25.07.2019

Pse bëhemi agresiv (Psikologji 6)


A kemi lindur me tipare fikse dhe trashëguar karakterin, ose ka më shumë gjasa të modelojmë veten si brumin me duar? Ky është debati klasik natyrë - kulturë ose me fjalët e shkencës moderne: pyetja e pjesëmarrjes relative të gjeneve në krahasim  me mjedisin.

Sot njihet si e pranuar në shkencë se njerëzit janë të formësuar në mënyrë të barabartë nga predispozita e tyre gjenetike d he përvojat jetësore, shpesh në mënyrë ndërvepruese. Një shembull më i qartë i ndërveprimit mes gjeneve dhe mjedisit u ndriçua nga një studim që zgjati disa dekada me mijëra pjesëmarrës në Zelandën e Re.
 Në ecurinë e saj u ekzaminua versioni aktiv i gjenit MAOA, i cili në mënyrë të tërthortë merr pjesë në lirimin neurotransmiterve serotonin, i cili në anën tjetër kontrollon dhe drejton disponimin dhe agresivitetin. Te njerëzit që nuk janë abuzuar gjatë edukatës në fëmijëri, prania e gjenit më pak aktiv të MAOA nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë, që në moshën madhore, personi të zhvillonte një personalitet agresiv.

Te pjesëmarrësit që ishin keqtrajtuar në fëmijëri, prania e atij gjeni i kishte bërë veçanërisht të ndjeshëm në zhvillimi i një personaliteti asocial. Kjo nuk është natyrë apo kulturë, por natyra përmes kulturës.

Nuk është as natyra as kultura që formon personalitetin tonë. Të dyja ndërveprojnë dhe ndikojnë njëra-tjetrën.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Rrahja shkatërron personalitetin dhe sedrën e fëmijës. Dhuna nuk është edukatë, ajo është poshtërim dhe depersonalizim! Është ekzekutim psikologjik, sepse zhduk një personalitet të veçantë, duke e shndërruar në njeri pa sedër, pa integritet dhe në kafshë të zbutur!  Despotët me këtë mburren, sepse shumojnë vetveten dhe pengojnë përparimin. Ata parapëlqejnë kopjet e veta! Pra, agresiviteti dhe sjelljet asociale mësohen aty ku nuk duhet, në shtëpi! Një studim tjetër në Kanda ka dëshmuar se keqtrajtimi ndikon në rënien e intelegjencës!

Libra nga Lis Bukuroca


Kuptimi i jetës  te amazon *, Kuptimi  jetës te lulu **, Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu, Letër burrave (II) te amazon, Letër burrave (II) te lulu

Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore, 

Shtatë parimet e dashurisëHijedritat e jetësDie Asylbewerber, komedi gjermanisht


Keine Kommentare: