
1.
Në kohën e luftërave civile në Kore, njihej një gjeneral i tmerrshëm dhe shumë
mizor. Ai masakronte njerëzit pa dallim dhe prej trupave të tij, arratiseshin
të gjithë. Vetëm një mësues i zen-budizmit, nuk bëri asnjë përpjekje për të
ikur kur gjenerali dhe njerëzit e tij morën fshatin. Gjenerali u fut në
manastir dhe nxori shpatën me rrëmbim përpara mësuesit duke bërtitur: "A
nuk di ti se kush jam unë? Unë mund të të vras pa m‘u dridhur qerpikët!"
Mësuesi
i zen-budizmit u përgjigj me butësi pa ngritur zërin: “ E ti, a di ti se kush
jam unë? Unë jam ai njeri, që është i gatshëm të vdesë pa iu dridhur qerpikët!"
Gjenerali
e vështroi i habitur, u përul para tij dhe u ndaloi njerëzve të vet plaçkitjen e
fshatit.
2. Një murg i moshuar erdhi tek një mësues i zen-budizmit dhe tha: "Mësues, në jetën time kam vizituar shumë mësues, që merren me edukimin e shpirtit dhe gradualisht kam hequr dorë nga shumë kënaqësi për të luftuar dëshirimet dhe lakmitë. Unë kam agjëruar për një kohë të gjatë, kam hequr dorë nga seksi me vite të tëra dhe jam përmbajtur në tërësi nga argëtimet. Unë kam bërë gjithçka që kërkohej prej meje dhe vërtet kam vuajtur, por ende nuk kam arritur ndriçimin. Pra, edhe pse unë hoqa dorë nga gjithçka, nga çdo lakmi, nga çdo kënaqësi, nga çdo aspiratë! Mësues, çfarë duhet të bëj më shumë? Të lutem, më ndihmo!"
„Hiq
dorë nga vuajtja!", u përgjigj mësuesi qetë-qetë.
3.
Na ishte një herë një plak i urtë që po qëndronte në hijen e një peme dhe aty
pa Vdekjen në ardhje e sipër. I urti e pyeti:
"Ku
po shkon?"
"Po
shkoj në qytet për t’i vrarë njëqind veta.“, u përgjigj Vdekja.
Disa
orë më vonë, Vdekja po kthehej dhe kaloi përsëri pranë të urtit.
"Ti
më the se dëshiroje të vrasësh njëqind veta. Udhëtarët që kaluan këndej pari më
thanë se kanë vdekur dhjetë mijë veta!“, tha plaku.
„Unë
vrava vetëm njëqind. Pjesën tjetër i ka vrarë frika vetjake, jo unë!“, u
përgjigj vdekja.
4.
Njoku vjen te mësuesi i zen-budizmit dhe i kërkon atij një këshillë. Ai rrëfen
këtë: “Sa herë shkoj në tempull në mbrëmje për të bërë devocionet e mia, shoh para
meje hijen time shumë të gjatë dhe të zezë. Aty më shkon mendja se zemra ime është
e zezë dhe e zymtë. Kjo është arsyeja pse ndjehem i mbuluar me mëkate. Çfarë
duhet të bëj, mësues i nderuar?" pyet Njoku.
"Nuk
ke gjetur akoma zgjidhjen?
“Jo,
prandaj erdha!”
“Mjafton
të kthehesh dhe hije nuk do të ketë më!”, tha mësuesi.
5. Hyakujo, mësuesi kinez i zen-budizmit, e kishte zakon të punojë me nxënësit e tij edhe pse ishte në moshën tetëdhjetëvjeçare. Ai punonte në kopsht, pastronte dyshemenë dhe krasiste pemët. Nxënësve u vinte keq kur shihnin atë duke bërë punë të rënda, por ata e dinin se ai nuk do t'i kushtonte vëmendje këshillës së tyre, prandaj vendosën të fshehin veglat e punës.
Atë
ditë mësuesi nuk hëngri asgjë. Ditën e dytë përsëri nuk preku ushqim me dorë.
"Ndoshta
mësuesi është zemëruar, pse kemi fshehur veglat e punës", tha një nxënës.
"Më
mirë t’i kthejmë në vendin e vet.", tha një tjetër.
Ditën
kur i kthyen, mësuesi nisi punën dhe hëngri si edhe ditëve tjera.
“Mësues, pse nuk hëngre dy ditë?“, pyeti një nxënës gjersa po hanin darkë së bashku.
"Një
ditë pa punë, është një ditë pa ushqim.", u tha mësuesi nxënësve të vet.
Nga
gjermanishtja Lis Bukuroca
Po morali nga këtë rrëfenja?
1.
Frika është një emocion i shëndoshë, që kanë fituar gjallesat gjatë
evolucionit. Ajo shpesh siguron mbijetesën. Nuk është turp të ketë njeriu
frikë, por është marrëzi të mos ndjehet ajo. Megjithatë, siç vërehet edhe nga
kjo urtësi e zenit, ka raste kur guximi siguron mbijetesën.
2.
Përjetimi i vuajtjes për një kohët të gjatë, krijon shprehi për ta kultivuar
vuajtjen. Këtë i bën të qartë mësuesi. Mos vuaj, jeto! Ne duhet të vendosim a
të vuajmë apo atë ndjehemi të lumtur! Këtë mundësi e kemi, edhe pse nuk është
gjithmonë e lehtë! Leximi, dalja në natyrë, ndryshime i shprehive, takimi me njerëz,
ndonjë hobi, ndryshojnë gjendjen tonë!
3. Jeto me guxim! Vdekja nuk mund
të mënjanohet. Frika nga vdekja errëson dhe zhduk guximin për të jetuar dhe për
të qenë vetja. Ajo që nuk mund të zhduket, nuk mund të ruhet! Vdekja është
pjesë e jetës. Është bashkudhëtari jonë. Ashtu si pranohet jeta, duhet pranuar
edhe vdekja. Frika e madhe nga ajo mund të shpejtojë atë, por jo ta zhbëjë! Çdo
gjallesë që ka pasur një lindje, ka dhe një vdekje vetjake!
4.
Ritualet që i besojmë si të mira, por që psikikisht na bëjnë keq, mund të na
dëmtojnë seriozisht. Me ndryshimin e të vepruarit dhe të menduari zgjidhen
shumë telashe. Këtë mundësi ka njeriu. Njoku duke ecur në drejtimin e diellit,
hija nuk do t’i shfaqej para, por prapa! Mosshkuarja në tempull ishte shërimi
nga mëkatet!
5.
Të jetuarit nga djersa e huaj mund të ofrojë një jetë të rehatshme, por herë do
kurdo mund të bëhet shkaku i shumë kokëçarjeve dhe të rrënojë raportet në mes njerëzve.
Libra nga Lis Bukuroca:
Libra nga Lis Bukuroca:
Ngjyrat e dashurisë, roman erotik vetëm për lexues të moshës madhore
Hijedritat e jetës, poezi, 2010-2017
Letër burrave (1) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
Letër burrave (2) mbi diskriminimin gjinor dhe pasojat për shoqërinë
Die Asylbewerber, (Refugjatët), komedi, gjermanisht
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen