03.07.2019

Efekti i spektatorit (Psikologji 3)



Në vitin 1964 në Kew Gardens, Nju Jork, u ther me thikë menaxherja e barit Kitty Genovese (Kiti Xhenoveze). Nga raportimet u mësua se 38 veta kishin parë ngjarjen, por asnjëri prej tyre nuk kishte nxituar ta ndihmojë. Tragjedia kishte shkaktuar një bujë morale në shtypin lokal dhe kishte nxitur John Darley, psikolog nga Universiteti i Nju Jorkut dhe Bibb Latane (psikolog nga Universiteti i Kolumbias), për të hulumtuar atë fenomen, i cili sot njihet si Efekt i spektatorit (i vështruesit, shikuesit).

Ata me një truk bënë që pjesëtarët në këtë studim të besonin, se një njeri, herë pas here përjetonte sulme epileptike. Ky publikim revolucionar u bë në vitin 1968. Rezultati kryesor dëshmoi se kur ishte një njeri pranë viktimës, mundësia se do të nxitonte për ndihmë, ishte shumë herë më e madhe, se sa kur ishin tre ose katër pranë tij në sallën, në të cilën i nevojitej ndihma. Ky fenomen dëshmoi se në praninë e njerëzve të tjerë, përgjegjësinë e marrin në masë të zvogëluar.

Mos shkoni tutje. Besimi se dikush tjetër mund të reagojë, mund të shpijë në një tragjedi!  Aq sa më shumë njerëz që ndodhen pranë një ngjarjeje, aq më e vogël është mundësia se do të nxitojë dikush për ndihmë.

Kur historiani Joseph de May analizoi protokollet gjyqësore kundër Winston Moseley, erdhi në përfundim se raportimi për ngjarjen tragjike, se e paskan përcjellë 38 veta dhe nuk paskan reaguar, ishte një mit dhe njoftim i pasaktë i shtypit lokal. 

Faktikisht sulmi i dytë dhe fatal kundër Genoveses ishte kryer brenda korridorit, pranë shkallëve të një rrokaqielli dhe vetëm me një përjashtim, askush tjetër nga 38 dëshmitarët, nuk do të kishte mundur ta shohë. Megjithatë, edhe shumë studime tjera kanë ardhur në përfundim, se Efekti i spektatorit, ekziston.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

Libra nga Lis Bukuroca:
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de  ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.  

Kuptimi i jetës  te amazon *

Kuptimi  jetës te lulu **


Letër burrave (I )te amazon

Letër burrave (I) te lulu


Letër burrave (II) te amazon

Letër burrave (II) te lulu


Ngjyrat e dashurisë te amazon, roman vetëm për lexues të moshës madhore

Ngjyrat e dashurisë te lulu, roman vetëm për lexues të moshës madhore


Shtatë parimet e dashurisë

Hijedritat e jetës

Die Asylbewerber, komedi gjermanisht


* Te amazon tash e tutje mund të porositen edhe nga Australia.

** Te lulu mund të porositen nga 150 vende të botës. Shikoni çmimin se ku ju konvenon më shumë.


Keine Kommentare: