
Emrat më të rëndësishme të Biblës
gjenden në letra, dokumente, vendimet gjyqësore dhe raportet tregtare, që hulumtuesit
kanë gjetur në kryeqytetin e Kananit të vjetër, Hacor, jo shumë larg liqenit Genazaret.
"Pllakat e argjilës konfirmojnë
gjithçka që tregon historinë e gjenezës", thotë Brian Wood, arkeolog në Universitetin
e Torontos. Mirëpo besimi nuk kërkon prova shkencore, por përpiqet të gjejë shenja
të veprimit hyjnor dhe gjen të tjera në çdo fe, sipas prurjeve gojë pas goje apo
interpretimit.
Në legjendës hebraike Abraham nuk ndjek thirrjen e zotit pas vdekjes së babait,
por pas një grindjeje me të: ai përplaset në Terah në depon e idhujve dhe i
shkatërron të gjitha. Kurani raporton për këtë në suren 19 dhe 37, ku babai i
Abrahamit quhet "Azar." Imazhet e Abrahamit hebraike-krishtere
dallohen akoma më shumë nga më të fundit islamike në skenat e seksualitetit dhe
dhunës:
Bibla len të supozohet
se Sara ishte edhe motra e Abrahamit. Legjenda hebraike e bën mbesë të
Abrahamit, legjenda e islamit vetëm për vajzën të një xhaxhai (daje). Sipas gojëdhënave
hebraike, ajo këmbëngul në dëbimin e Hagarit dhe Ismaelit, sepse djaloshi Ismael
u vardisej grave të martuara. Më vonë,
Sara është e trishtuar nga vdekja e supozuar e Isakut dhe bën vetëvrasje;
Pastaj Abrahami martohet me Hagarin.
Tradita islame vendos
sakrificën e Abrahamit në një ëndërr – paraardhësi, i pari i fisit duhet të mbahet i pastër nga çdo njollë: Ai
është si Moisiu dhe Jezu, një paraardhës i profetit Muhamet, i cili udhëton për
në Mekë për të pastruar Qaben nga ndyrësitë e idhujtarisë politeiste.
Sa më i ashpër të jetë konflikti midis tri feve, aq
më e madh është pesha e ndryshimeve në imazhin e Abrahamit. "Ajo që bie në
sy është se kundërshtimet dhe polemikat më të mëdha janë pikërisht aty, ku ngjashmëritë
në materie janë më të mëdhat”, thotë hulumtuesit i religjioneve Morgenstern.
Vëllezërit e armiqësuar pajtohen posaçërisht vështirë, qoftë kur janë njerëz
apo religjione.
Në iluminizmin e vendeve perëndimore bënte pjesë
edhe zhvillimi i një kritike shkencore ndaj biblës, e cila lirohet nga tutela
kishtare, edhe kur thuhet e pakëndshmja, madje edhe kur përpiqet të zbërthejë
dhe interpretojë të pamoralshmet e doktrinës. Por pikërisht me këtë liri të diskutimit,
kultura krishtere-perëndimore, lëndon ndjenjat e besimtarëve myslimanë.
"Ajo që rrëfehet në bibël rreth sjelljeve të pahijshme seksuale të
Abrahamit, dhe rrezikimi të familjes", thotë dijetarët Tübingen, "shfaqet
në sytë tradicionale myslimane si një denigrimi i njerëzve të nderuar të
Perëndisë, që është më e keqe se çdo karikaturë. " Nga njdeshmëritë e
tilla, duhet vetëm edhe një hap i vogël deri te indinjata e zjarrtë për shkak të
një ligjërate teologjik të keqkuptuar të Papës.
Hamburger
Abenblatt
Nga
gjermanishtja Lis Bukuroca
Edhe
disa dëshmi plotësuese:
Zoti i qe shfaqur disa herë Abrahamit dhe i premton se pasardhësit e tij do
të shumoheshin si kokrrat e rërës dhe yjet në qiell. Ai lidh një marrëveshje me
të në mënyrë që ai të besojë zotin e ri si dhe pasardhësit e tij. Si dëshmi për
ruajtjen e besëlidhjes, zoti kërkon që pasardhësit e tij djem, të bëhen synet
dhe nëse e bëjnë këtë, atëherë zoti do t’ i bëjë një popull të madh. Si mirënjohje,
zoti mundëson që Sara në moshën 90 vjeçare
të lind fëmijën, Isakun, që domethënë
“ai qeshet.” Abrahami kishte 100 vjet! Djali i Isakut quhet Jakob dhe këtij të
fundit, kur i shfaqet zoti, ata rrihen në mes vete. Në fund Jakobi dorëzohet
dhe zoti e quan “Izrael”, që ka
kuptimin e atij "ai që
luftoi me Perëndinë." Jakobi do të ketë dymbëdhjetë djem
dhe krijon dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Zoti
i premton dhe dhuron Abrahamit një tokë që atëherë nuk ishte e tyre, tokën e
kananëve.
Kalimi i konkretes në transcendental dhe besimi se një zot i mençur duron martesën
me motrën dhe se Sara lind fëmijë në pleqëri dhe se Abrahami ka jetuar 175
vjet, është anulim i ligjeve të natyrës dhe bashkëngjitet besimit hyjnor, por
në fakt, zoti është vetëm pretekst për të realizuar planet e veta Abrahami dhe
radhazi profetët tjerë. Ata perëndinë herë e shohin në ëndërr, herë si vizion,
herë si zëra që dëgjojnë dhe ai nuk bën asgjë tjetër, pos asaj që u pëlqen dhe
që presin ata prej tij. E pastaj, nëse Abrahami ka jetuar 175 vjet, Sarah 127, sa
veta dinin të numëronin apo shkruanin para 4.000 vjetëve?
Rrahja me zotin, të folurit me zotin, pa ide se si dukej dhe si mund të
komunikohej me një krijesë pa formë, pa imazh dhe pa prani konkrete, mund të
besohej dhe ishte aq e mirë dhe argëtuese, si për neve Rozafa, katallni, zanat,
etj, por kur kërkohet dëshmi, shemben krejt legjendat brenda vetvetes, si me faturat
dhe llogarit e biznesit të Tarehut.
Jezu Krishti origjinën e vet shpjegon nga Abrahami, pra pas dy mijë vjetëve,
pra pas 80 brezave. Kjo do t’ ishte sikur sot një njeri të deklarojë origjinën
e vet nga Pirro, Agroni, ose Teuta. Muhameti do ta pohojë origjinën e vet nga
Ismaeli, edhe atë pas 104 brezave, pra nga mesatarja e një brezi 25 vjeçar.
Rrëshqitja e identitetit shqiptar
në identitet kryesor fetar, domethënë pozicionim në një konflikt katërmijë vjeçar
ndërmjet vëllezërve. Ai rirreshtim imponon me dhunë psikologjike qëndrimin
armiqësor ndaj Perëndimit, kryesisht ndaj SHBA-ve, por edhe kundër Europës. Ai
na bën vëllezër me vendet myslimane, por na armiqëson me vendet në kontinentin
tonë.
Ajo empati me radikalizmin islamik,
rrënon të tashmen shqiptare, por bën edhe të pasigurt të ardhmen. Një
zhvendosje e tillë, është në favor të Serbisë dhe Greqisë, gjersa përkohësisht
i siguron Erdoganit krenari osmane. Për një legjendë hebraike apo krishtere dhe
arabe, nuk kemi nevojë t’ i prodhojmë vetes armiq të rinj. Kemi mjaft, si rrallë
ndonjë komb tjetër në botë.
Radikalizmi islamik shqiptar
është në linjën e Erdogani dhe urren çdo gjë shiptare, si të kaluarën, ashtu
edhe të tashmen. Ata merren me rishkrimin e historisë dhe përjashtimin e
personaliteteve shqiptare nga historia, pse kanë luftuar Kalifatin Osman,
pushtuesin. Përleshje të tilla nuk ndodhin te ndonjë komb tjetër europian, por
në Azi dhe Afrikë. Qytetërimi perëndimor nuk përjashton njeriun për shkak të
besimit fetar. Sikur të vepronte Italia ashtu, do të rrënonte të gjitha
monumentet e epokës romake politeiste. Nuk e bëjnë as grekët! Me qëndrime të
tilla, synohet komb dhe identitet ti ri! Ky është projekt i Erdoganit! Kjo do
të na indoktrinonte dhe mbushte me urrejtje ndaj vetvetes në rend të parë,
pastaj ndaj Europës, prishjen me SHBA-të, urrejtje e kontinentit ku jetojmë dhe
si rezultat, do t’ ishte izolimi jonë, rrjedhimisht copëtimi apo dëbimi
kolektiv! Me Putinin, Trumpin,
Erdoganin, bota nuk është e qetë dhe mund të rilinden aleanca në baza fetare!
Pozicionimi jonë në një konflikt
në mes vëllezërve të dikurshëm, është vetëvrasje, jo vetëm për identitetin, por
edhe për shtetet tona. Zoti u ka dërguar religjione atyre popujve që sipas tij
u nevojiteshin. Neve jo, sepse i kemi pëlqyer ashtu si jemi, ashtu si ishim.
Shqiptar, prandaj ka krijuar gjuhën shqipe dhe ka penguar asimilim e saj. Zoti nuk
u dërgon popujve religjion në një gjuhë që nuk e kuptojnë, sepse ai dinte se
nuk kishte fakultete, ku mësohej gjuha dhe përkthimi!
Sot, si edhe në kohën e
Rilindjes, domosdoshmëri është rikthimi i motos se feja e shqiptarit është shqiptaria! Vetëm ky mendim mjafton për të
gjetur veten kombi shqiptar brenda familjes europiane. Me pushtetin e Erdoganin
në Tiranë dhe Prishtinë, liria e popave grekë, serb, rus në Shqipëri, me recitimin
e poezive xhihadiste për despotin Erdogan, vështirësohet integrimin e vendeve
tona në BE, por edhe na bën në lodra të shteteve të huaja, sa nuk mund të
administrohemi nga brenda, por do të rrënohemi nga mercenarët tanë, të cilëve u
lejojmë hapësirë veprimi si askund në Perëndim!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen