Bukuri e pazbuluar në Ballkan
Plazhet fantastike si nga një libër me ilustrime, visore të egra dhe romantike
dhe një kulturë magjepsëse -dhe, për momentin ende çmimet më të lira në
Mesdhe. Fjala është për Shqipërinë. Vendi i vogël në Ballkan është një nga
destinacionet më të nënvlerësuara, por ndoshta jo shumë kohë. Planet Lonely
zgjodhën Shqipërinë si destinacionin absolut të ëndrrave - dhe numri i
vizitorëve ngadalë po rritet.
Pushimi në Shqipëri
nuk e zbraz shumë portofolin tuaj
Nëse Kroacia ndërkohë është e mbushur me turistë dhe Greqia është shumë e
shtrenjtë, atëherë ndoshta duhet bërë një një vizitë në Shqipëri. Brigjet e
detit janë të mrekullueshëm, ka shumë
histori për të zbuluar dhe plazhet nuk kanë asgjë mangut nga ato të vendeve të tjera
të Mesdheut. Dhe: Është pakrahsueshëm lirë!
Ende në Shqipëri për pushimet verore, për dy javë, mund të merre një
apartament familjar për katër veta me pishine për përafërsisht 750 euro, me
udhëtimin vetjak dhe ushqimin. Kjo është rreth gjysma ose një e treta e çmimit
të banesës kur krahasohet me destinacionet klasike të pushimeve. Dhe kostoja e
ngrënies në një restorant është e maksimalisht
një e treta e nivelit spanjoll apo italian.
Shqipëria është shumë
e shumanshme
Përveç Detit
Adriatik dhe Detit Jon, në shtetin e vogël ballkanik ka edhe Alpe Shqiptare.
Dhe siguria? Kur përmendet Shqipëria shumë
mendojnë te krimin e organizuar, vjedhjet e makinave dhe prostitucioni. Por
shqetësimi është i pabazë. Edhe pse mund të vijë aty këtu ndonjëherë te
"përdorimi i forcës në kriminalitetin e vogël dhe të rrugës", siç njofton
Zyra e Jashtme, por ato janë jashtëzakonisht të rralla. Dhe - për fat të keq -
mund të ndodhë në pothuajse çdo rajon pushimesh. Paralajmërimet zyrtare për mos
udhëtimi nuk ka për vendin e vogël në veri të Greqisë.
Ka shumë arsye për të vizituar vendin në
detin Jon dhe Adriatik - plazhet si në ëndrra është njëra prej atyre. Por vendi
i vogël ballkanik ka shumë më tepër për të ofruar, duke përfshirë edhe Alpet
shqiptare. Ne ju paraqesim udhëzimet më të nxehta për vendin e vogël në Ballkan.
Këtë nuk duhet ta humbisni në Shqipëri:
Në plazhin e Ksamilit ju keni përshtypjen
e të qenit në Karaibe.
Plazhi i Ksamilit
Në jug të Shqipërisë ngrihet vendi i vogël
Ksamil, i cili është njëri ndër plazhet më të bukur. Një përzierje e zhavorrit
dhe rërës formojnë bazën e saj, e cila ndikon që uji të jetë i kaltër si kristali
me vezullime blu. Para plazheve janë katër ishuj të vegjël, dy prej tyre madje
afër sa arrihen me not. Për te të tjerët mund të ecni nëpër gunga rëre aty ku është uji i cekët. Gjatë
motit të mirë njeriu mund të shohë nga këtu Korfuzin, i cili shtrihet në anën
tjetër të detit Jon.
Butrinti i lashtë
Parku Kombëtar i Butrintit është gati
9,500 hektarë dhe ofron një visore magjepsëse. Atraksionin kryesor i parkut
është rrënoja antike e Butrintit. Butrinti është një nga vendet më të bukura
arkeologjike në Shqipëri (disa datojnë që nga shekulli i VIII para Krishtit)
dhe Butrinit është një nga destinacionet më të njohura turistike të Shqipërisë
dhe një nga atraksionet më të famshme turistike të vendit. Në vitin 1992 ai u
shpall nga UNESCO Trashëgimi Botërore.
Ka tempuj, rrugë, teatro dhe kisha të grekëve të lashtë, romakëve, të
krishterëve të hershëm dhe osmanëve.
Liqeni malor Syri i Kaltër (Blue-Eye)
Syri i kaltër është rreth gjysmë ore me
makinë nga Ksamili. Këtu buron një lumë i tërë nga nëntoka. "Syri i
Kalter" është burimi më i pasur i ujit në vend. Thellësia e tij vlerësohet diku më shumë se 25 metra. Për shkak të ngjyrës së saj të kaltër, burimi i
ftohtë me 12 shkallë i liqenit malor quhet edhe "Syri i Kaltër". Të regjurit
kërcejnë në lagështinë e ftohtë, të tjerët i gëzohen vetëm ujit të thellë blu, me
ujë të pastër si kristali dhe peizazhin e egër romantik.
Gjirokastër -
qytet me një mijë shkallë
Gjirokastra është qendra kulturore e
Shqipërisë dhe prandaj aty duhet zbuluar disa gjëra. "Qyteti i një mijë shkallëve"
që nga viti 2005 është përfshirë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s dhe është
një nga qytetet më të vjetra në vend. Epiteti i detyrohet pamjes unike të
qytetit. Kështjella të vogla që i përngjajnë shtëpive karakterizojnë tani e
shumë shekuj lagjen rreth kështjellës,
qytetin e vjetër të sotëm. Gjirokastra është gjithashtu qendra kulturore e
Shqipërisë
Berat - Qyteti i
një mijë dritareve
Berati është një nga qytetet më të vjetra
në Shqipëri dhe impresionon me shtëpi të bardha, xhami dhe kisha. Berati quhet
edhe "Qyteti i njëmijë dritareve", sepse shtëpitë tipike formojnë një
fasadë dritaresh dhe formojnë imazhin e qytetit. Shtëpitë e bardha janë përfshirë
nën mbrojtjen e monumenteve historike, kështu ruhet pamja origjinale. Qysh në vitin 1961
Berati u emërua një qytet muze. Që nga viti 2008, është një vend i Trashëgimisë
Botërore të UNESCO-s, prandaj në tre lagjet e vjetra Mangalem, Goricë dhe
Kalaja ndërtesat e reja u ndaluan plotësisht.
Letër burrave 2
**************************
Më shumë nga Lis Bukuroca:
Hijedritat e jetës, poezi 2010 – 2017
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen