Tek e pashërueshmja, njeriu nuk
do të dëshironte të ishte mjek.
Kudo që kam gjetur të gjallët,
kam gjetur vullnetin për pushtet; edhe në vullnetin e shërbëtorit, gjeta
vullnetin për të qenë zot.
Të të parit e njëjtë dhe të të
bërit e njëjtë, janë tipare të syve të dobët.
Prona pronëson. Vetëm deri në një
farë shkalle prona e bën njeriun më të pavarur, më të lirë; pak më vonë, prona
bëhet në zotërues, pronari në skllav.
Është e vështirë të jetohet me
njerëz, sepse heshtja është aq e vështirë.
Ligjet nuk e tregojnë atë çfarë
është një popull, por çfarë i duket e huaj, e çuditshme, e egër, e jashtme.
Me jetue domethënë me qenë në
rrezik.
Njeriu konsideron çështje e
pashpjeguara të errëta si më të rëndësishme, se sa të shpjeguarat e ndritshme.
Jam tronditur, jo pse ti më ke
gënjyer, por sepse unë nuk të besoj ty më.
Mendimet publike - përtacitë
private.
Bindjet janë armiq më të
rrezikshëm të së vërtetës, sesa gënjeshtra.
Dikur ishit majmunë, madje edhe
tani njeriu është majmuni më i madh, se çdo majmun.
Gëzimi i përbashkët, jo vuajtja e
përbashkët, bën mikun.
Çdonjëri që dëshiron të tregojë
intelektin e tij, lejon të vërehet se ai ka mjaft edhe nga e kundërta e
intelektit.
Gjermanishte derri! Më falni!
Gjermanishte e gazetave!
Asnjë fitues nuk beson në
rastësi.
Pa muzikë, jeta do të ishte një
gabim!
Epokat e mëdha të jetës sonë janë ato, ku ne marrim guximin, të ligën
tonë, të ripagëzojmë si më të mirën tonë.
Cili fëmijë nuk do të kishte
arsye për të qarë për prindërit e tij?
Ajo që nuk më vret, më bën më të
fortë.
Për njërin vetmia është arratisje
e të sëmurit; për tjetrin vetmia është arratisje nga të sëmurët.
Dikush nuk gjen zemrën e vet,
derisa të humbasë kokën.
Lumturia e burrit quhet: unë dua.
Lumturia e gruas quhet: ai dëshiron.
Të lumturit janë kureshtarë.
Disa turpërohen nga lavdërimi, të
tjerët bëhen të pacipë.
Njerëzit shtyhen drejtë dritës,
jo për të parë më mirë, por për të shkëlqyer më mirë.
Friedrich Wilhelm Nietzsche (Niçe)- (1844-1900), filozof gjerman, eseist, poet dhe shkrimtar
Nga gjermanishtja, Lis Bukuroca
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen