
“Ai që pranon
injorancën e tij, e tregon atë një herë; ai që mundohet ta fshehë atë, e tregon
shumë herë!” Konfuci
Shtetet e
dikurshme komuniste i shkatërruan udhëheqësit injorantë komunistë, që më shumë
se ruajtjes së pushtetit me dhunë dhe padrejtësisë, nuk dinin. Kosova po
vazhdon traditën e komunistëve dhe injoranca ka zaptuar shtetin; të mirëve u
mbeten dy rrugëdalje: ose të ikin jashtë, ose t’i nënshtrohen dhe fundosen me
ta së bashku. Shumë prej tyre, kanë zgjedhur të dytën prandaj edhe ajo mund të
mbahet në pushtet.
Thjesht si edhe
komunistët dje, edhe këta sot, janë të bindur se populli ka merituar dënimin,
sepse ata kanë qenë dje të gatshëm për flijim. Ata janë atdhetarë, populli tradhtar,
që meriton emigrimin dhe keqtrajtimin.
Patriotizëm është
të mos dëmtosh vendin me injorancë, jo ta adhurosh me injorancë.
Patriotizëm është
të mos pajtohesh me njerëzit e padijshëm, jo të ankohesh për paditurinë e tyre.
Patriotizëm nuk është
të tallemi me idiotizmat e tyre, por të rrëzohen ata.
Patriotizëm nuk
është të përqeshim nivelin e tyre intelektual e gjuhësor, por të tmerrohemi me
mosveprimin tonë kundër tyre.
Patriotizëm është veprimi
kundër të ligës, jo përfolja e saj.
Dashuria ndaj
atdheut dhe gjakimi për shtet të së drejtës, nuk dëshmohet me fjalë, por duke vepruar
kundër nepotizmit dhe kriminalitetit në politikë.
Patriotizëm është
mbrojtja e institucioneve të shtetit, jo lejimi i zaptimit të tyre.
Patriotizëm nuk
është kënga, kritika, humori, sharja, patriotizmi është greva e urisë në qendër
të Prishtinës, deri në largimin e shtresës autodidakte, që merret vetëm me
taksa, rehatimin e të afërmeve dhe vizave.
Jetë është veprimi,
vdekje është dremitja. Ashtu si nuk shuhet uria pa ushqim, edhe shteti nuk
ndërtohet pa veprim. Nëse ti pret të të shpëtojë nga mbytja njeriu që nuk din
të notojë, atëherë ai nga bregu do të të dëshirojë vetëm rrugë të mbarë në fund
të pusit!
Nuk i ka fajet ai
që të udhëheq, por ai që duron ata. Ata as nuk dinë të flasin, as të mendojnë,
as të gjykojnë, as të veprojnë; ata pa kontroll nga jashtë, do të vidhnin edhe
kolltukët nga zyrat e shtetit. Ata dinë dhe kuptojnë vetëm një dy gjëra: si të ruajnë
pushtetin dhe si të pasurohen.
--------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.