23.07.2019

Aforizma mbi injorancën (2)


"Dituria bën të mundur përparimin, injoranca daljen nga shinat!" Franco Carbon
"E dua leximin sepse më mbron nga injoranca." Rinaldo Sidoli
"Injoranca është faj." Vittorio Sgarbi
"Injoranca është një ves." Taleti
"Të diturit është shkencë. Të besuarit se dimë, është injorancë. " T. Colin Campbell
"Çfarë është e mira atëherë? Njohja e realitetit! Çfarë është e keqja? Injoranca! "Lucio Aneo Seneka
"Shtylla e vërtetë e regjimit të vjetër ishte injoranca. Princat dhe priftërinjtë e kishin kultivuar atë me pasion, duke ditur mirë, se mbi të do të qëndronin në këmbë. " Indro Montanelli
"Unë jam perandor dhe unë i dua injorantët." Perandori Ferdinand I Hasburgeve
"Njerëzit linden injorantë, jo budallenj; budallallëku është rezultat i edukatës.“ Betrand Russel
"Ka pasur një rritje alarmante të numrit të gjërave për të cilat nuk di asgjë." Ashleigh Brilliant

"Injoranca pohon ose mohon rrumbullakët; shkenca dyshon." Voltaire
"Një budalla mund të ngrihet me mundime në mençuri, i mençuri nuk mund të hidhet në marrëzi." Lucius Aneo Seneka

"Është më mirë të mos dini asgjë, sesa të dini shumë gjëra për gjysmë" F. W. Nietzsche
"Dituria që nuk përcillet me vepra është më e keqe se injoranca." Charlesy Bukowski
"Njeriu që njeh vetëm biblën nuk e njeh as biblën." Mathew Arnold
"Ende më duhet të takojë njeriun injorant, i cili nuk do të më jepte mësime për diçka." Mirko Badiale

"Që kur në familjen njerëzore u shfaqën burrat, që zhveshën trajtat njerëzore për t'u bërë mashtrues, domethënë priftërinj; që kur ekzistojnë priftërinjtë në botë, ka tortura. Ata duke dashur t'i mbanin të gjithë njerëzit në injorancë, sapo shfaqej dikush në sipërfaqe, që kishte marrë aq shumë inteligjencë nga perëndia, sa për të kuptuar gënjeshtrat e tyre, ai inteligjent, torturohej nga ata demonë." Giuseppe Garibaldi

"Nuk ekziston as fshati më i vogël, ku banon një prift, që nuk është një vatër reaksionare: një shkollë e injorancës dhe e tradhtive ndaj atdheut." Giuseppe Garibaldi
"Prifti është vrasësi i shpirtit sepse në çdo kohë ai ka nxitur injorancën dhe ka persekutuar shkencën." Giuseppe Garibaldi

 "Duhen shumë gjëra për të dëshmuar se je i zgjuar, por vetëm një gjë për të dëshmuar se je injorant." Don Herold
  „Ti je gomar, gomar do të jesh dhe do të vdesësh para se të kuptosh se je një bishë.“ Miguel de Cervantes

"Sikur feja të ishte e qartë, do të ishte shumë më pak tërheqëse për injorantët. Ata kanë nevojë për errësirë, mistere, tmerre, përralla, mrekulli, gjëra të pabesueshme që i bëjnë ata gjithmonë të merren me fantazi." Barone d’Holbach

"Populli“ janë të gjithë ata njerëz që nuk kuptojnë." Remy de Gourmont
"Receta për injorancën e përhershme është kjo: mjaftohu me mendimet tua dhe ji kënaqur me dituritë tua." Elbert Green Hubbard

"Feja ka fuqi vetëm mbi inteligjencën e atyre, që nuk mund të shpjegojnë asgjë pa të: është „nec plus ultra“ e injorancës; por, për sytë tanë, për filozofët, feja shfaqet vetëm si një përrallë absurde, e denjë vetëm për përbuzjen tonë dhe asgjë tjetër.“  Marquis de Sade 

"Është më mirë të jesh një njeri i pakënaqur sesa një derr i kënaqur; me qenë Sokrat i pakënaqur është më mirë sesa një budalla i kënaqur dhe nëse teveqeli dhe derri janë të një mendimi, atëherë sepse se ata shohin vetëm një anë të çështjes." John Stuart Mill
"Sikur injoranca të kishte qenë ujë, ose do t’ ishim mbytur të gjithë, ose të gjithë do t’ ishim  bërë peshq!" Monadista

Nga italishtja Lis Bukuroca