Një nga kriminelët më të mëdhenj
të historisë, Adolf Hitler, u zgjodh. Por si? Një teori kyçe bazohet në
përvojat e psikologut social Heinricht Tajfel, që ishte i burgosur në Luftën e Dytë Botërore. Si hebre
Tajfel kërkonte një shpjegim, se si diçka e shëmtuar si Holokausti, mundi të
ndodhte.
Shumica e miqve të tij polakë dhe
të afërmit ishin vrarë dhe ai shpëtoi vetëm duke fshehur identitetin. Në vitet
70 të shekullit të kaluar, në një seri eksperimentesh, ai gjeti se njerëzit
thjesht për shkak të ngjyrës së flokëve, vendit të lindjes, ose kategorizimit
arbitrar të vetvetes në një grup, zhvillojnë një besnikëri, luajalitet mahnitës
në mes vete. Kjo është teoria e identitetit social.
Por grupet kanë nevojë edhe për
liderë dhe Michael Hogg, gjeti në vitet e 90 të shekullit të kaluar, se anëtarët
e një grupi, nuk zgjedhin më të mirin dhe më të zgjuarin, por më mesatarin,
sepse me të mund të identifikohen shumica e tyre.
Kjo mund të jetë arsyeja pse
parullat nacionaliste dhe madje racizmi i kulluar, shpesh janë politika më efektive.
Duke përkufizuara ata grupin e tyre si ekskluziv, liderët mund të forcojnë
identitetin e tyre social dhe të ndërtojnë pushtetin e vet. Nëse shfaqet dhe
vishet si ndjekësit e tij, mund të ndihmojë në rritjen e simpatisë, sepse
krijon besim se është si ata, madje edhe të krijojë më shumë simpati dhe të bindë më
shumë, sa të tjerët të besojnë se është njëri prej tyre.
Liderët janë të guximshëm dhe
karizmatikë?
Nuk është e vërtetë! Teoria e
identitetit social thotë se njerëzit priren të ndjekin anëtarin tipik të grupit
të tyre. Çfarë i shtynë njerëzit të identifikojnë veten me një grup dhe jo me
një tjetër? Ju po e lexoni këtë libër, a ju bën kjo në një ithtar të një grupi
të lexueseve gjermanishtfolës apo të një fansi të psikologjisë?
Zgjedhjet në grup janë një enigmë
për të cilën akoma përsiasin psikologët social. Teoria e identitetit social
thotë se ju mund të identifikoheni me çdonjërën nga grupet, që përmendën më
lartë dhe se zgjedhja juaj varet nga faktorë të shumtë si vetë-respektimi, vetëvlerësimi,
zvogëlimi i pasigurisë, ose thjesht sepse këto grupe u propozuan këtu.
Nga gjermanishtja Lis Bukuroca
---------------------------
Libra nga Lis Bukuroca:
Ata që jetojnë në Gjermani mund t'i porosisin disa libra edhe te thalia.de ose në 340 libraritë e saj në Gjermani, Austri dhe Zvicër.