Njeriu është kafshë
fetare. Ai është kafsha e vetme, që do njeriun, të cilin ka pranë si veten,
mirëpo në qoftë se feja e tij nuk i pëlqen, ai ia pret fytin.
Njeriu është krijesa
e vetme, që skuqet, por edhe e vetmja që ka arsye për t'u skuqur.
Kafshët janë miqtë më
të mirë. Ato nuk shtrojnë pyetje dhe nuk kritikojnë.
Dasma ka zëvendësuar
kidnapimin sepse askujt nuk i pëlqen të heqë dorë nga dhuratat.
Qeni
është një burrë plot nder; unë shpresoj të shkojë në parajsën e tij, jo në atë
të njerëzve.
Detyra
e vërtetë e një miku është të të ndihmojë, kur e ke gabim. Çdo njeri do t
‘ishte në anën tënde kur ke të drejtë.
Njerëzit
bëjnë shumë për të fituar dashurinë e tjerëve, por bëjnë çdo gjë për t’i bërë
ziliqarë të tjerët.
E
vërteta është gjëja më e çmuar që kemi. Le ta përdorim me kursim!
Pleqëria
nuk sjell gjithmonë mençuri me vete. Ndonjëherë vjen vetëm ajo.
Murmurima
është e mirë dhe mbresëlënëse, por punën e kryen rrufeja.
Edukimi është mbrojtja e organizuar e të rriturve kundër të rinjve.
Frika
është mbrojtja më efektive kundër tundimit.
Ndershmëria
është një gjuhë, të cilën e dëgjoni i shurdhëri dhe e lexon i verbëri.
Një
duzinë komplimente të rremë durohen më lehtë se sa vetëm një qortim i sinqertë.
Para
se të fillojë njeriu t’i dojë armiqtë, duhet të trajtojë më mirë miqtë.
Duhet
njohur faktet, para se të përdridhen ato.
Një
bankë është një institucion nga i cili mund të merrni para hua, por me kusht që
të dëshmoni se nuk keni nevojë për to.
Një
bankier është një birbo, i cili të jep një ombrellë gjatë motit të mirë dhe ta
kërkon, sapo t‘ia nisë shiu.
Sa
më shumë kënaqësi të kesh në punën tënde, aq më mirë paguhet ajo.
Se Amerikë
u zbulua ishte e mahnitëse. Edhe më e mahnitëse do të kishte qenë sikur Amerika
të mos ishte zbuluar fare.
Askush
nuk mund të ndihet mirë pa pajtimin e tij.
Shko
në parajsë për shkak të klimës, në ferr për shkak të shoqërisë.
Nëse
merr një qen të braktisur e të uritur dhe e ushqen, ai nuk do të kafshojë ty.
Ky është dallimi themelor midis qenit dhe njeriut.
Mark
Twain (1835 - 1910), në të vërtetë Samuel Langhorne Clemens, shkrimtar amerikan
dhe satirist
Nga gjermanishtja,
Lis Bukuroca
----------------------------------------
Libra nga Lis Bukuroca
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.
Gjenden edhe te libraria më e madhe në SHBA Barnes and nobles dhe mund të porositet, përveç online, në 630 libraritë e tyre. Shikoni ju lutem se ku ju konvenon çmimi më tepër.
Kuptimi i jetës te amazon *
Kuptimi jetës te lulu **
Letër burrave (I )te amazon
Letër burrave (I) te lulu
Letër burrave (II) te amazon
Letër burrave (II) te lulu
Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore
Die Asylbewerber, komedi gjermanisht
* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.
** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.